Izraeli ka rikthyer baraspeshën në “Air Albania”, duke ndëshkuar kuqezinjtë me një kundërsulm të shpejtë në minutën e 56, me anë të sulmuesit Solomon.
Kujtojmë se Shqipëria zhbllokoi rezultatin duke kaluar në avantazh në minutën e 45 me anë të një penalltie të fituar nga Balliu.
Penalltia është ekzekutuar nga Armando Broja, ku ka kaluar në avantazh kuqezinjtë.
Skuadrat janë në kuotën e 1 pike pas një ndeshje të luajtur dhe kush merr pikët e plota, kapërcen Islandën e cila ka regjistruar deri tani dy barazime.
Discussion about this post