GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Rinia shqiptare, jashtë tregut të punës, Drafti: Rrezik për varfëri të thellë

14:36 - 24/12/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
BSH jep alarmin: Papunësia ka ndjekur trend rritës deri në tetor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përmes një raporti të publikuar së fundmi INSTAT ka  dalë në konkluzionin se rinia shqiptare përballet me sfida të mëdha si rreziku i varfërisë, papunësia e lartë, shkalla e papunësisë afatgjatë, normat e larta të individëve që nuk janë të punësuar dhe nuk ndjekin shkollën apo trajnim. Ndërkohë që pjesëmarrja ekonomike e të rinjve është ende dukshëm nën mesataren e BE-së. Sipas INSTAT, norma NEET për Shqipërinë në 2020 ishte 27.9 %, më shumë se dyfishi i mesatares së BE-27 (12.6%). Drafti i reformave ekonomike 2022-2024 i hartuar nga qeveria vë në dukje se  punësimi i të rinjve 15-24 vjeç mbetet prapa pjesës tjetër të popullsisë së rritur, duke qëndruar në një mesatare prej 41,6% në 2021.

Gjatë këtij viti shkalla e pjesëmarrjes së të rinjve (popullsia nga 15 deri në 29 vjeç) vazhdoi të ishte më e ulët se për pjesën tjetër të popullsisë së rritur (51.9%).  Sipas draftit, të rinjtë shqiptarë përballen me sfida të rëndësishme në përputhjen e kualifikimeve të tyre të arsimit të lartë me kërkesat e tregut të punës dhe shpesh pranojnë pozicione të përkohshme punësimi për të cilat ata janë të mbikualifikuar si një alternativë ndaj vendeve të pakta të punës në fushat e tyre përkatëse të specializimit. Kjo shpesh çon në vonesa në fillimin e një jete të pavarur dhe mungesë motivimi për të krijuar një familje ose për të qenë më aktiv në shoqëri dhe në afat të gjatë çon në të ardhura më të ulëta, rrezik më të lartë të varfërisë dhe dekurajim për të qenë aktiv në tregun e punës për të rinjtë.

Në dokument konstatohet se pandemia Covid 19 e ka përkeqësuar edhe më tej situatën. Për këtë arsye, qeveria lë si detyrë ndaj insitucioneve përgjegjëse që të  ndërmarrin reforma të menjëhershme duke u fokusuar specifikisht tek të rinjtë që nuk janë të punësuar, nuk ndjekin shkollën apo trajnim(NEET). Sipas draftit,  ofrimi i arsimit dhe trajnimit profesional cilësor për të rinjtë dhe të rriturit janë prioritetet e përgjithshme strategjike të Agjencisë për Aftësi dhe Punësim.

Mungesa e kapaciteteve në infrastrukturë në disa qarqe (Tiranë, Durrës, Elbasan) dhe përdorimi jo racional i tyre në disa qarqe të tjera (Korçë, Berat) bëjnë të domosdoshëm zbatimin e menjëhershëm të planit për optimizimin e ofruesve publikë të arsimit dhe formimit profesional. Ndërkohë,  kërkohet që të zbatohen programet e nxitjes së punësimit, përfshirë programet e dedikuara për COVID-19, që synojnë mbështetjen e grupeve më vulnerabël. Hartimin e programit të garancisë për të rinjtë) që synon papunësinë e të rinjve veçanërisht të atyre jo aktiv. Zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara me komunat në zonat e pambuluara.

Etiketa: papunesiate rinj

Lajme të lidhura

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
Gërvalla i kthehet Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç
Aktualitet

Gërvalla i kthehet Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç

09:22 - 17/03/26
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin
Breaking Views

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

22:52 - 16/03/26
Para
Lirohet nga detyra zv.ministrja e Financave, kush e zëvendëson

Lirohet nga detyra zv.ministrja e Financave, kush e zëvendëson

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com