GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rikthehen telashet e vjetra për klubin e njohur shqiptar

20:30 - 15/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthehen telashet e vjetra për klubin e njohur shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë fundjavës së kaluar drejtuesit e një klubi të njohur të Kategorisë Superiore, u përpoqën të sqaronin situatën që po kalon klubi në një takim që kishin me tifozët, të organizuar në stadiumin e qytetit.

Mirëpo, pasi kanë kaluar disa ditë nga ajo mbledhje, kur merrte pjesë edhe vetë kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana, e ardhmja e Erzeni është ende e turbullt.

Shoqata KF Erzeni, që ka nën administrim klubi dhe që ka disa anëtari bordi, nuk ka bërë ende një hap konkret se si do të vijojë financimi i ekipit.

Aktualisht mësohet se nuk ka garanci për vazhdimësinë, pasi edhe sponsorët që duan të mbështesin klubin, janë të paqartë sa i përket formës juridike të KF Erzenit.

Bashkia Shijak është përpjekur të bëjë ditët e fundit rolin e negociatorit me aksionerët dhe sponsorët e sezonit të kaluar, për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë.

Madje së fundmi është lakuar edhe kërkesa e një biznesmeni shqiptar që jeton në Australi për të blerë aksione në klub.

Mirëpo, fakt është që tek Erzeni janë kthyer makthet e verës së kaluar, ku ekipi shijakas ishte i fundit që nisi organizmin dhe përgatitjet për Superioren.

Nuk dihet tashmë se kush do të jenë ata që do të financojnë skuadrën, stafi i ri teknik dhe sigurisht përbërja e ekipit, paçka se një pjesë e futbollistëve kanë kontratë edhe për sezonin e kaluar.

Problemi më i madh janë financat, por në Shijak duhet zgjidhur fillimisht se kush do të administrojë klubin. Pritet të ketë sërish një mbledhje të iniciuar nga kryebashkiaku Arbana./PanoramaSport

Etiketa: ErzeniSuperliga

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Ndalohen pesë të dyshuar për kontrabandim të mallrave dhe “artikujve të dëmshëm ushqimorë”

Policia bastis diskotekën, sensacionale ajo që gjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com