GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rishfaqet sëmundja e rrezikshme, dy turistët luftojnë me vdekjen

12:26 - 17/11/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rishfaqet sëmundja e rrezikshme, dy turistët luftojnë me vdekjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy raste të dyshuara me botulizëm janë zbuluar më 15 nëntor në Greqi siç bëjnë me dije mediat atje. Bëhet fjalë për një çift turistësh, të cilët po trajtohen në gjendje të qëndrueshme klinike në Atikë, ku njëri prej tyre është i intubuar. Ata patën simptoma dhe menjëherë u dërguan në spital ku u injektua edhe antitolksina speciale në rastet e botulizmit.

Dyshohet paraprakisht se çifti i turistëve kishte konsumuar bimë shpargu, ndërsa simptomat iu shfaqën disa orë pas vaktit të ngrënë.

Çfarë është botulizmi?

Botulizmi është një sëmundje e rrallë, por e rëndë paralitike e shkaktuar nga një neurotoksinë e prodhuar nga bakteri Clostridium botulinum.

Ekzistojnë gjashtë lloje të botulizmit: a) me origjinë ushqimore, b) infantile, c) toksemia intestinale e të rriturve, d) traumatike, e) jatrogjenike dhe f) inhalative.

Botulizmi i shkaktuar nga ushqimi ndodh kur Clostridium botulinum prodhon një toksinë në ushqim që më pas konsumohet pa gatimin e duhur për të shkatërruar toksinën.

Toksina zakonisht prodhohet në ushqime të përgatitura në mënyrë të papërshtatshme ose të konservuara, me pak kripë ose sheqer, me aciditet të ulët, si dhe në ushqime të pasterizuara ose të gatuara lehtë që nuk janë ngrirë, veçanërisht ato në ambalazhe hermetike (p.sh. peshku i tymosur, produktet e mishit, salcat etj.).

Toksina shkatërrohet duke zier (85°C për 5 minuta ose më shumë), ndërsa sporeve u duhet më shumë kohë për t’u shkatërruar.

Prandaj rekomandohet që përgatitja e ushqimit të konservuar të bëhet duke ndjekur udhëzimet e organeve kompetente për sigurinë ushqimore.

Simptomat

Fillimisht pacientët paraqiten me dobësi, marramendje, shikim të turbullt, tharje të gojës, vështirësi në gëlltitje dhe të folur, për shkak të sulmit të nervave kraniale nga toksinat.

Simptomat neurologjike janë rezultat i paralizës së muskujve të shkaktuar nga toksina botulinum dhe përshkruhen si “paralizë e dobët simetrike zbritëse”. Paraliza e muskujve të frymëmarrjes mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet menjëherë me mbështetje mekanike të frymëmarrjes.

Etiketa: botulizëmGreqisemundjesimptoma

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Incident në Mitrovicën e Veriut, sulmohen dy shqiptarë

Incident në Mitrovicën e Veriut, sulmohen dy shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26

Misioni Artemis II, i emëruar për nder të perëndeshës binjake të Apollo-s, përfaqëson bastin e Shteteve të Bashkuara për një...

Lexo më shumë
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com