GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Riorganizimi, 3 hapat që propozohen nga grupimi i Bardhit/ Ja kush do e drejtojë PD-në

15:48 - 05/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Riorganizimi, 3 hapat që propozohen nga grupimi i Bardhit/ Ja kush do e drejtojë PD-në
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi parlamentar i PD-së që drejtohet nga Gazment Bardhi ka propozuar krijimin e një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit.

Propozimi ka të bëjë me atë që konsiderohet si procesi i bashkimit të demokratëve ndërsa i gjithë procesi do të ndiqet në 3 hapa:

– Hapi i parë: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarsisë aktuale;

– Hapi i dytë: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege;

– Hapi i tretë : Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

Nuk dihet nëse ky propozim do të pranohet nga grupimi i Rithemelimit që drejtohet nga ish-Kryeministri Sali Berisha, apo nga Lulzim Basha, ish-kryetar i PD-së, i cili së fundmi ka nisur një tur takimesh me të rinjtë e të rejat, ku ka shpalosur edhe një platformë, e cila mund të realizohet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Dokumenti në fjalë është paraqitur në mbledhjen e sotme të grupimit parlamentar që drejtohet nga Gazment Bardhi dhe i njëjti dokument pritet ti paraqitet edhe Kryesisë së kësaj pjese të PD-së, e cila pritet të mblidhet të martën pasdite.

Në dokumentin e shpërndarë nga deputetët që përfshihen në atë që njihet si PD e vulës thuhet se grupi i punës që bën edhe drejtimin politik ngre grupe pune në nivel qarku për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe fuqizimin dhe organizimin e partisë pa asnjë paragjykim dhe duke shmnagur cdo rrethanë apo faktor ndarës.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk mbështet asnjë proces organizimi të nxituar, të njanshëm, që nxit përçarjen dhe thellon ndasitë brenda Partisë Demokratike. Procesi duhet të synojë vetëm forcimin dhe eleminimin e debateve destruktive brenda partisë. Për këtë qëllim, duhet të tentohet ndihma, mbështetja dhe konsultimi me Partitë Popullore Europiane dhe partitë simotra”, thuhet në qëndrimin e grupimit të drejtuar nga Bardhi.

Gjithashtu theskohet se ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të shfokusojnë partinë nga misioni i saj për t’u bërë alternativë qeverisëse. “Në këtë kuadër, është emergjente ndërprerja e menjëhershme e çdo sulmi, shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj çdo anëtari të partisë apo cilido që mendon ndryshe”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë

QËNDRIM i GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Duke analizuar me përgjegjësi maksimale rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit dhe pasojave që ka sjell ky rezultat për të ardhmen e Shqipërisë dhe interesin publik;

Duke qenë të ndërgjegjshëm për atë që qytetarët shqiptarë dhe anëtarët e Partisë Demokratike në veçanti presin nga përfaqësuesit e tyre dhe nga Partia Demokratike;

Duke qenë përpara një qeverisje që ka minuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përmes metodave të kundërligjshme, që mund të arrihen të kapërcehen vetëm përmes angazhimit të shumicës së heshtur të shqiptarëve që kanë humbur besimin tek politika;

Duke vijuar në të njëjtën linjë konstruktiviteti, që ka në themel vetëm interesin më të mirë të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë, sic është vepruar edhe me qëndrimet e Grupit Parlamentar të datave 22 Mars 2023, 16 Prill 2022, 31 Tetor 2022 apo 6 Mars 2023;

Duke qëndruar të palëkundur në bindjen se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe vendet e Bashkimit Europian, është e vetmja rrugë për forcimin e Partisë Demokratike;

Duke ripërsëritur apelin se lufta e brendshme në Partinë Demokratike dobëson opozitën dhe se situata kërkon që secili të tejkalojë interesin e vet ngushtësisht personal, për të ofruar dhe gjetur zgjidhje në interes të përbashkët të të gjithë opozitarëve dhe cdo qytetari të ndershëm që pret dhe kërkon ndryshimin në vend;

GRUPI PARLAMENTAR i PARTISË DEMOKRATIKE, SHPREH QËNDRIMIN SI MË POSHTË:

  1. Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të shfokusojnë partinë nga misioni i saj për t’u bërë alternativë qeverisëse. Në këtë kuadër, është emergjente ndërprerja e menjëhershme e çdo sulmi, shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj çdo anëtari të partisë apo cilido që mendon ndryshe.
  2. Riorganizimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, me synim bashkimin e demokratëve, forcimin e partisë dhe ndërtimin e një partie moderne, gjithëpërfshirëse dhe që krijon besimin tek shumica e qytetarëve shqiptarë, duke angazhuar dhe afruar individë me reputacion dhe që i shërbejnë mbrojtjes së interesit publik.
  3. Krijimin e një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës, që ndjek këto hapa:

– Hapi i parë: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarsisë aktuale;

– Hapi i dytë: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege;

– Hapi i tretë : Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

  1. Grupi i Punës që bën edhe drejtimin politik ngre grupe pune në nivel qarku për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe fuqizimin dhe organizimin e partisë pa asnjë paragjykim dhe duke shmnagur cdo rrethanë apo faktor ndarës.
  2. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk mbështet asnjë proces organizimi të nxituar, të njanshëm, që nxit përçarjen dhe thellon ndasitë brenda Partisë Demokratike. Procesi duhet të synojë vetëm forcimin dhe eleminimin e debateve destruktive brenda partisë. Për këtë qëllim, duhet të tentohet ndihma, mbështetja dhe konsultimi me Partitë Popullore Europiane dhe partitë simotra.
Etiketa: BardhiDeputetetgrupimi PDKryesore1propozimi

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Tenderat në shëndetësi me flamur të kuq, 40% e procedurave me risk klientelizmi

Tenderat në shëndetësi me flamur të kuq, 40% e procedurave me risk klientelizmi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com