GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Ringjallja e dënimit për agjitacion e propagandë

17:10 - 31/05/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Ringjallja e dënimit për agjitacion e propagandë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ilir Levonja

Në dhjetorin e vitit 1946 u shpik një ligj për faktin se kush bënte agjitacion a propagandë kundër shtetit, quhej krim penal.

Kësisoj dënohej me heqje lirie etj. Ky ishte i famshmi ligji për agjitacion e propagandë, përmes të cilit Enver Hoxha dënoi dhe internoi plot 34 mijë njerëz. Sundoi 40 vjet dhe ndërtoi 110 kampe internimi. Po shoh sot tek-tuk që edhe në Shqipërinë e Edi Ramës, u dënua me burg një qytetar me emrin Ivzi Hoxha, vetëm pse ka sharë publikisht kryeministrin.

Arsyeja, i prishën shtëpinë me qëllim që të ndërtojnë pallate, për të dëmtuarit e tërmetit të dimrit 2019. Është një lajm që jepet fare pak pasi maqineria  e regjimit është e fokusuar tek turet e falënderimit që bën Rama dhe lali Eri nëpër Shqipëri. Megjithatë ajo çfarë është më brutalja, është se qytetaria shqiptare e ka më për kollaj të bëj pakt me pushtetin se sa me shoqi-shoqin.

Madje u duket krejt normale kur të drejtën e kërcënimit publik ta ketë vetëm Enver Hoxha i ri apo Edi Rama dhe jo ata. Nuk keni parë gjë akoma, deklarimi publik kryeministror karshi qytetarëve dhe vendit, nuk përbën aspak kërcënim publik. As vrulli frenetik i fadromave pa zbardhur mirë, kur vijnë e të prishin pronën, edhe pse brenda ka njerëz. Edhe pse çështjet janë akoma në shqyrtim në gjykata etj.

As dëmet financiare kolosale me veto nga gjykatat e Europës që Enver Hoxha i ri i ka shkaktuar vendit. Madje për këtë dhe rritjen e pagave vetëm për hirearkinë shoqëria shqiptare e pranon dhe kënaqet që ai të qeveris me 38% të votave. Kënaqet që ai është i fortë dhe vet mbajnë sytë nga djemtë apo vajzat në emigracion.

Ivzi Hoxha dënohet për një fjalë gojë. Dhe ta mendosh, i prishën shtëpinë. Jemi të gjithë të vuajtur për konceptin shtëpi. Kurrë nuk ka pasur ligj më të fort nga ana morale apo e të vetndjerit për konceptin shtëpi,  një qytetar botëror se sa qytetari shqiptar. Ky i fundit e koncepton shtëpinë si kokën ndaj dhe thonë me të ik shtëpia të ka ikur koka, është gjaku dhe djersa e jetës.

Qytetari i botës as që e ka problem, pasi është i prirur ndryshe dhe për më tepër bën pjesë aty ku e drejta edhe gjendet. Nga ana tjetër funksionon edhe indinjata publike, qofshin të majtë apo të djathtë. Kurse në Shqipërinë e Enver Hoxhës as mos e ço nëpër mend. I majti fërkon duart kur Enveri i prish shtëpinë edhe vëllait të vet, jo më komshiut apo një qytetari nga periferia.

Ivzi Hoxha nuk shtiu me armë, por foli. I dha gojës. Mirë bëri. Keni dëgjuar kaq e kaq palaçollëqe e kërcënime në parlament dhe as nuk jeni skuqur, as nuk jeni lënduar. Dhe për më tepër askush nuk është dënuar. Sot në Shqipërinë e Enver Hoxhës dënohet burri përse kërcënoi publikisht kryeministrin. E bëni dallimin midis të shtënës dhe të folurës.

Se çfarë lloj ligji është ky që vepron, apo, punë e madhe. Ç’më duhet mua. Rrini pra shikoni dhe bëni sehir se si u burgosin një e nga një, se si u varfërojnë një e nga një, se si u vjedhin. Oj, 1 vit burg pse kërcënoi kryeministrin. Demokraci? Europë? Asesi! Diktaturë, po.

Etiketa: ILIR LEVONJAOpinion

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Gjykata e Tiranës zbardh vendimin/ Ja pse u shpall i pafajshëm Fation Murati

Gjykata e Tiranës zbardh vendimin/ Ja pse u shpall i pafajshëm Fation Murati

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com