GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rikthehet pas 13 vitesh, Ilir Daja merr drejtimin e nëndetëses blu

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthehet pas 13 vitesh, Ilir Daja merr drejtimin e nëndetëses blu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fitorja me Elbasanin mbrëmjen e së dielës ka kthyer buzëqeshjen dhe qetësinë në kampin dinamovit. Këtë javë do të konkretizohet edhe ndryshimi në stol.

Daja do të marrë drejtimin e Dinamos në mesjavë, konkretisht ditën e mërkurë, kur do të kryejë edhe seancën e parë stërvitore me skuadrën kryeqytetase në Arbanë. Kundër Elbasanit 18 herë kampionët e vendit u drejtuan nga drejtori i akademisë, Erjon Xhafa, i cili mori detyrën e trajnerit të përkohshëm pas pezullimit te Dritan Mehmetit dhe kalimit të tij tek U-21. Gjatë javës pritet që klubi blu të bëjë edhe prezantimin zyrtar të trajnerit të ri.

Daja drejtoi të dielën ndeshjen e fundit në krye të Ballkanit, që dje ka zyrtarizuar largimin e tij me një postim falënderues për 57-vjeçarin. Trajneri kryeqytetas rikthehet te Dinamo pas 13 vjetësh me misionin për t’i rikthyer 18 herë kampionët e vendit në nivele të larta të futbollit shqiptar dhe minimalisht në kompeticionet europiane. Ai e ka drejtuar për herë të fundit Dinamon në shkurt të vitit 2011. Skuadra ndërkohë, pas fitores me Elbasanin, është lënë pushim dje dhe sot, ndërsa të mërkurën fillon epoka “Daja”.

Trajneri i ri do të ketë rreth një javë kohë për të përgatitur derbin me Partizanin, ku do të debutojë në stolin blu. Deri atëherë ai do të ketë mundësinë të shohë nga afër gjendjen dhe potencialin e çdo lojtari. Disa prej tyre në fakt janë të njohur për trajnerin, pasi kanë punuar më parë në skuadra të tjera, siç është rasti i Bruno Ditës, Dejvi Bregut, apo Rustem Hoxhës, apo ndonjë tjetri.

MERKATO – Dinamo kishte në tribunë gjatë ndeshjes me Elbasanin tre lojtarë të rinj, që të tre mbrojtës. Naser Aliji, mbrojtësi i majtë i Kombëtares, Agron Rufati dhe Antonio Miço “blindojnë” prapavijën e bluve për këtë sezon. Me ardhjen e Alijit pritet që Lorran të ketë më shumë hapësirë në mesfushë, ku kryeqytetasit kërkonin edhe një përforcim, por mundën të gjenin lojtarin e duhur.

Merkatoja është mbyllur teorikisht, por Dinamos mund t’i shtohet edhe një lojtar tjetër në sulm. Bëhet fjalë për ndonjë lojtar pa kontratë për momentin, nëse do të krijohet mundësia. I vetmi rol që blutë nuk e kanë të dubluar është ai i qendërsulmuesit, ku i gatshëm është Mandela, titullari që shënoi golin e parë në ndeshjen e fundit në Elbasan. Mbetet për t’u parë se si mund të ndryshojë skuadra nën drejtimin e Dajës, duke nisur nga derbi me Partizanin më 11 shtator.

Etiketa: ilir dajanendetese

Lajme të lidhura

Goditje e fortë për Infantinon: Italia i tërheq mbështetjen për zgjedhjet e FIFA-s
Sport

Goditje e fortë për Infantinon: Italia i tërheq mbështetjen për zgjedhjet e FIFA-s

16:51 - 26/08/26
UEFA Europa League/ Egnatia luan për historinë, nesër përballja vendimtare me Lillestrøm
Sport

UEFA Europa League/ Egnatia luan për historinë, nesër përballja vendimtare me Lillestrøm

14:12 - 26/08/26
UEFA Conference League/ Dinamo City luan ndeshjen vendimtare ndaj Pafos, gjithçka në lojë për kualifikimin
Sport

UEFA Conference League/ Dinamo City luan ndeshjen vendimtare ndaj Pafos, gjithçka në lojë për kualifikimin

13:58 - 26/08/26
Para
Bilanci për gushtin: Nga vrasjet tek goditja e grupeve kriminale, mbi 560 të arrestuar

Bilanci për gushtin: Nga vrasjet tek goditja e grupeve kriminale, mbi 560 të arrestuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut
Aktualitet

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

22:27 - 26/08/26

Veprimet hetimore pas arrestimit të bujshëm të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku po vijojnë me në kryeqytet....

Lexo më shumë
Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26
Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com