GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

“Rindërto, prish, rindërto”, si po e vjedh e shkatërron “Lali” Tiranën

19:00 - 02/07/22
në Editorial, OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rindërto, prish, rindërto”, si po e vjedh e shkatërron “Lali” Tiranën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarit të Bashkisë së Tiranës do t’i shkonte për shtat pa asnjë dyshim nofka “hajdut me çizme”. Kjo jo vetëm për faktet që dihen botërisht, por sepse ka vënë në funksion një skemë vjedhjeje galoponte me rindërtimin. Ai nuk le cep të Tiranës pa dalë duke inaugurur shkolla, kopshte, rrugë, fusha, palestra e gjithçka tjetër, ndërkohë që pa kaluar as gjashtë muaj, të gjitha prishen e duhet rindërtuar nga e para.

Pra, Veliaj rindërton dhe prish vetëm për të vjedhur. “Rindërto, prish dhe rindërto për të vjedhur!” cilësohet motoja e Lali Vjedhësit, të cilit i shkon për shtat në çdo moment të ditës. Rasti i fundit ishte ai i Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, ku në janar të këtij viti, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkë me Presidentin e KOKSH, Fidel Ylli, ku ky i fundit tashmë po privatizon bastet sportive me në krye kumbarin Edi Rama, inauguruan rikonstruksionin e Pallatit të Sportit, duke i uruar klubit të Tiranës shtëpinë e re.

Madje, paralajmëruan se shumë shpejt do të merrnin dhe pishinat te liqeni që t’ia kthejnë këtij klubi.Por gjashtë muaj më vonë, pikërisht në qershor, pallati i sportit është rrënuar sërish pas rindërtimit. Suvaja e tavanit ka rënë mbi parket, duke shkatërruar, jo vetëm tavanin, por gjithë ambientin, i cili ka kushtuar jo pak, megjithëse Veliaj dhe Fidel Ylli e kanë mbajtur të fshehtë tenderin, duke mos e bërë publik sa lekë kanë paguar.

Por kjo nuk është hera e parë që ndodh, pasi gjithçka e rindërtuar nën kujdesin e Lal Plehut, po shembet sërish, e po rindërtohet sërish me lekët tona. Janë prishur shkolla të rindërtuara, kopshte e çerdhe, ku nuk kanë munguar edhe incidente me të dëmtuar, ku kujtojmë shembjen e suvasë te shkolla “Asim Vokshi”, e cila kishte vetëm dy vite që ishte rikonstruktuar, ose rasti i mësueses Elbarina Toshkallari në shkollën Osman Myderizi në Tiranë, e cila mbeti e lënduar, kur një copë suva ra nga tavani kur ajo shpjegonte mësim. Edhe kjo shkollë ishte inauguar një vit para shembjes nga Erion Veliaj, ashtu siç ishte në vitin 2019 edhe shembja suvave në Qytet Studenti, e shumë raste të tjera.Skema është e thjeshtë: Tendera me vlerë të majme, punime me cilësi të dobët, që fitimi dhe bakshishi të jetë sa më i lartë për hajdutët. Nëse prishen, skema vazhdon sërish nga e para me taksapaguesit kryeqytetas dhe jo vetëm, pasi shpesh herë, Bashkia Tiranë ndihmohet dhe nga kryeministri Rama.
Të gjithë e kanë të qartë, por duket se vetëm prokuroria, e cila nuk heton, nuk e kupton dhe nuk e vërteton dot këtë skemë. Por ndoshta edhe prokuroria nuk ka si e vërteton, pasi siç thotë vetë Veliaj, “SPAK”-un e ka në xhep.

Etiketa: kryesore2Tirana

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Para
Dështimi i masave për Maturën Shtetërore/ Profesor Musai: Kopjimi masiv ka shkatërruar vlerat

Dështimi i masave për Maturën Shtetërore/ Profesor Musai: Kopjimi masiv ka shkatërruar vlerat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com