GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rikthehen ngricat në Juglindje, ARRSH i bën apel qytetarëve: Kujdes në këto akse rrugore

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthehen ngricat në Juglindje, ARRSH i bën apel qytetarëve: Kujdes në këto akse rrugore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas këto dy ditëve kur dukej se moti temperaturat do të zbuteshin, ARRSH njofton se  do të rikthehen reshjet e borës në të gjithë qarkun e juglindjes. Sipas të dhënave nga ARRSH, prej mbrëmjes se kaluar trashësia e dëborës ka arritur nga 10 deri në 35 cm. Pavarësisht kësaj të gjitha akset nacionale janë të kalueshme, burimet zyrtare bëjnë te ditur se akset nacionale Qafë-Thanë-Kapshticë, Korçë-Ersekë-Leskovik, Zëmblak-Gorricë dhe rruga e Voskopojës janë të kalueshme pa probleme. Përjashtim bën rruga e Dardhës, e cila pjesërisht është e kalueshme me zinxhirë. Më e vështirë situata paraqitet në fshatrat e njësive administrative Lekas e Vithkuq. Për të përballuar këtë situatë sipas drejtorit të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike Ilir Dinellari po punohet me 12 mjete borëpastruese dhe fadroma, 5 prej të cilave janë marrë në përdorim nga bashkia e Korçës.

Në qytetin e Korçës bora ka shkuar deri në 20 cm, por punonjësit e shërbimeve publike kanë punuar gjatë gjithë natës për të pastruar rrugët dhe trotuaret duke e bërë ato te kalueshme për mjetet dhe këmbësoret. Në Korçë po punohet për të hapur rrugët e fshatrave Vithkuq, Lubonjë, Shtyllë dhe Gjanc, ashtu siç po punohet për të mbajtur të hapur aksin Voskopojë-Lekas.

Në Maliq aksi nacional që të çon në Gramsh është i kalueshëm, ndërsa probleme paraqiten në rrugët e fshatrave të njësive administrative Gorë dhe Moglicë, për të cilat kryebashkiaku Gëzim Topçiu tha se po punohet për hapjen e rrugëve dhe kriposjen e tyre. Edhe në fshatrat e njësisë administrative Dardhas situata paraqitet e vështirë, pasi 7 fshatra kanë probleme në lëvizjen drejt qendrës së njësisë.

Nga ana tjetër në fshatrat e Trebinjës, Proptishtit e Velçanit edhe për shkak të trashësisë së pakët të borës, situata është nën kontroll. Pa probleme paraqiten edhe fshatrat e Devollit të Sipërm bën të ditur kryebashkiaku Eduard Duro, ndërkohë që nga bashkia e Kolonjës kryebashkiaku Erjon Isai thotë se po punohet për hapjen e rrugëve të disa fshatrave, kryesisht në njësinë Mollas. Zyrtarisht nga OSHEE lajmërohet se në të gjithe qarkun nuk ka probleme me energjinë elektrik

Etiketa: ARRSHborengircareshje

Lajme të lidhura

FOTO/ Humb i moshuari në Kamëz, thirrja e policisë
Aktualitet

Lëvizte “i qetë” me armë dhe drogë me vete, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

10:43 - 10/11/26
Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve
Aktualitet

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26
U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës
Aktualitet

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:16 - 10/11/26
Para
“The Guardian”, artikull për Shqipërinë: Përcjell një ndjesi ekzotike

“The Guardian”, artikull për Shqipërinë: Përcjell një ndjesi ekzotike

Discussion about this post

TË FUNDIT

FOTO/ Humb i moshuari në Kamëz, thirrja e policisë
Aktualitet

Lëvizte “i qetë” me armë dhe drogë me vete, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

10:43 - 10/11/26

Një person është arrestuar nga Policia në Kamëz, pasi dyshohet se lëvizte i armatosur. I arrestuari është identifikuar si shtetasi...

Lexo më shumë
Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26
U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:16 - 10/11/26
Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26
Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com