GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rikthehet pas 10 vitesh në Superiore, Elbasani kërkon fitoren e parë…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthehet pas 10 vitesh në Superiore, Elbasani kërkon fitoren e parë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas barazimit të koleksionuar në start kundër Skënderbeut në transfertë, Elbasani kërkon edhe fitoren e parë në elitë.

Një trepikësh kundër Teutës do të futej në analet e historisë, sepse do të ishte i pari për këtë klub të ri, ndaj sfida me durrsakët cilësohet si tepër e rëndësishme për të besuarit e Roberto Bordin. Nga ana tjetër, fitorja do t’u jepte edhe më shumë moral dhe mbi të gjitha do ta fuste plotësisht në “shinat” e Superiores një skuadër të sapongjitur dhe që synon trofe që në vitin e saj të parë. Optimizmi në kampin verdheblu është i madh, prandaj të hënën në orën 20:00 të gjithë presin ta kthejnë një ditë feste.

STADIUMI “ALEAT” Me emocionet e debutimit që janë lënë pas në 90-të minutat në Korçë, tani Elbasani kërkon të ndërrojë “marsh” dhe të tregojë që në fillim se këtë sezon e ka marrë seriozisht. Për këtë gjë, i duhen pikët dhe fitoret në ndeshjet e para dhe për t’ia arritur duket se ka aleat edhe… stadiumin. Thuhet kështu, pasi tri sfidat e radhës verdheblutë do t’i luajnë në “Elbasan Arena”, aty ku normalisht e ndiejnë veten më të fortë, për shkak të mbështetjes që kanë nga tifozëria.

Fillimisht do të presin të hënën Teutën dhe më pas janë mysafirë në shtëpinë e tyre përballë Dinamos. Siç dihet, blutë e kryeqytetit kanë zgjedhur stadiumin e Elbasanit për t’i luajtur ndeshjet si pritës, edhe pse mbetet për t’u parë nëse ndaj verdhebluve do të ndërrojnë stadium apo do të qëndrojnë aty. Diçka që mbetet për t’u parë javën e ardhshme, edhe pse gjasat janë që të luhet në këtë impiant. Për të vijuar më tej me përballjen kundër Laçit që elbasanasit e luajnë sërish në shtëpi, duke kompletuar kështu tri ndeshje radhazi brenda, ku sigurisht ata do të përpiqen që ta shfrytëzojnë në maksimum dhe të marrin pikët e plota.

BILETAT Për ndeshjen me Teutën, klubi ka nxjerrë në shitje biletat disa ditë më përpara, duke publikuar edhe çmimet sipas tribunave përkatëse. Duket se edhe këtë sezon do të vijojë tradita e çmimeve të lira, ku me vetëm 200 lekë të reja mund të ndjekësh nga afër verdheblutë. Më pas çmimet variojnë nga 300 dhe deri në 2 mijë lekë të reja në tribunën VIP. Pritshmëritë e klubit janë që të ketë rreth 7 mijë të pranishëm t’i ndjekin nga afër, duke qenë se bëhet fjalë për një rikthim në Superiore në shtëpi pas 10 vitesh dhe në këtë qytet duan ta kthejnë në festë.

Etiketa: ElbasaniFitore

Lajme të lidhura

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!
Sport

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

11:09 - 21/08/26
Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin
Sport

Europa League/ Egnatia barazon pa gola ndaj Lillestrom, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin

21:05 - 20/08/26
Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali
Sport

Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali

19:24 - 20/08/26
Para
Sherri për gërvishtjen e makinës në Tiranë, në kërkim edhe futbollisti i Laçit

Sherri për gërvishtjen e makinës në Tiranë, në kërkim edhe futbollisti i Laçit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës
Aktualitet

Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

11:24 - 21/08/26

Florjan Vuka, i njohur edhe me mbiemrin Vathaj, është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim nga...

Lexo më shumë
Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

11:09 - 21/08/26
Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

10:55 - 21/08/26
Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

10:40 - 21/08/26
Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, Ministria e Jashtme mjaftohet me një keqardhje

10:24 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com