GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rit satanik në bregdetin shqiptar, një person mbyt qenin si sakrificë për demonët(Video)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rit satanik në bregdetin shqiptar, një person mbyt qenin si sakrificë për demonët(Video)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një video e publikuar ka ngritur alarmin për një problematikë të rëndë në vendin tonë, ajo e vrasjeve apo vetëvrasjeve enigmatike përmes riteve satanike apo të sekteve të tjera. Në videon e publikuar duket një person i veshur me një pelerinë të zezë, pranë bregdetit në orët e vona të mbrëmjes që mban në duar një qen dhe përpiqet ta mbysë. Ndërkohë persona të tjerë që qëndrojnë në distancë prej tij e filmojnë.

Këto pamje janë komentuar nga eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço në AbcNews.
“Në brigjet shqiptare sidomos gjatë verës edhe për shkak të disa elementëve që u duhen atyre, mundohen të kryejnë disa rituale pranë plazheve ku ndër vite ka pasur informacione për kafshë të ngordhura dhe të djegura. Unë këtë video e kam parë dhe më shumë kam lexuar komentet. Ajo që kam kuptuar është se ata kanë bërë një ritual me një gjuhë që nuk kuptohej. Nuk e kanë sakrifikuar dot kafshën dhe janë futur në det për ta mbytur. Vetëm kështu mund ta kuptoja”, u shpreh Karamuço.

Sipas tij video mund të jetë xhiruar në Patok, Seman ose Velipojë. Dyshimet janë se këto akte kryhen nga grupet rinore që vijnë nga jashtë. “Informacionet e mëparshme kanë qenë për Velipojën, Patokun, pse jo edhe për Semanin. Informacionet paraprake kanë qenë për disa party rinore që vijnë edhe nga jashtë. Këto video kanë edhe një specifikë. I shpërndajnë me njëri tjetrin që e kanë bërë ritualin dhe më pas ka rrjedhur kjo video. Problemi i Shqipërisë është se kemi shumë pak njohuri. Kjo veprimtari ka elementë kriminalë. Videot janë hequr sepse ai që i mëson i ka kërkuar të hiqen videot. Shumica prej këtyre videove kanë disa kode që ne nuk i kuptojmë. Aty mund të shohim që mund të jetë sakrifikuar një kafshë por nuk identifikojmë dot grupin dhe as kultin”, tha ai.

Arsyeja pse shpesh herë këto grupe zgjedhin qentë për t’i sakrifikuar është fakti që janë lehtësisht të gjendshëm në rrugë. “Qentë zgjidhen pasi gjenden kollaj në rrugë. Pasi ata kërkojnë thjesht një frymor për ta realizuar”, deklaroi Karamuço.

Etiketa: demonqenerit

Lajme të lidhura

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome
Aktualitet

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

22:07 - 29/11/26
Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë
Aktualitet

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

21:51 - 29/11/26
Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26
Para
Inceneratorët/ A u shkelën procedurat? Ja si përgjigjet drejtoresha e APP

Inceneratorët/ A u shkelën procedurat? Ja si përgjigjet drejtoresha e APP

Discussion about this post

TË FUNDIT

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani
Sport

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani

22:25 - 29/11/26

Është mbyllur java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, me pesë përballje që sollën gola, rivalitet dhe ndryshime në renditjen...

Lexo më shumë
‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

22:07 - 29/11/26
Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

21:51 - 29/11/26
Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26
Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

20:48 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com