GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zani në dyert e Gjykatës, kërkon t’i llogaritet me ditë qëndrimi në burg

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zani në dyert e Gjykatës, kërkon t’i llogaritet me ditë qëndrimi në burg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“I forti” i Vlorës Myrteza Çaushi i njohur ndryshe si Zani i Vlorës, është rikthyer sërish me një kërkesë në Gjykatën e Korçës. Zani është duke vuajtur dënimin me burg të përjetshëm.

Në datën 2 nëntor 2021, ai ka kërkuar nga Gjykata, përllogaritjen e ditëve të qëndrimit në paraburgim.

I dënuari përjetë kërkon nga togat e zeza që të bëjë një llogaritje matematikore të ditëve, duke filluar nga data 1 shtator 1999 deri në ditën kur ai është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Më datë 10 prill të këtij viti pas shumë kërkesash dhe përpjekjesh për tu liruar, Gjykata e Korçës vendosi ta lërë sërish në burg “të fortin e Vlorës”. Ishte ky vendimi i togave të zeza të cilët nuk kanë pranuar kërkesën për lirim të parakohshëm të ish-kreut të bandës së “Çoles”, me argumentin se ai nuk është rehabilituar ende dhe paraqet rrezik për shoqërinë nëse lirohet. Me këtë argument është bërë palë edhe Drejtoria e Burgjeve, teksa gjithashtu ka argumentuar se edhe përgjatë qëndrimit në qeli Çaushi nuk ka pasur sjellje shembullore, por është dënuar edhe disa herë të tjera gjatë vuajtjes së dënimit. Sakaq kujtojmë se Zani Çaushi ka bërë kërkesë edhe për ndryshimin e llojit të sigurisë së burgut dhe seanca pritet të mbahet më 14 prill. I forti i ‘97 qëndron prej vitesh në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, ndërsa nga drejtësia shqiptare është dënuar me burgim të përjetshëm. Ky proces i zvarritur prej vitit të kaluar duket se nuk po gjen qetësi. 

Dështimi i kërkesave të Zani Çaushit
Pas dështimit në muajin korrik 2020 për të marrë një lirim me kusht, Myrteza Çaushi ose siç njihet ndryshe si “Zani i Vlorës”, u rishfaq sërish në dyert e Gjykatës së Korçës më datë 29 shtator 2020 me qëllim, përllogaritjen e saktë të ditëve të vuajtjes së dënimit, duke filluar nga momenti i arrestimit fillestar e deri në këtë periudhë, ku Myrteza Çaushi, ndodhet në burgun e Drenovës. “Zani i Vlorës” është dënuar nga Gjykata e Lartë me burgim të përjetshëm, por ka kërkuar disa herë lirimin me kusht nga qelia, pasi sipas tij ka kryer ¾ e dënimit në burg. Madje, gjatë seancës në muajin korrik 2020, Zani Çaushi ka kërkuar që të hapet çështje penale sepse sipas tij i janë llogaritur saktë koha e dënimit të vuajtur. “…unë kam vuajtur më shumë se 31 vjet dhe jo 25 vjet siç e kanë paraqitur tek dinamika IEVP-së Korçë…”, deklaroi Myrteza Çaushi, para gjykatës gjatë debatit në muajin korrik. Për më tepër në debat e sipër, Çaushi mësohet t’i ketë kërkuar gjyqtarit, që të arrestonte të gjithë personat që i kishin vjedhur ditët e burgut.

Etiketa: GjykateKryesore1zani Caushi

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
Mali i Zi refuzoi “Open Balkan”, vendimi irriton Ramën

Mali i Zi refuzoi “Open Balkan”, vendimi irriton Ramën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com