GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rishfaqet kompania që shkarkoi drejtorin e Burgjeve/ Tender me shkelje 1.3 mln euro për Elgert Laskajn

16:59 - 26/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Rishfaqet kompania që shkarkoi drejtorin e Burgjeve/ Tender me shkelje 1.3 mln euro për Elgert Laskajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria shqiptare vazhdon të prodhojë kontrata publike duke shkelur kriteret ku radhën e ka Agjencia e Blerjeve të Përqendruara e cila për kontratën e ushqimeve ka shpallur fituese përsëri ofertën me vlerë 1,3 milionë euro nga kompania “Gerti 1987” në pronësi të Elgert Laskajt.

Në këtë procedurë shkelja e kritereve del në dritë nga skualifikimi i kompanisë “Zdravo” shpk sepse kompania fituese ka bërë ankesë duke kërkuar skualifikimin e kësaj të fundit pasi nuk plotësonte kushtet.

Skandali dhe komikja ndërthuren me njëra-tjetrën sepse kompania e Elgert Laskajt e ka fituar tenderin edhe pse gjatë vitit 2019 ajo ka dalë me humbje 2 milionë lekë duke shkelur kushtet specifike që kërkohen për kontratën.

“Në rast se operatori ekonomik është në kushtet e përcaktimeve të nenit 41, të ligjit nr.10091, datë 05.03.2009, atëherë bilancet duhet të shoqërohen edhe me raportet e auditimit ligjor të pasqyrave financiare vjetore, të kryera, nga auditues ligjorë ose shoqëri audituese. Kriteri konsiderohet i përmbushuar nëse në dy bilance të njëpasnjëshme nuk ka raport negative ndërmjet aktivit dhe pasivit”, shkruhet tek dokumentat standarte por kjo nuk e ka shqetësuar Komisionin e Vlerësimit të Ofertave i drejtuar nga Jonaid Myzyri.

Madje kjo është një ndër arsyet që “Zdravo” shpk është skualifikuar nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertës duke mos harruar faktin se oferta e saj ishte 10 milionë lekë më pak se e kompanisë “Gerti 1987”.

Kompania tjetër “Nelsa” shpk nuk ka paraqitur ofertë ekonomike dhe për këtë arsye është skualifikuar.

Nga kërkimet tona kompania “Gerti 1987” shpk e cila është në pronësi të Elgert Laskaj është krijuar në vitin 2012 dhe sipas Qendrës së Biznesit ka patur bilance negative për vitin 2015, 2016 dhe 2019 edhe pse xhiroja vjetore ka qënë e lartë.

Kompania ka firmosur kontrata me vlerë të papërfillshme përgjatë këtyre viteve me bashkitë por me ABP-në ka një marrëdhënie të veçantë, mesa duket me drejtuesin Endrit Mullai i cili i ka dhënë disa kontrata duke skualifikuar kompanitë e tjera.

ABP-ja është përgjegjëse për hartimin e dokumenteve dhe specifikimeve teknike, për realizimin e procedurës prokuruese, shqyrtimin dhe vlerësimin e ankesave, për hartimin dhe lidhjen e kontratave.

Për më tepër, ABP-ja raporton periodikisht te ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i cili nuk duket shumë i shqetësuar që kontrata stratosferike merren përsipër nga kompani pa eksperiencë të cilat dalin me humbje në QKB-së.

Por shkeljet nuk mbarojnë me kaq sepse një tender që ka kaluar me shumë bujë është edhe kontrata me numër REF-53914-03-11-2020 për “Blerje ushqime koloniale, per Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve”, institucion i cili asokohe ka qënë nën drejtimin e Agim Ismailit i cili u shkarkua dhjetorin e kaluar nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Shkarkimi ka ardhur nën presionin e KLSH-së e cila zbuloi shkelje të rënda në fushën e prokurimeve dhe menaxhimit financiar të këtij institucioni. Shkeljet ishin aq të rënda sa KLSH-ja i kërkoi Ministrisë së Drejtësisë shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili dhe të 3 zyrtarëve të tjerë.

Ajo që bën përshtypje te ky tender është fakti se janë modifikuar dokumentat standarte dhe janë skualifikuar të gjithë operatorët duke shpallur automatikisht bashkimin e kompanive “Gerti 1987” dhe “OLTA SHARRA PF” shpk. Open Data Albania e ka shënuar me flamur të kuq këtë procedurë sepse ka dyshime të forta për korrupsion dhe klientelizëm nga ana e Autoritetit Kontraktor.

Por dyshimet për korrupsion dhe favorizim të kompanisë nuk janë të pranishme vetëm te këto kontrata publike por edhe te tenderat që janë me vlerë jo të lartë ku bashkitë Tiranë, Përmet dhe Kukës kanë shpallur fituese këtë kompani në 5 tendera pa garë pasi asnjë operator ekonomik nuk ka marrë pjesë.

Vlera e këtyre kontratave kap vlerën e 150 milionë lekëve të vjetra dhe sipas Open Data Albania dhënia e këtyre fondeve paraqet dyshime për korrupsion dhe sjellje antiligjore.

Etiketa: 1.3 mlilion euroagjencia e blerjeve te perqendruaraBledi ÇuçiElgert laskajendrit mullaiGerti 1987KLSHkorrupsionkryesore2

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Gjyqet e humbura në Strasburg, qeveria “gjen” 13,4 mln euro për familjarët e Bashës

Gjyqet e humbura në Strasburg, qeveria deri më tani ka paguar mbi 51 mln euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Lexo më shumë
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com