GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Rikthehet Superiorja, sfidat dhe risitë. Debuton pas 9 vitesh Dinamo

10:50 - 09/09/21
në KRYESORE, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
FIFA vendos afat të ri, zbulohet kur mbyllet merkato e verës në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të premten në mbrëmje në orën 19:45 do të fillojë sezoni 2021-2022 i Kategorisë Superiore në vendin tonë.

Ndeshja që do të çelë siparin është supersfida midis Teutës dhe Partizanit, e cila do të zhvillohet në ‘Elbasan Arena’ për shkak të punimeve që po bëhen në ‘Niko Dovana’.

Java e parë do të zhvillohet në tre ditë, ku data 10 sjellë vetëm takimin midis ‘Djemve të Detit’ dhe ‘Të kuqve’ të kryeqytetit, të cilët njihen për rivalitetin e hershëm midis tyre.

Më pas të shtunën, më 11 shtator, do zhvillohen dy takime të tjera. Tirana do presë Skënderbeun në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, në takimin që do startojë në mesditë në orën 13:45.

Po në të njëjtin orar Laçi do të presë Vllazninë, në takimin që shkodranët do tentojnë të thyejnë tersin e 7 viteve dhe do përpiqen të rikthejnë fitoren e munguar në kaq shumë vite.

E diela e 12 shtatorit ka rezervuar dy takimet e fundit të javës së parë të Superligës. Këto do të jenë edhe ndeshjet e debutimeve të skuadrave të ngjitura në elitën e futbollit shqiptar Egnatias dhe Dinamos.

Klubi i Rrogozhinës do të presin në shtëpi në orën 13:45 Kukësin në një ndeshje e cila pritet të jetë goxha sfiduese për vendasit, pasi verilindorët njihen për lojën e ashpër.

Ndërkohë Dinamo do të luajë takimin e parë në Superligë pas 9 vitesh me skuadrën e Kastriotit. ‘Blutë’ e kryeqytetit do të udhëtojnë në drejtim të Krujës, për të nisur përballjen me vendasit në orën 13:45.

Dinamo do të përpiqet të tregojë forcën dhe me afrimet e reja do mund të shihen deri diku edhe kapacitetet e 18 kampionëve të Superligës, teksa dihet që bëri një merkato goxha të madhe gjatë kësaj vere.

Ndërkohë theksojmë se për herë të parë në kampionatin shqiptar do të përdoret edhe sistemi i VAR./Gijotina.com

Etiketa: risiSuperliga

Lajme të lidhura

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend
Botë

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend

21:30 - 16/03/26
Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë
Sport

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë

20:08 - 16/03/26
Ndryshime në prapaskenë te Eco Tirana: Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë
Breaking Views

Ndryshime në prapaskenë te Eco Tirana: Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë

19:54 - 16/03/26
Para
Nga shkaqet deri tek bilanci i viktimave, të gjitha detajet e zjarrit tragjik në Tetovë

Nga shkaqet deri tek bilanci i viktimave, të gjitha detajet e zjarrit tragjik në Tetovë

TË FUNDIT

Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar
Breaking Views

Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar

22:05 - 16/03/26

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

Lexo më shumë
Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

21:40 - 16/03/26
Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend

21:30 - 16/03/26
Skandal në Këlcyrë, 67-vjeçari dyshohet për abuzim me një 10-vjeçare, nën hetim edhe për dy të mitur të tjerë

Skandal në Këlcyrë, 67-vjeçari dyshohet për abuzim me një 10-vjeçare, nën hetim edhe për dy të mitur të tjerë

21:30 - 16/03/26
Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat

21:13 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com