GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rikthehen për gjykim kërkesat për azil të mijëra shqiptarëve, flet avokatja britanike

16:49 - 06/07/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthehen për gjykim kërkesat për azil të mijëra shqiptarëve, flet avokatja britanike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Media britanike raporton se janë me mijëra raste kërkesash për azil, që ish-Kryeministri Rishi Sunak pretendonte se ishin shqyrtuar dhe mbyllur si çështje, të cilat do rikthehen për shqyrtim në Home Office. Kjo për shkak të shtimit të rasteve të apelimeve, për të cilat fajësohet ngutja në procesin e vendimmarrjeve.

Sipas The Guardian të Londrës, sfidat ligjore kundër më shume se 29 mijë vendimeve të marra në periudhën 2022-2023, ç’ka është katër herë më shumë se një vit më parë, ka çuar në mbingarkesë të gjykatave speciale, që shqyrtojnë këto raste apelimi.

Zyrtarë të Home Office citohen të kenë thënë se punonjësit e shërbimit civil do duhet të të rishqyrtojnë nga e para raste që janë refuzuar apo tërhequr gjatë nxitimit për të përmbushur premtimin e ish-kryeministri Sunak, për pakësimin e stivës së dosjeve të pashqyrtuara të azilit me 90 mijë syresh, deri në fund të 2023.

Mes këtyre rasteve të mbyllura ka edhe shumë kërkesa për azil, të bëra nga shqiptarë. Sipas Esme Madill, avokate që punon në një projekt të specializuar vetëm për mbrojtjen e azilantëve të rinj shqiptarë, dhe e sapo zgjidhur si avokatja me e mirë e vitit në Britani, thotë për Top-Channel se po shohim shumë vendime të jashtëligjshme nga azilkërkues shqiptarë dhe po i sfidojmë ato nëpër tribunale e apelit.

“Ka pasur një rritje dramatike në refuzimin e kërkesave për azil nga shqiptarët dhe ne po sfidojmë me sukses këto refuzime përmes rishikimeve juridike dhe ka një fakt që flet shumë se rastet e apelimeve të suksesshme janë mbi 50 përqind të rasteve të apeluara në gjykata, edhe pse ka pasur një rritje dramatike të rasteve të refuzuara nga Home Office. Kjo tregon se shumë nga këto vendime janë të jashtëligjshme”, tha Esme Madill, avokate emigracioni në Londër.

Mbetet të shihet se cila do jetë qasja e qeverisë së re britanike të kryeministrit laburist Sir Keir Starmer, ndaj çështjes së azilit dhe emigracionit, dhe a do të ketë sukses apo do dështojë edhe kjo qeveri, si paraardhësit e saj.

Etiketa: AzilBritania e MadheKryesore1

Lajme të lidhura

Sulmohet policia e Kosovës në Veri
Kosovë & Rajon

Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër

09:03 - 16/03/26
Shifrat/ Rriten ndjeshëm shpenzimet e familjeve në Shqipëri
Aktualitet

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

08:27 - 16/03/26
Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26
Para
Formacionet zyrtare të Angli-Zvicër, “Tre Luanët” kundër Xhakës me shokë

Formacionet zyrtare të Angli-Zvicër, “Tre Luanët” kundër Xhakës me shokë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulmohet policia e Kosovës në Veri
Kosovë & Rajon

Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër

09:03 - 16/03/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë Dy persona të moshës madhore janë...

Lexo më shumë
Shifrat/ Rriten ndjeshëm shpenzimet e familjeve në Shqipëri

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

08:27 - 16/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:22 - 16/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026

07:45 - 16/03/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

07:35 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com