GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rikonstruksioni i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, Manastirliu: Investim strategjik për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikonstruksioni  i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, Manastirliu: Investim strategjik për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu inspektoi punimet për rikonstruksionin e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, një investim kyç për infrastrukturën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimin Shkencor.

Rikonstruksioni i dy godinave ekzistuese të Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave në Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT), njëra prej të cilave është monument kulture, si dhe ngritja e Muzeut të Gjeologjisë është pjesë e një investimi strategjik, synim i të cilit është ofrimi i kushteve më të mira për studentët, stafin akademik dhe përmirësimi i strukturës laboratorike.

“Universiteti Politeknik i Tiranës po përfiton mbështetje nga qeveria shqiptare përmes një serie investimesh që synojnë përmirësimin e infrastrukturës. Kjo përfshin jo vetëm hapësirat mësimore, por edhe laboratorët. Aktualisht, janë në zhvillim dy projekte të mëdha në bashkëpunim me Universitetin Politeknik. Këto përfshijnë rehabilitimin dhe rindërtimin e Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë, i cili do të përfitojë nga një ndërtesë krejtësisht e re dedikuar për nevojat e fakultetit. Po ashtu, po bëhet rindërtimi dhe rehabilitimi i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave. Një buxhet prej 600 milionë lekësh është alokuar për këto projekte madhore. Qëllimi është të përfundojmë këto projekte sa më shpejt të jetë e mundur, ndoshta edhe para afatit të parashikuar. Shpresojmë të ndërmarrim edhe më shumë projekte të rëndësishme së bashku, të cilat do të kontribuojnë në kërkimin shkencor dhe përdorimin e teknologjive të reja. Për më tepër, po punojmë për të themeluar një laborator të ri kërkimi shkencor me financimin e qeverisë shqiptare, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Po ashtu, jemi duke vlerësuar fazën e re të projekteve për vitet 2024-2025, të fokusuara në kërkimin shkencor”, tha Ministra e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Projekti parashikon jo vetëm rikonstruksionin dhe restaurimin e ndërtesave ekzistuese, të pajisura me laboratorë të avancuara, salla leksionesh dhe seminaresh, por edhe ndërtimin e një muzeu modern të Gjeologjisë. Kjo ndërtesë e re do të ofrojë hapësira muzeale, bibliotekë me ambientet e saj të studimit, auditore dhe ambiente teknike, duke kontribuar në nxitjen e studimit dhe kërkimit shkencor në fushën e gjeologjisë. Ky investim, që do t’i shërbejë 1850 studentëve dhe 109 pedagogëve dhe stafit administrativ, është vetëm një pjesë e një programi më të gjerë që synon përmirësimin e infrastrukturës mësimore dhe shkencore në arsimin e lartë në Shqipëri. Për këtë qëllim, me buxhetin e këtij viti, do të investohen 1.5 miliardë lekë në përmirësimin e infrastrukturës akademike, ndërkombëtarizimin dhe kërkimin shkenco.

Etiketa: Manastirliu

Lajme të lidhura

Protestat studentore/ EPP ‘shuplakë’ Ramës: Në demokraci nuk ka vend për dhunë
Aktualitet

Protestat studentore/ EPP ‘shuplakë’ Ramës: Në demokraci nuk ka vend për dhunë

17:52 - 22/10/26
‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP
Aktualitet

‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP

17:18 - 22/10/26
Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje
Aktualitet

Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje

16:59 - 22/10/26
Para
Juliana Nura, opinioniste në Big Brother VIP Kosova3 krah Luiz Ejllit?

Juliana Nura, opinioniste në Big Brother VIP Kosova3 krah Luiz Ejllit?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat studentore/ EPP ‘shuplakë’ Ramës: Në demokraci nuk ka vend për dhunë
Aktualitet

Protestat studentore/ EPP ‘shuplakë’ Ramës: Në demokraci nuk ka vend për dhunë

17:52 - 22/10/26

Partia Popullore Evropiane (EPP) ka reaguar lidhur me protestat studentore në Shqipëri dhe dhunën policore. EPP i ka dhënë një...

Lexo më shumë
‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP

‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP

17:18 - 22/10/26
Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje

Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje

16:59 - 22/10/26
Krahasimi i Ramës me protestat në Europë, Marjana Koçeku: Municion për militantët! Një qeveri demokratike i jep llogari rinisë, s’e mbulon dhunën me statistika

Krahasimi i Ramës me protestat në Europë, Marjana Koçeku: Municion për militantët! Një qeveri demokratike i jep llogari rinisë, s’e mbulon dhunën me statistika

16:33 - 22/10/26
Tensionet në seancë, PS kërkon përjashtim nga Kuvendi për 20 deputetë të PD

Tensionet në seancë, PS kërkon përjashtim nga Kuvendi për 20 deputetë të PD

16:19 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com