GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rishikimi i testit të maturës, Mehmeti: Vendim i padrejtë, këtu për 1 teke shesin votën, jo më notën

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Rishikimi i testit të maturës, Mehmeti: Vendim i padrejtë, këtu për 1 teke shesin votën, jo më notën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti, është shprehur se vendimi për rishikimin e testit të maturës pas korigjimit, është një vendim i padrejtë.

Gjatë një interviste në Panorama TV, Mehmeti tha se ata që do të bëjnë rivlerësimin e testit do të jenë mësuesit e shkollës, që sipas tij i kanë pasur nxënësit nëpër kurse dhe do i favorizojnë.

Me ironi Mehmeti tha se në Shqipëri për 1 dopio raki shesin votën dhe jo më një notë provimi.

“Qendra e shërbimeve arsimore mund t’ja gjesh gabimin në hartimin e tezës, në vlerësim. Thanë do i fusim në palestra të mëdha. Ishin ambiente pa ndriçim, pa ajër dhe atje mund të kopjoje si të doje. Ka mësues të paaftë, të trysnuar. Një pjesë i lejojnë se kanë punuar në fushatë. Nuk punon kotë rinia në fushatë.

Ne diskutojmë Akademia e Studimeve Albanologjike. Ore ne nuk kemi njerëz, do ngelemi pa njerëz. Shkoni në Kosovë, ka gjoba deri në 4000 euro, deri në burgim. Këtu te ne kalon pa lagur se je i partisë.

Ajo që më shqetëson mua te Akademia është ku i kemi ne osmanologët. Profesor Petrika Thëngjilli dhe Dritan Egro, nuk di tjetër. Latonolog, studiues të çështjeve ruse. I stimulojmë dot me paga? Me mbështetje? Çfarë ndodh me dokumentin e pavarësisë, ku u zhduk? Ne nuk i ushqejmë që të vegjël me arsimin dhe kur tani në vit të 12 i kërkojmë të mos kopjojë. Kur vjen matura ai do përpiqet me çdo kusht të përfitojë padrejtësisht dhe unë do luftoj që ta ndal. Që në klasë të parë shkon në After School ai. A nuk është kurs privat?

Marrja e masave për maturanët duhet të ishte bërë që më herët. Kur dikush tha jemi në buzë të greminës, ne e kemi marrë tatëpjetën dhe skemi për të ndaluar më. Dolën e na thanë me poste, e keni të sigurtë maturën. Unë prandaj vij në kamera, që t’i them gjërat troç. Ti nuk ke pse të kesh frikë nga kamera, unë do ta dëshiroja kamerën.

S’ka nevojë të bërtasësh, të dalësh atje me ulërima. Ta provojnë edhe njëherë thoshte Besa Shahini, ata vazhdonin prapë. Vije në rregullore dhe mbaroi puna. Shkoni e kërkoni një dokument për maturën shtetërore. Që kur ka filluar matura në 2006, më thoni sa mësues janë penalizuar. Rreth 57 mësues, 27 prej të cilëve kanë dalë nga sistemi për shkak të moshës.

Unë jam që të paguhen mësuesit atë ditë për administrimin. Të jenë edhe 10 mijë mësues. Nuk ka pse i bën qejfin një nxënësi me aftësi ndryshe, ai ka nevojë për një trajtim të mirë, por jo t’ja nxjerrësh 10, sepse e mashtron atë.

Vendimi për rishikimin e testit është vendimi më i padrejtë që është marrë. E para rivlerësimi do të vërë në dyshim aftësitë që ka çdo mësues që janë 10 vite e sipër që janë vlerësues, ndërkohë që mësuesi që do të gjykojë rivlerësimin është mësuesi i shkollës me 2 vite eksperiencë. Po e ka pasur nxënës nëpër kurse, drejtori i shkollës i thotë bëje se e kemi tonin.

Për një doppio rakie ne shesim votën dhe jo më një notë provimi. Gjithë nxënësit do të mendojnë se u është ngrënë nota. Rivlerësimi do të bëjë një gjë, që mësuesit që të jenë brenda, do i shtojnë notën nxënësve dhe ankesa nuk do të ketë”, u shpreh Mehmeti.

Etiketa: maturaMEhmetirishikim

Lajme të lidhura

Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më
Aktualitet

Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

14:17 - 12/07/26
Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi
Aktualitet

Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

14:03 - 12/07/26
Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës
Aktualitet

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

11:37 - 12/07/26
Para
Ligji i ri i BE-së revolton gjigandët e teknologjisë

BE-ja i bashkohet Konventës së Stambollit për luftimin e dhunës ndaj grave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më
Aktualitet

Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

14:17 - 12/07/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në Bashkinë Berat. Një 15-vjeçar, që ishte duke punuar me...

Lexo më shumë
Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

14:03 - 12/07/26
Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26
Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

12:00 - 12/07/26
Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

11:37 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com