GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rinisin kërkimet në Britani për ish-zyrtarin e SHIK-ut Ilir Kumbaro

15:15 - 24/11/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia e Londrës shpall në kërkim Ilir Kumbaron, ish-zyrtarin e SHIK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet britanike kanë rihapur çështjen e kërkimit ndaj ish-zyrtarit të lartë të SHIK-ut, Ilir Kumbaro, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe torturimin e tre shtetasve në vitin 1995, raportojnë mediat lokale atje. Kumbaro, tashmë në të 70-at, është zhdukur prej 14 vitesh në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u arratis nga drejtësia britanike në dhjetor të vitit 2011, pak para se të dilte në gjyq, për t’u ekstraduar në vendin tonë.

Rinisin kërkimet në Britani për ish-zyrtarin e SHIK-ut Ilir

Remzi Hoxha.

Kumbaro akuzohet nga drejtësia shqiptare për rrëmbimin dhe torturimin e Remzi Hoxhës, Zizo Kristopullit dhe Avdyl Loshajt, në një magazinë në Tiranë më 21 tetor 1995. Remzi Hoxha, biznesmen dhe baba i pesë fëmijëve, është zhdukur prej asaj dite dhe konsiderohet i vrarë. Familjarët e viktimave kanë kërkuar prej vitesh drejtësi dhe dënimin e personave përgjegjës.

Rinisin kërkimet në Britani për ish-zyrtarin e SHIK-ut Ilir

Kumbaro u largua drejt Britanisë në vitin 1996, ku arriti të siguronte azil politik me identitet të rremë, duke pretenduar se ishte refugjat kosovar me emrin Shaqa Shatri. Ai jetoi për më shumë se një dekadë në Londër, duke përfituar ndihma sociale dhe strehim shtetëror. Maskimi i tij u zbulua në vitin 2008 kur, përmes një aplikimi për përfitime të tjera, përdori gabimisht identitetin e tij të vërtetë.

Rinisin kërkimet në Britani për ish-zyrtarin e SHIK-ut Ilir

Ilir Kumbaro kur iku në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1996. Foto: Policia e Shtetit

Pavarësisht arrestimit të tij nga policia britanike në shtator të 2008-s, Kumbaro arriti të zhdukej para se të dëgjohej çështja e ekstradimit, duke u besuar se fshihej mes miqve jashtë Londrës.

Në vitin 2012, gjykata e krimeve të rënda në Tiranë e dënoi atë në mungesë me 15 vite burg. Scotland Yard tashmë ka hapur një apel të ri publik, në bashkëpunim me Crimestoppers, për të mbledhur informacion që mund të çojë në kapjen e tij. Familja Hoxha e ka përshëndetur këtë zhvillim, duke shpresuar se drejtësia mund më në fund të vihet në vend.

Etiketa: Ilir Kumbaro

Lajme të lidhura

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra
Aktualitet

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
Para
Tre tendera korruptivë të Emirjana Sakos pasurojnë me 1.5 miliardë lekë Fatmir Kurtin dhe lënë në pisllëk Ishmin dhe Sukthin

Tre tendera korruptivë të Emirjana Sakos pasurojnë me 1.5 miliardë lekë Fatmir Kurtin dhe lënë në pisllëk Ishmin dhe Sukthin

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26

Pastrimi i parave në ekonominë shqiptare po zhvendoset nga modelet sporadike drejt arkitekturave të qëndrueshme dhe më të sofistikuara. Në...

Lexo më shumë
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com