GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rindërtimi i shkollës “Sami Frashëri”, SPAK nis hetimet për Erion Veliajn

17:08 - 01/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rindërtimi i shkollës “Sami Frashëri”, SPAK nis hetimet për Erion Veliajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Projekti i rindërtimit të shkollës së mesme “Sami Frashëri” për shkak të dëmeve të konstatuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, u prezantua në qershor të vitit 2020, kur kryetari i Bashkisë Tiranë deklaroi se  shkolla do të jetë më e madhe dhe më e bukur.

Megjithatë  duket se punimet po kryhen përmes procedurave abuzive dhe pa leje përkatëse. SPAK është duke hetuar për shpërdorim detyre lidhur me kallëzimin e kryer për punimet që po kryhen prej Bashkisë së Tiranës në gjimanzin “Sami Frashëri”. E pyetur nga BIRN, koordinatorja për mediet në SPAK, Xhuljeta Krasta sqaroi nëpërmjet aplikacionit ‘WhatsApp’ se ka një procedim të regjistruar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. “Procedimi është regjistruar mbi bazën e kallëzimit të një shtetasi. Është në hetim dhe nuk ka vendimarrje. Nuk ka ndonjë person nën hetim deri tani”, sqaroi Krasta.

Projekti i rindërtimit të shkollës së mesme “Sami Frashëri” për shkak të dëmeve të konstatuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, u prezantua në qershor të vitit 2020, kur kryetari i Bashkisë Tiranë deklaroi se  shkolla do të jetë më e madhe dhe më e bukur.

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Top Story” nga New York rreth dy javë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se SPAK po heton një wc provizore në këtë shkollë. Veliaj shprehu mendimin e tij se prokuroria do të dilte në konkluzione se nuk ka abuzime.

“Unë nuk kam problem përshembull që SPAK është duke hetuar murin ndarës midis shkollës ‘Sami Frashëri’ dhe teqes[…], fare. Dhe një wc-je të bërë aty provizorisht vetëm për të ngulur një gozhdë, për këto truket që bëhen për të ruajtur distancën. Unë s’kam përfitim personal nga ‘Sami Frashëri’ se un nuk jetoj tek ‘Sami Frashëri’, nuk kam shtuar kat që të marr vet apartament të Sami Frashëri dhe nuk jam më sot student tek ‘Sami Frashëri’. […]Nuk kam asnjë problem me prokurorin. Gjasat janë që do mbyllet sepse s’ka abuzim me detyrën”, deklaroi ndër të tjera Veliaj. SPAK nuk pati qëndrim lidhur me deklaratën e Veliajt për mbylljen e çështjes. “Prokuroria e Posaçme nuk komenton deklaratat e askujt dhe nuk ka asnjë opinion”, pohoi Krasta.

 

Etiketa: hetimeKryesore1sami frasherishperdorim detyreSpak

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Përdhunimi i femrave nga ushtarët ruse, Ukraina shkarkon Shefen e të Drejtave të Njeriut: Nuk raportoi…

Përdhunimi i femrave nga ushtarët ruse, Ukraina shkarkon Shefen e të Drejtave të Njeriut: Nuk raportoi...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com