GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rimbursimi i TVSH-së, vlera arrin në 17.9 miliardë lekë

07:56 - 22/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 1 min
A A
Rimbursimi i TVSH-së, vlera arrin në 17.9 miliardë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rimbursimi i TVSH-së për periudhën janar-gusht 2021 llogaritet 17.9 miliardë lekë.Referuar statistikave të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbi treguesit fiskalë të konsoliduar, rimbursimet për periudhën 8-mujore 2021 arritën 17.9 miliardë lekë, 7.7 miliardë lekë ose 75.9 % më shumë se 8-mujori 2020, si dhe 5.6 miliardë lekë ose 45.2 % më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 2-mujorin 2021.

Rimbursimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) është një nga ato tregues për të cilin gjatë dy viteve të fundit është punuar fort, në mënyrë që të përmirësohet situata e stokut dhe kohës së dhënies së rimbursimit biznesit.

Referuar të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore, stoku i TVSH-së së parimbursuar në fund të qershorit 2021 arriti në 1.7 miliardë lekë, nga 11.8 miliardë lekë që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2020.

Ndërkohë të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (bruto), u realizuan në masën 36.1 miliardë lekë, 7.2 miliardë ose 25 % më shumë se 8-mujori 2020, si dhe 1.9 miliardë ose 5.6 % më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 8-mujorin 2021.

Sipas MFE-së, sektorët me kontributin më të madh krahasuar me 8-mujorin e vitit 2020 janë sektori i tregtisë, ndërtimit dhe sektori i prodhimit.

Etiketa: rimbursimTVSH

Lajme të lidhura

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Para
Taksa progresive, tatimi 23% vetëm për pagat mbi 250 mijë lekë

Taksa progresive, tatimi 23% vetëm për pagat mbi 250 mijë lekë

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com