GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rivalët e Lukashenkos godasin avionin rus

10:22 - 27/02/23
në Aktualitet, Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Rivalët e Lukashenkos godasin avionin rus
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtues të opozitës bjelloruse në mërgim thanë se një avion ushtarak rus është dëmtuar në një sulm me dron pranë kryeqytetit, Minsk. Aliksandr Azarov, lideri i organizatës antiqeveritare bjelloruse BYPOL, e mori përgjegjësinë për sulmin në Telegram.

Avioni i paralajmëruar Beriev A-50 u godit nga shpërthime të shumta pranë bazës ajrore Machulishchy.

Kjo ndodh në kohën e rritjes së bashkëpunimit midis Minskut dhe Moskës.

Sulmet dëmtuan pjesët e përparme dhe qendrore të avionit, si dhe radarin dhe antenën e tij, tha BYPOL në Telegram.

“Këta ishin drone. Pjesëmarrësit e operacionit janë bjellorusë”, tha z. Azarov.

Duke folur për BBC, Franak Viacorka, një këshilltar i liderit të opozitës bjelloruse, tha se sulmi ishte “i gjetur” dhe “i sofistikuar”.

“Ishte gjë shumë e guximshme, sepse bjellorusët janë në një situatë terrori total”, tha ai për BBC Neës.

Ai shtoi se partia opozitare është “ndihmuar patjetër nga vendasit, e ndihmuar nga ushtria” për të shkaktuar dëme në aeroplan. Megjithatë, nuk mund të konfirmohet rrëfimi i opozitës për atë që ka ndodhur.

Si ministria ruse e Mbrojtjes, ashtu edhe ajo e Bjellorusisë nuk janë shprehur ende publikisht mbi incidentin.

BYPOL, grupi që ka marrë përgjegjësinë për sulmin në avion, përbëhet nga ish-oficerë të zbatimit të ligjit, tani kundërshtarë të Presidentit Alexander Lukashenko.

BYPOL është renditur si një organizatë terroriste nga qeveria e Lukashenkos.

Bjellorusia nuk është përfshirë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë, por Lukashenko i lejoi trupat ruse të niseshin në Ukrainë përmes Bjellorusisë. Të dy shtetet kanë marrë pjesë gjithashtu në stërvitje të përbashkëta stërvitore ushtarake gjatë muajve të fundit.

 

Syri

Etiketa: avioni rusdronLukashenkoopozita bjelloruse

Lajme të lidhura

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26
“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
Para
A do hidhej nudo në pishinë për të fituar BBVIP? Si përgjigjet Olta

A do hidhej nudo në pishinë për të fituar BBVIP? Si përgjigjet Olta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com