GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Ritet e veçanta të ndërrimit të viteve në Shqipëri dhe botë

07:45 - 31/12/24
në Art & Kulturë, Lifestyle
Kohë leximi: 6 min
A A
Ritet e veçanta të ndërrimit të viteve në Shqipëri dhe botë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë botën dhe është një festë që bën bashkë anëtarët e familjes dhe njerëzit më të dashur.

Në shumë vende, festimet e Vitit të Ri fillojnë në mbrëmjen e 31 dhjetorit dhe vazhdojnë në orët e para të 1 janarit.  Njerëzit, në anë të ndryshme të botës festojnë këtë natë me mënyra të ndryshme, por të gjithë besojnë se dëshirat e tyre do të realizohen në vitin që pason.

Festimi i Vitit të Ri është një ndër traditat më të vjetra rituale e shprehur gati tek të gjithë popujt e botës, pa marrë parasysh racën, fenë, kombin dhe përkatësitë e tyre të ndryshme.

Viti i Ri është festa e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella.

Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë i gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinjtë, si dhe të moshuarit, sikur ata që presin dhuratat, ashtu edhe ata që me kënaqësi i përzgjedhin dhe i dhurojnë ato.

Disa hulumtues mendojnë se kremtimin e festës së Vitit të Ri, më së pari e kanë aplikuar kinezët, ndërsa një grup tjetër mendon se kjo traditë zanafillën e vet e ka nga romakët e vjetër.

Sipas dëshmive ekzistuese materiale të zbuluara deri tani, është vërtetuar se festën e Vitit të Ri më 1 janar, së pari herë, në mënyrë festive dhe rituale, e kanë kremtuar romakët e vjetër dhe për ta kjo festë ishte simbol i fillimit të jetës së re plot shpresa të mira për të ardhmen.

Edhe pse popujt e kremtojnë këtë festë me besim në një fillim të ri dhe më të begatshëm, asaj nuk i gëzohen të gjithë në datën e njëjtë, sepse disa popuj e aplikojnë kalendarin Lunar (llogaritja sipas rrotullimit të Hënës), kurse disa të tjerë atë Solar (llogaritja sipas rrotullimit të Diellit).

Në krahasim me kalendarin solar, i cili është fiks dhe i pandryshueshëm me 365 ditë, ata popuj që kalendarin e tyre e përcaktojnë sipas ciklit Lunar (të hënës) ardhjen e Vitit të Ri çdo vit, nuk e kremtojnë në ditën e njëjtë, sepse sikur dihet, ciklet e hënës janë të ndryshueshme dhe momenti i ndërrimit të mot moteve kremtohet me fillimin e hënës së re, gjegjësisht në muajin shkurt të vitit tonë kalendarik .

Vitin e Ri Lunar, sot më tepër si festë tradicionale popullore e festojnë në Kinë, Indi, Japoni, Vietnam, si dhe në disa shtete të tjera të Lindjes, dhe atë paralelisht, së bashku me kremtimin e Vitit të Ri Solar, të përllogaritur sipas kalendarit Gregorian.

Për kinezët, Viti i Ri Lunar është festa e pranverës. Ajo konsiderohet si kremte më e madhe nacionale, e cila shënohet me pompozitet të madh. Në Japoni kjo festë kremtohet me tryeza të begatshme plot me specialitete të rralla tradicionale, e në mesnatën e ndërrimit të motmoteve jehojnë 108 të rëna të kambanave nga të gjitha tempujt budistë anë e kënd vendit. Simbolika e 108, nënkupton si vërejtje dhe porosi për largimin e 108 mëkateve të mundshme të njeriut në jetë.

Edhe populli hebre Vitin e Ri e kremton në mënyrë madhështore, sepse ajo edhe sipas mësimeve religjioze, konsiderohet si festë shpirtërore, me të cilën shënohet përvjetori i fillimit të krijimit të Botës. Tek këta data e kremtes është e ndryshueshme për shkak të aplikimit të kalendarit të kombinuar lunar – solar.

Edhe një gjë është karakteristike tek kremtimi çifut i Vitit të Ri: ata në çastin e ndërrimit të motmoteve, kanë vërtet një tryezë të pasur, por në dallim me popujt e tjerë, ajo është e shtruar vetëm me gjëra të ëmbla, pra tryeza e tyre e pasur është e begatshme vetëm me ëmbëlsira.

Në viset e ngrohta të gjysmësferës jugore të rruzullit tonë, Viti i Ri kremtohet në stinën e verës, pa borë dhe mrekullia dimërore me të cilat jemi mësuar në viset veriore, por kjo, aspak nuk e zvogëlon madhështinë e pompozitetit të kremtimit të saj.

Në shumë vende dhe shtete të botës është tradita që Viti i Ri të kremtohet në mënyrë kolektive. Nuk janë të pakta qytete të ndryshme të metropoleve të mëdha botërore, ku banorët e tyre, para çastit të ndërrimit të mot moteve masivisht dalin në qendër të qytetit.

