GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rikthehen oraret e zgjatura të punës për të gjithë sektorët pas pandemisë, ndër më të lartat në Europë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Rikthehen oraret e zgjatura të punës për të gjithë sektorët pas pandemisë, ndër më të lartat në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë vitit 2021, orët mesatare javore të punës për një person me pagë u rritën për të gjithë sektorët, me kthimin e ekonomisë në normalitet pas pandemisë Covid-19.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se, një i punësuar punoi 43.3 orë në një javë, nga 42.6 orë që kishte punuar në vitin 2020, kur vendi ishte nën masa kufizuese në lëvizje për gati tre muaj rresht.
Oraret më të gjata në punë janë në sektorin e prodhimit, ku punojnë 46.2 orë në javë ose 8.4% më shumë se mesatarja, ndërsa më pak orë në punë kalojnë punonjësit e administratës me 39.5 orë në javë ose 7.2% më pak se mesatarja. Orë të gjata në punë kalojnë punonjësit në industrinë fason, të cilët nga viti në vit po kalojnë më shumë orë në punë pasi sektori po përballet me mungesë të theksuar të punonjësve, teksa kërkesa për prodhim në Shqipëri ka pësuar rritje të fortë pas pandemisë.

Kohëzgjatja në punë u rrit më së shumti për punësuarit në bujqësi, të cilët shpenzuan 44.1 orë në punë gjatë javës ose 9.4% më shumë se vitin 2020. Ndërtimi i ishte sektori i dytë me zgjatjen më të madhe të orëve të punës me 45.3 orë në javë nga 43.2 orë vitin e kaluar. Zgjatja e orareve më pak se një orë në sektorët e tjerë të ekonomisë, si ato të shërbimeve, industrisë, tregtisë.
Por, nëse krahasohen të dhënat e Eurostat dhe INSTAT rezulton se shqiptarët janë ndër vendet që punojnë më gjatë në Europë, me rreth 43 orë në javë.
Në fakt i gjithë Ballkani punon më gjatë. Rekordin e mban Mali i Zi, me 44.4 orë në javë, Maqedonia (41.3), Serbia (42.3). Më shumë nga të gjithë punojnë turqit, me 46.4 orë.

Më pak në Europë punojnë holandezët, me 29.3 orë në vit.
Një sondazh i drejtpërdrejtë i Komisionit Europian vitin e kaluar referoi se, shqiptarët punonin 48 orë në javë, niveli më i lartë në Europë në një kohë që mesatarja e BE rezulton 40 orë në javë.
Pas nesh, kohë më të gjatë pune raportojnë serbët dhe turqit me 47 orë në vit.
Punonjësit që raportojnë se punojnë më pak orë janë holandezët, me vetëm 35 orë në javë, të ndjekur nga britanikët, me 37 orë, gjermanët me 38 orë, irlandezët 39 orë. Nga shtetet e Bashkimit Europian, më punëtorët janë portugezët dhe grekët, me 47 orë.
Sa më i moshuar të jesh aq më gjatë punon në Shqipëri. Orët më të gjatë të punës i raporton grupmosha 50-64 vjeç, me 50 orë, më pas vjen ajo 35-49 vjeç dhe 18-24 vjeç, me 48 orë secila. Grupmosha 25-34 vjeç është më “dembele”, deklaron se punon 45 orë.

Ata që kanë më shumë të ardhura punojnë më pak. Grupet me të ardhura më të larta punojnë 46 orë në javë dhe ata që fitojnë më pak punojnë 50 orë në javë (raporti i ndan personat sipas të ardhurave në katër grupe, nga më i ulëti tek më i larti).
72% e të anketuarve shqiptarë pohojnë se të paktën disa herë në muaj shkojnë në shtëpi tepër të lodhur për t’u marrë me punë shtëpie. Më të lodhurit janë serbët, me 83%.

56% e shqiptarëve deklarojnë se të paktën disa herë në muaj e kanë pasur të vështirë të përmbushin përgjegjësitë familjare, për shkak të kohës së kaluar në punë, më e lartë sesa mesatarja e BE-së, por më e ulëta në rajon. Përqindjen më të lartë në Europë e raportojnë kroatët, me 69%.
Shqiptarët dhe turqit shpenzojnë kohën më të gjatë për t’u kujdesur për familjarët dhe të afërmit me probleme shëndetësore që janë mbi moshën 75 vjeç, me përkatësisht 17 dhe 21 orë.
Shumë shtete dhe biznese janë angazhuar për shkurtimin e orareve të punës pasi mendojnë se zvogëlimi i punës do të sillte përfitime për planetin, do të përmirësonte produktivitetin dhe do të ndihmonte shëndetin mendor – krahas përmirësimit të dukshëm të mundshëm të bilancit të punës dhe jetës./Monitor

Etiketa: ekonomipune

Lajme të lidhura

Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Emigrimi, plagë që nuk mbyllet! Gati 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për t’u larguar nga vendi

07:51 - 23/11/26
Securimeter 2026/ Një shpenzim i papritur prej 1,000 eurosh vë në vështirësi gjysmën e familjeve shqiptare
Breaking Views

Securimeter 2026/ Një shpenzim i papritur prej 1,000 eurosh vë në vështirësi gjysmën e familjeve shqiptare

19:30 - 22/11/26
Propozimi i deputetëve: 6% TVSH për produktet e higjienës për gratë dhe fëmijët, në listë edhe uji
Breaking Views

Propozimi i deputetëve: 6% TVSH për produktet e higjienës për gratë dhe fëmijët, në listë edhe uji

22:03 - 20/11/26
Para
Nëse hani këto ushqime për mëngjes, do të humbni peshë

Nëse hani këto ushqime për mëngjes, do të humbni peshë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutohet me armë zjarri ‘Sel Çami’ në Fier, në vitin 2003 kishte vrarë nipin e “Ben Qimes”
Aktualitet

Ekzekutohet me armë zjarri ‘Sel Çami’ në Fier, në vitin 2003 kishte vrarë nipin e “Ben Qimes”

10:01 - 23/11/26

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Fierit, ku është vrarë me armë zjarri Selami...

Lexo më shumë
Vazhdon situata e ngrirë/ Rama dhe Kurti shmangin njëri-tjetrin edhe në Manastir për Ditën e Alfabetit

Vazhdon situata e ngrirë/ Rama dhe Kurti shmangin njëri-tjetrin edhe në Manastir për Ditën e Alfabetit

09:54 - 23/11/26
Sëmundja e rëndë i merr jetën ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Alush Dragoshi

Sëmundja e rëndë i merr jetën ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Alush Dragoshi

09:42 - 23/11/26
‘Benz-i’ përplaset me kamionin në Korçë-Pogradec, 2 të plagosur

Plagosje me thikë në Pogradec, 39-vjeçari përfundon në spital me plagë në qafë dhe dorë

09:31 - 23/11/26
Alarm për bombë te Ministria e Jashtme, çanta e dyshimtë vë në lëvizje policinë

Sulmi ndaj anijes luftarake ruse ka pasur origjinë nga territori shqiptar? MEPJ: Pretendime të pavërteta!

09:27 - 23/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com