GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Rilindja si han pa porta”, Shkullaku: Me ardhjen e Ramës nisi dhe blerja e njerëzve nga parti të tjera

në Aktualitet, Politikë, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rilindja si han pa porta”, Shkullaku: Me ardhjen e Ramës nisi dhe blerja e njerëzve nga parti të tjera
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Armand Shkullaku, duke folur për sjelljet e Edi Ramës në fushatë, u shpreh se, kreu i PS-së e ktheu në çështje të tij, blerjen e njerëzve nga parti të tjera politike në vend.

Sipas Shkullaku, kjo është një çështje karakteri për Ramën, sepse nuk ka me kë të bëjë fushatë më në PS, por sjell njerëz që i merr nga partitë e tjera.

“Jam dakord me këtë që thotë Berat Buzhala, për parti sharlatane, mungesë parimesh, që nuk kanë një bindje të caktuar, zakonisht në Shqipëri kjo nuk ka pas ndodhur, vetëm në raste shumë të rralla, tek partitë e vogla, ndodh rëndom fenomeni i tillë, kurse te partitë e mëdha që janë parti elektorale nuk ka ndodhur në këto përmasa.

Pse? Sepse si PD-së, si PS-së nuk i kanë bërë punë, 2-3-10 individë sepse kanë qenë parti me nga 700 mijë vota respektivisht secila, nuk ka ngritur peshë elektorale ai që ka kaluar këtej e andej. Kjo filloi të kthehej në fenomen në momentin që në 12 vitet e fundit, Edi Rama përveç mungesës së ideologjisë, njëherë bëhet me konservatorët ekstremë, njëherë bëhet me të djathtën, bën politika të privatizimit dhe koncesioneve ekstreme, njëherë bën politika sociale që të habisin, pra, këtu nuk ka ideologji. E një parti pa ideologji është një han pa porta, për cilin do nuk ka ‘din e iman’.

Nga ana tjetër është edhe një tregues i faktit, që njerëzit duke parë edhe personalitetin e Ramës, tek PS ose tek votuesit e Ramës, ata që ndjekin pas Ramën, kanë ose interesin, që të bëhemi me këta që të kapim diçka, ose frika. Pse mos bëhesh me atë se të sjell tatimet, të bën këtë apo atë gjë. Nuk shkon dikush për shkak të besimit. Problemi i dytë unë e shoh edhe një cikë problem karakteri të Ramës. Tek ky po shndërrohet në fenomen, ka peshkuar gjithmonë tek kundërshtari. LSI-në e bastisi, filloi bastisjet te PD, te PR, tek të tjerë, donte të merrte dhe Lul Bashën. E mori për disa kohë në 2017, por iku ai.

Është karakteriale në kuptimin që është dikush që i del shumë shpejt qejfi me të veten. Rama e ka pasur këtë edhe me femrat, nuk i ka zgjatur shumë, bashkëjetesa ose martesa. Në momentin që ai e shtin në dorë, e çuan të mbaruar. Për të është më i rëndësishëm flirti. Dhe në momentin që ai mbaron punë, nuk ka më moment eksitim për Ramën”, tha Shkullaku.

Etiketa: RamaShkullaku

Lajme të lidhura

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale
Breaking Views

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit
Breaking Views

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Para
SKY do të trondisë qiellin dhe (nën) tokën

Ujë ka kudo, përveçse në rubinet!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com