GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera

Rikthimi i studentëve në auditorë, Kushi: Gjithmonë në krahun tuaj për t’ju mbështetur

13:51 - 05/05/21
në Të tjera
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthimi i studentëve në auditorë, Kushi: Gjithmonë në krahun tuaj për t’ju mbështetur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka reaguar pas sugjerimit më të fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për të zhvilluar orë konsultimi dhe provime në auditorët e universiteteve në prag të mbylljes së këtij viti akademik.

“Më në fund, me përmirësimin e situatës dhe vaksinimin e stafeve universitare, Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerësoi pozitivisht kërkesën tonë për t’ju dhënë mundësinë për të zhvilluar orë konsultimi dhe provime në auditorët e universiteteve në prag të mbylljes së këtij viti akademik”, shprehet Ministrja Kushi dhe u drejtohet të gjithë studentëve, pedagogëve dhe punonjësve të universiteteve:

“Së pari dua t’ju falënderoj të gjithëve për punën, energjinë dhe durimin e treguar gjatë gjithë këtij viti akademik në përshtatje me normalitetin e ri të shkaktuar nga pandemia. I kemi vlerësuar dhe mirëkuptuar në mënyrë të vazhdueshme kërkesat tuaja të drejta për hapjen e auditorëve. Ka qenë një sakrificë e jashtëzakonshme për të gjithë së bashku që procesi mësimor në të gjithë elementet e tij të zhvillohej totalisht online, por besoj që ia kemi dalë të gjithë që të bëjmë më të mirën e mundshme për të vazhduar përpara”.

Ministrja Kushi nënvizon gjithashtu se përgjegjësia jonë e përbashkët është të punojmë intensivisht për të garantuar një proces sa më të rregullt, ku natyrisht prioriteti absolut është shëndeti dhe jeta e gjithsecilit:

“Le ta përdorim maksimalisht këtë periudhë për të komunikuar e për t’i mbështetur sa më shumë studentët me qëllim finalizimin me sukses të këtij viti akademik. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë do të jetë gjithmonë në krahun tuaj për t’ju mbështetur përballë çdo vështirësie dhe nevoje të mundshme. Kam shumë besim tek ju dhe jam e sigurt që do t’ja dalim!”

Etiketa: AuditoreEvis KushiStudente

Lajme të lidhura

Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026
Breaking Views

Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026

07:31 - 04/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026
Breaking Views

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve
Horoskopi

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Para
Biden: Deri më 4 korrik do të vaksinojmë 70% të të rriturve amerikanë

Biden: Deri më 4 korrik do të vaksinojmë 70% të të rriturve amerikanë

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com