Pasi i shpëtoi në mënyrë të pakuptueshme kallëzimit të KLSH-së për falsifikim faturash, biznesmeni Grigor Joti është rikthyer të aferat e tenderëve. Madje në momentin e parë që nuk ka marrë dot atë që kërkon, Joti është hedhur në aksion duke bërë denoncime. Joti është kthyer kështu në denoncues të aferave që bëjnë biznesmenët me zyrtarët e tenderëve. Më datë 6 shkurt 2023, Joti ka denoncuar pranë Komisionit të Prokurimeve në Bashkinë e Vorës. Bëhet fjalë për një tender me vlerë 33 milionë lekë me objekt “Blerje Kancelarie për bashkinë”.
Në ankesën e tij, Grigor Joti pretendon se Blerim Shera si kryebashkiak ka hartuar tenderin me kritere diskriminuese dhe burokratike.
Së pari, sipas ankimuesit vendosja e afatit 10 ditë për furnizimin e mallit është afat i pamjaftueshëm, pasi bëhet fjalë për 74 artikuj në sasi të mëdha. Joti merr si shembull faktin që duhen 100 tonera. Sipas ankesës, kaq tonera nuk mund të sigurohen në 10 ditë, pasi konkretisht kjo pajisje nuk është shumë e përhapur dhe kërkesa për këtë toner është shumë e rrallë. Kështu, asnjë firmë nuk mund ta plotësojë këtë kriter. Vetëm ndonjëra që i ka stok në magazinë prej kohësh mund ta arrijë këtë kriter, prandaj është e qartë se Shera e ka paracaktuar firmën fituese.
Duke qenë se, sipas ankimuesit Bashkia nuk ka arritur të argumentojë përse është i nevojshëm vendosja e këtij afati kaq të ngushtë. Në ankesë kërkohet që afati për furnizimin të zgjatet deri në 30 ditë. Ndërkohë, ankesa thekson se në procedurat e mëparshme të ngjashme bashkia ka pas vepruar me afat 30 ditë për lëvrimin e mallit që nga dita e firmosjes së kontratës.
Këtu lindin disa dyshime: Së pari, Blerim Shera mund ta ketë paracaktuar fituesin për këtë tender, veprim të cilin e ka bërë shpesh. Së dyti, Joti e ka fituar gjithmonë këtë tender nga bashkitë, por me sa duket këtë herë nuk është i përgatitur. KPP duhet të vendosë sa më shpejt, pasi nga të dyja krahët e këtij tenderi kemi plot raste ku kanë abuzuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Lojërat e Grigor Jotit
Sikur thamë më lartë nuk përjashtojmë faktin që këtë rrëmujë Joti po e bënë për t’u rikthyer në skenë dhe për të bërë presion që ta fitojë sërish prokurime. Në vitin që lamë pas, ai sikur u tërhoq pak nga garat, pas kallëzimit që i bëri KLSH. Në vitin 2022, KLSH ka bërë një kallëzim që mbeti në duart e Gjykatës së Lartë, ku thuhej se Grigor Joti ka përvetësuar 4.5 milionë Euro, me lëshim faturash tatimore false për TVSH e shitjes së cigareve. Këto fatura, janë lëshuar nga dy bizneset fantazma “Inter Distribution Services” dhe “INTER TRADE& DISTRIBUTION ” të Grigor Jotit, kapur dhe kallëzuar penalisht nga KLSH.
Për çokollatat dhe akulloret e importit me etiketa false, të skaduara e me substanca kimike.
Për 4.5 milionë Euro që dy firmat e Grigor Jotit të “InfoSoft” i kanë vjedhur shtetit me mashtrim tatimor, prokuroria e Tiranës ka konstatuar se faturat hartoheshin nga vëllai i tij Roland Joti, nga familjarja e tyre Ana Zervoi administratore dhe dy punonjës të firmave përkatëse. Faturat janë lëshuar në emër të një subjekti privat me emrin “Lindita Spaho” e Nipt: L322170441I;, e cila sipas regjistrit të tatimeve, rezulton e vetëpunësuar shitëse në treg, jashtë detyrimit të taksimit me sistemin e TVSH.
Ndërkohë, Joti vazhdon abuzimet me tenderët me firmën Infosoft, por edhe nga kjo e fundit në vitin e shkuar ai ia ka kaluar aksionet Frederik Prodanit dhe Gëzim Dobit. Kjo lëvizje bëhet për të fshehur gjurmët. Gjithsesi në dokumentet e QKB-së, ai vazhdon të jetë anëtar bordi në këtë firmë. Kjo do të thotë se Hoti është drejtuesi dhe mbikëqyrësi kryesor i këtyre operacioneve financiare.
E pra, tani Joti kërkon drejtësi për tenderin e Vorës! Një kryebashkiak i paska hyrë në sferën e vet të tregut duke favorizuar një kompani tjetër. Të shohim se si do të sillet Komisioni i Prokurimeve para oligarkut Joti dhe zyrtarit që abuzon me tenderët, Shera!
Lexo edhe: KESH dhe DPSHTRR i falin 78 mln lekë tenderë pa garë Grigor Jotit, oligarkut që helmoi shqiptarët
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post