GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rinis çështja në Apel për Tahirin, Prokuroria kërkon 8 vite burg

në Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Seanca e parë me trupë të re gjykuese, shtyhet sërish gjyqi për Saimir Tahirin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në gjykatën e Apelit të Posaçëm po mbahet seanca ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, me një trupë të re gjykuese, duke iu përgjigjur vendimit të Gjykatës së Lartë.

Mësohet se, prokuroria i qëndron akuzave që ka bërë edhe në shkallën e parë, duke kërkuar dënimin e Tahirit me 8 vite burg, ndërsa ish-ministri dhe avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia janë shprehur se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë të re, duke lexuar konkluzione që janë thënë edhe më herët.

“Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë të re, ne i qëndrojmë mbrojtjes që kemi bërë në shkallën e parë”, ka thënë avokati Maks Haxhia.

Vetë Tahiri pretendon se nuk ka asnjë lidhje me grupin e Habilajve, ndërkohë që seanca ka vijuar me mbrojtjen dhe të të akuzuarit tjetër Jaeld Çela.

Kujtojmë se ish-ministri Saimir Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj, të afërm të Tahirit.

Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Vendimi i shkallës së parë u prish nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila e riktheu çështjen për rishqyrtim, pasi u konstatuan parregullsi në proces.

Etiketa: Saimir Tahiri

Lajme të lidhura

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja
Aktualitet

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26
Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

19:26 - 15/11/26
Para
Tragjike! COVID-19 i merr jetën ish-drejtorit të Zyrës Arsimore Mat (EMRI)

Tragjike! COVID-19 i merr jetën ish-drejtorit të Zyrës Arsimore Mat (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur
Sport

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur

22:44 - 15/11/26

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka komentuar fitoren 0-2 ndaj Bjellorusisë në Budapest, duke u ndalur te rrugëtimi i...

Lexo më shumë
Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26
Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com