Kjo formë e kremtimit të Vitit të Ri, është tradicionale në shumë kryeqytete të shteteve të Evropës dhe Botës, sikurse është: Parisi, Londra, Roma, Madridi, New York, Moska, Meksiko, Kajro, Tokio … etj.

-Ritet, besimet në ditën e pritjes së Vitin e Ri në vende të ndryshme të botës

Natën e ndërrimit të motmoteve gjatë pritjes së Vitit të Ri, popuj të ndryshëm të botës i karakterizon një spektër i gjerë dhe i larmishëm i riteve, besimeve dhe bestytnive të ndryshme, që janë krijuar si shprehje e dëshirave për: pastrim, largimit të demonëve dhe shpirtrave të këqij, kërkimin e fatit dhe lumturisë, jetës më të pasur dhe më të begatshme…etj. Shumë prej këtyre veprimeve janë të ruajtura dhe kultivohen tradicionalisht edhe sot e kësaj dite.

Tradita kubane për natën e ndërrimit të mot moteve praktikon ngrënien e 12 sardeleve, të një lloji peshku. Besohet se kjo ndikon në rritjen e fatit dhe lumturisë gjatë 12 muajve të vitit të ri pasues. Në Filipine është tejet e rëndësishme që në tavolinën festive familjare gjatë pritjes së Vitit të Ri , të sigurohet sa më shumëllojshmëri ushqimesh. Me këtë akt besohet se viti që vjen do të jetë aq i pasur dhe i begatshëm, sa është e pasur vetë sofra festive e asaj mbrëmjeje.

Në traditën e popujve gati të të gjithë botës fëmijët e lindur më 1 janar, konsiderohen si fëmijët më fatlumë në botë.
Puthja në mesnatë nuk është vetëm shprehje e momentit euforik të kremtimit, por ajo shpreh edhe konfirmimin e bekimit të miqësisë dhe të afërsisë me atë person, edhe gjatë 12 muajve të vitit që po na vjen.

Njeriu i parë, i cili do t’u hyjë në shtëpi pasmesnate, besohet se ai gjatë tërë vitit pasues do të jetë një person fatsjellës për ju dhe besnikërisht mund të mbështeteni në të.

Preferohet që ndonjë punë apo veprim që ju ka mbetur në gjysmë ta përfundoni pikërisht në ditën e ndërrimit të motmoteve. Ky veprim do t’ju sjellë shumë fat dhe punë të mbarë në të gjitha ndërmarrjet tuaja, gjatë tërë vitit të ardhshëm.

Nëse dëshironi që viti i ardhshëm të jetë i lumtur dhe me fat, atë në asnjë mënyrë nuk duhet ta prisni me borxhe. Tentoni që para ardhjes së Vitit të Ri t’i paguani të gjitha borxhet që i keni, sepse kështu viti që vjen do t’u sjellë fillim të mbarë në të gjitha fushat e jetës.

Të gjithë portofolët tuaj këtë mbrëmje mos i lini të zbrazëta, por i mbushni me monedha, sepse kështu besohet se viti i ardhshëm do t’ju përcjellë më shumë begati dhe pasuri.

Thonë që kur të hyn një djalë i vogël në shtëpi, viti do të shkojë mbarë. Akoma më shumë, shqetësimi më i rëndësishëm; të hyjë me këmbën e djathtë. Një traditë që vështirë të zbehet.

Ritet, besimet dhe traditat në ditën e pritjes së Vitit të Ri në Shqipëri

1. Pastrimi i shtëpisë 

Tradita e mamave shqiptare për të pastruar shtëpinë për Vit të Ri vazhdon edhe sot. Xhamat, dyert, tapetet, çdo gjë duhet të jetë e larë që Viti i Ri të na gjejë të rregullt.

2. Mish, mish, mish

Ka gjel deti në tryezë, por mishit nuk i shmangeni dot. Ka mish në pjatën e parë, të dytën, të tretën dhe në çdo pjatë derisa të vijmë te bakllavaja.

3. Leku në byrek ose bakllava

Leku nuk duhet të mungojë sepse ikën fati. Po nëse nuk ka bie leku çfarë të bëjmë? Shohim vitin tjetër.

4.Kush do të hyjë i pari në shtëpi?

Thonë që kur të hyn një djalë i vogël në shtëpi, viti do të shkojë mbarë. Akoma më shumë, shqetësimi më i rëndësishëm; të hyjë me këmbën e djathtë. Një traditë që vështirë të zbehet.

 

Etiketa: Kryesore1ritetShqiperivite

Lajme të lidhura

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Para
Shpenzime të ulëta për festat e fundvitit, shqiptarët përqendrohen tek ushqimet

Shpenzime të ulëta për festat e fundvitit, shqiptarët përqendrohen tek ushqimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com