GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rikandidon për kreun e SPAK, Dumani tregon pse po garon sërish

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Rikandidon për kreun e SPAK, Dumani tregon pse po garon sërish
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurori Altin Dumani ka shpjeguar arsyen pse po kandidon për herë të dytë për kreun e SPAK. Ai deklaroi se nuk është demotivuar për asnjë moment për punën e tij, por përkundrazi ka qenë akoma më i gatshëm për të punuar akoma më mirë në tre vitet e shkuara.

Dumani tha se gëzon respektin dhe konsideratën maksimale nga kolegët me të cilët punon dhe për këtë arsye është votuar me shumicë votash për postin e zëvendësit në drejtimin e SPAK.

Dumani u ndal te puna e SPAK në tre vitet e para të ngritjes së saj duke theksuar se janë vënë para ligjit zyrtarë të lartë, gjyqtarë apo segmente të krimit të organizuar që as që mendohej që mund të kishte një ndjekje penale ndaj tyre.

Pjesë nga deklarata e Dumanit: 

Vlerësim maskimal për prokurorët e SPAK. Janë kolegë të nderuar, të motivuar nga pikëpamja profesionale, shumë të mirë. Kemi më shumë mundësi tani se atëherë s ai takon mjeteve teknike të hetimit dhe metodave të hetimit.

Nëse krimet e rënda kishin vetëm krimet e rënda, ne kemi edhe korrupsionin. Krimi kryhet nga persona që kanë njohuri në ligjin dhe përpiqen të mos lënë gjurmë. Të arrish një përfundim për një institucion për tre vjet punë është pak e vështirë. Duke marrë në konsideratë kushtet dhe rrethanat që e kanë shoqëruar këtë 3-vjeçar të prokurorisë së posaçme. Një vit kemi punuar pa zyra, pa BKH. I kemi bërë pothuajse hetimet vetë. Të marrin në konsideratë këtu edhe faktin që kishim edhe periudhën e COVID nëpër këmbë edhe pse puna nuk ka ndaluar asnjë ditë. Ajo që them unë është, tre vitet e punës në SPAK kanë krijuar një bazë të mirë për të ndërtuar një luftë të mirë, më agresive.

E them këtë me fakte. Kjo penalizuar zyrtarë të nivelit të lartë, apo gjyqtarë apo prokurorë si dhe grupe të krimit të organizuar që para tre viteve as që mendohej se mund të kishte ndjekje penale ndaj tyre. Kjo prokurori ka dhënë prova të qarta se është e aftë të përballet me krimin e organizuar dhe korrupsionit pavarësisht nivelit që ka përballë. Është në gjendje të bëjë ndryshimin. Pritshmëria është shumë e madhe. Nëse ka njeri më të pakënaqur nga puna ime, jam unë. Sepse dua të arrij lart dhe sa më lart. Por në këto tre vite kemi dhënë prova se mund të bëjmë ndryshimin. Sot kemi edhe eksperiencë, dhe të gjitha këto krijojnë një bazë të mirë për atë që thashë. Hera e dytë që unë konkurroj. Është hera e dytë që konkurroj.

Edhe për mua nuk ishte vendim i lehtë për t’u future në garë. Pavarësisht rezultatit që pata tre vite më parë, shifrat që unë përmenda, dhe të dhënat e tjera flasin qartë që nuk u dekurajova asnjë ditë. Kam punuar edhe më shumë i motivuar. Dua të sjell një vëmendje një gjë tjetër. Para tre vitesh të tre kandidatët, vinim nga institucione të ndryshme. Tetë vite kisha qenë në Apel. Në përpjekjet tona për të paraqitur para këshillit prova nëse i plotësonim ato kritere, kishim pak vështirësi për të gjetur çështje në punën tonë. Unë sot vij me një bilanc para këshillit. Është një bilanc i mirë që krijon premisa që edhe në cilësinë e drejtuesit mund të kemi rezultate të mira.

Tjetra është që më kanë nxitur prokurorët dhe hetuesit me të cilët punoj. Shoh tek ata një vlerësim për punën time. Mjafton të përmend që vetëm në qershor të vitit 2020 u bë zgjedhja e drejtuesit, dhe prokurorët vendosën që unë të isha zv drejtuesi i SPAK. Kjo është provë që gëzoj respektin e kolektivit me të cilët punoj. Unë përdor një shprehje. Drejtuesi është pasqyra ku shihet vartësi. Dhe nëse një vartës apo koleg më mirë, shikojnë që kanë një drejtues të angazhuar që ka në fokus vetëm pasjen e një hetimi të suksesshëm. Unë nuk jam që kujdesem vetëm për hetimin por edhe në pikëpamje njerëzore i trajtoj si miq por edhe duke i kërkuar llogari ku duhet llogari.

Etiketa: DumanigareSpak

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Aktualitet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
Para
Berisha plas “bombën”: Rama shkarkon kreun e SHISH, e quan spiun

Berisha plas “bombën”: Rama shkarkon kreun e SHISH, e quan spiun

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com