GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Rimbursimi për fermerët”, Kastrati merr 6,5 milionë euro tender pa garë

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rimbursimi për fermerët”, Kastrati merr 6,5 milionë euro tender pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kulmin e krizës së rritjes së çmimit të karburanteve, qeveria shqiptare ka lëshuar një tender të majmë për Shefqet Kastratin, duke i dhënë jo pak, por 6.5 milionë euro nga fondet publike. Autoriteti prokurorues për këtë tender të majmë, i cili mësohet se është fituar në vlerën e fondit limit nga Kastrati ka qenë Ministria e Bujqësisë me objekt “Blerje karburant për skemën e rimbursimit të fermerëve”. Ky tender u shpall në 14 shkurt 2022 si pjesë e skemës për rimbursimin e fermerëve, ndërkohë që shpallja e fituesit u publikua më 16 mars 2022.

Në garë nuk kishte asnjë kompani tjetër pjesëmarrëse përveç bashkimit të operatorëve “KASTRATI” SHPK & “KASTRATI GROUP” SH.A të cilët u shpallën automatikisht fitues. Kjo nuk është hera e parë që pronari i këtyre kompanive fiton tenderë pa garëm, të cilët renditen me flamur të kuq për sjellje të mundshme klienteliste sipas “openprocurement.al”.

Kujtojmë se Shefqet Kastrati është akuzuar shpesh nga Partia Demokratike dhe ish-kryetari i saj Lulzim Basha si një nga oligarkët kryesorë të qeverisë Rama. Megjithatë kjo nuk e ka ndërgjegjësuar qeverinë për të organizuar një tender konkurrues i cili ul ofertën fituese sepse ofertë më e ulët do të thotë më shumë fonde publike në interes të komunitetit.

Në tender përcaktohet fitimi 18,4 lekë/litër i pandryshuar gjatë gjithë kohës së zbatimit të kontratës) pa TVSH ndërsa çmimi total është 175,728 leke/litër pa TVSH për 12 muaj nga firmosja e kontratës.

Skema e rimbursimit të fermerëve u aplikua për herë të parë vitin e kaluar nga qeveria shqiptare, duke shpërndarë 4.1 milionë litra naftë, apo rreth 210 litra për fermer. Shpërndarja e sasisë së naftës, do të bëhet edhe këtë vit me anë të kartave elektronike që do të pajisen përfituesit, në pikat më të afërta të karburantit.

Megjithatë, mbetet e dyshimtë sesi ky tender me një vlerë kaq të lartë monetare është realizuar pikërisht në kohën e rritjes së frikshme të çmimeve të karburantit në vendin tonë, rritje e cila u shoqërua me protesta të forta qytetare. Madje, pas këtyre protestave, qeveria ngriti një bord për kontrollimin e çmimeve, por edhe ky bord duket se e “ka lëshuar dorën” pas shuarjes së tubimeve paqësore të qytetarëve.

Madje, rritja e frikshme e çmimeve, nga të cilat po përfitojnë dhe bizneset e mëdha të karburantit, siç është në këtë rast Kastrati, shton dhe më shumë dyshimet se shpërdorimi i fondeve për rimbursimin e fermerëve po kryhet me vetëdije të plotë nga qeveria shqiptare.

Etiketa: fermeretgarekryesore2milioneRimbursimiShefqet Kastratitender

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Para
Probleme me shëndetin? Ilir Latifi tërhiqet nga meçi ndaj rusit Aleksei Oleinik

Probleme me shëndetin? Ilir Latifi tërhiqet nga meçi ndaj rusit Aleksei Oleinik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com