GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rikthehet Superiorja/ Elbasani kërkon të përmirësojë pozitat, Durrësi kërkon të mbajë kreun e klasifikimit

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kategoria Superiore rikthehet këtë fundjavë pas ndërprerjes për ndeshjet e kombëtareve, me takimet e javës së gjashtë. Pesë përballje do të zhvillohen gjatë së shtunës dhe së dielës, ndërsa vëmendja kryesore do të jetë te derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Java e gjashtë e kampionatit shqiptar të futbollit nis të shtunën, me dy sfida që do të luhen në orën 18:30.

Në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta kryesuese do të përballet me Skënderbeun. Durrsakët e drejtuar nga Edlir Tetova vijnë në këtë takim si favoritë, pasi kanë grumbulluar 13 nga 15 pikët e mundshme në pesë javët e para. Në anën tjetër, korçarët ndodhen në vendin e parafundit me vetëm 3 pikë dhe do të kërkojnë një rezultat pozitiv për t’u larguar nga fundi i renditjes.

Po të shtunën, Elbasani do të presë Vorën në një përballje mes dy skuadrave që synojnë të përmirësojnë pozitat në klasifikim. Ekipi i drejtuar nga Gvozdenoviç renditet i pesti me 6 pikë, ndërsa Vora mban vendin e tetë me 4 pikë. Diferenca e ngushtë mes tyre pritet ta bëjë edhe më të luftuar këtë takim.

Derbi Partizani-Tirana, sfida më e rëndësishme e javës

Të dielën, më 11 tetor, do të zhvillohen tri ndeshjet e mbetura, ku spikat derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Dy rivalët historikë të futbollit shqiptar nuk e kanë nisur sezonin sipas pritshmërive. Bardheblutë kanë grumbulluar 5 pikë, ndërsa të kuqtë kanë një pikë më pak. Për të dyja skuadrat, fitorja shihet si një mundësi e rëndësishme për të ndryshuar ecurinë dhe për t’u ngjitur në renditje.

Në debutimin e trajnerit Laszlo, Vllaznia do të synojë fitoren e parë sezonale. Megjithatë, përballë do të ketë Dinamon e Ilir Dajës, e cila renditet e treta me 12 pikë pas pesë javëve të para.

Java e gjashtë do të plotësohet me takimin mes Laçit dhe Egnatias. Kampionët në fuqi synojnë të vijojnë serinë e rezultateve pozitive dhe të mbajnë ritmin e Teutës kryesuese, duke shpresuar edhe në një hap fals të durrsakëve.

Nga ana tjetër, Laçi do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë për të marrë tri pikë të rëndësishme dhe për të konsoliduar pozitat në tabelën e klasifikimit.

Kështu, java e gjashtë e Superiores pritet të sjellë përballje vendimtare si për skuadratNjë tjetër përballje që pritet me interes është ajo mes Vllaznisë dhe Dinamos. Shkodranët po kalojnë një periudhë të vështirë, jo vetëm për shkak të rezultateve negative, por edhe të problemeve institucionale, që çuan deri në bojkotimin e stërvitjes nga futbollistët.

që luftojnë në krye, ashtu edhe për ato që synojnë t’u largohen vendeve të fundit.

Etiketa: Elbasanisuperiore

Lajme të lidhura

Interi dhe Milan me stadium të ri, ‘San Siro’ do të zëvendësohet nga ‘Generali Stadium’
Sport

Interi dhe Milan me stadium të ri, ‘San Siro’ do të zëvendësohet nga ‘Generali Stadium’

14:33 - 30/10/26
“Abissnet Superiore”/ Përzgjidhet formacioni i javës së 9-të, Egnatia kryeson me katër futbollistë
Sport

“Abissnet Superiore”/ Përzgjidhet formacioni i javës së 9-të, Egnatia kryeson me katër futbollistë

13:36 - 30/10/26
Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët
Breaking Views

Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

22:03 - 29/10/26
Para
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta dhe benzina

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti i OKB: 100 mijë hektarë pyje në Shqipëri “u zhdukën”
Aktualitet

Raporti i OKB: 100 mijë hektarë pyje në Shqipëri “u zhdukën”

15:35 - 30/10/26

Shqipëria vijon të përballet me informalitet të lartë në tregun e druve të zjarrit, degradim të sipërfaqeve pyjore dhe varësi...

Lexo më shumë
Presidenti shpall datën e mbajtjes së zgjedhjeve vendore

Presidenti shpall datën e mbajtjes së zgjedhjeve vendore

15:22 - 30/10/26
Tentuan të korruptojnë policët për tu shpëtuar gjobave, nën hetim tre shoferë në Durrës

Tentuan të korruptojnë policët për tu shpëtuar gjobave, nën hetim tre shoferë në Durrës

15:07 - 30/10/26
I dënuar me burg për organizatë kriminale dhe trafik droge, ekstradohet në Itali 40-vjeçari nga Shijaku

I dënuar me burg për organizatë kriminale dhe trafik droge, ekstradohet në Itali 40-vjeçari nga Shijaku

14:46 - 30/10/26
Interi dhe Milan me stadium të ri, ‘San Siro’ do të zëvendësohet nga ‘Generali Stadium’

Interi dhe Milan me stadium të ri, ‘San Siro’ do të zëvendësohet nga ‘Generali Stadium’

14:33 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com