GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Rivarrimi i eshtrave të Qazim Mulletit, Basha shkon në homazhe

në Lajme, Politikë, Të fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rivarrimi i eshtrave të Qazim Mulletit, Basha shkon në homazhe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot zhvillohet në Tiranë rivarrimi i eshtrave të Qazim Mulletit, pas kthimit të tyre në Shqipëri javën që kaloi.
Nga ora 09.00 deri në 12.30 zhvillohen homazhe në shtëpinë funerale Alba 2000 ku bëri homazhe edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Basha u shpreh se historia duhet të trashëgohet me objektivitet dhe jo me propagandë. “E sotmja është një ditë për të nderuar figurën e tij  dhe për t’i shprehur mirënjohjen pasardhësve të tij”, tha ai.

Basha vlerësoi Qazim Mulletin, ndërsa theksoi se propaganda komuniste njollosi figurën e tij.

“Pavarësisht kësaj, propaganda komuniste njollosi figurën e tij, duke kujtuar me propagandën që denigron figurën e tij

Edhe pse zgjati më shumë se gjysmë shekulli kjo gënjeshtër është e shpërberë. Eshtrat e Qazim Mulletit do të prehen në vendlindjen e tij. Shpreh vlerësimin për organizatorët që bënë të mundur këtë, por edhe të shpreh ndjesën e thellë të PD që në këtë rast dhe në raste të tjera ne nuk mundën ti qëndrojmë fjalëve dhe pozicioneve tona politike për nderimin e atyre figurave politike që i dhanë kaq shumë kombit por u denigruan dhe mbetën në errësirën e krijuar me kast nga regjimi komunist.

Nuk është kurrë vonë të korrigjosh gabim. Prania ime dhe e dy zonjave anëtarë të është shenjë e qartë e kësaj pendese dhe këtij korrigjimi”, u shpreh Basha.

“Ndaj dhënia fund e kësaj propagande, hedhja e dritës shkencore mbi figurat publike dhe kombëtare duke përfshire edhe Qazim Mulletin është një angazhim politik i PD duke filluar me tekstet shkollore dhe duke vazhduar me institucionet”, tha Basha.

Më pas, në 13.00 në xhaminë e Kokonozit tek Pazari i Ri, do të zhvillohen ritet fetare.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në orën 14.00 në varrezat e Shish-Tufinës.

Qazim Mulleti ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare në Romë ndërsa gjatë aktivitetit të tij ai ka qenë kryetar bashkie në Tiranë në vitet 1939-1940 dhe prefekt i kryeqytetit në vitet 1942-1944. Gjatë regjimit komunist ai u largua si emigrant politik në Itali ku edhe u varros pas vdekjes atje.

Në Shqipëri figura e Qazim Mulletit ka nxitur debate dhe interpretime të ndryshme për rolin dhe aktivitetin e tij. Komedia e Besim Levonjës “Prefekti” përqesh dhe tallet me prefektin e Tiranës gjatë kohës së pushtimit fashist, Qazim Mulletin dhe një vartës të tij që ishte drejtues i policisë së Tiranës, Mon Kukaleshi. E folura në dialekt ose me fjalë të huazuara e personazheve është bërë me qëllim shumë e fortë, për të stigmatizuar grupet shoqërore nga vinin personazhet e komedisë. Këto stereotipa gjenden edhe në filmat e tjerë të prodhuar gjatë kohës regjimit komunist.

Gijotina.com/

 

 

Etiketa: Qazim Mulleti

Lajme të lidhura

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Aktualitet

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26
“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real
Breaking Views

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

22:24 - 13/07/26
Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

22:21 - 13/07/26
Para
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet 40 vjeçari në Tiranë

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet 40 vjeçari në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Aktualitet

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26

Protesta e 44-t radhazi kundër qeverisë u mbyll mbrëmjen e së hënës, pasi mijëra qytetarë qëndruan për disa orë përpara...

Lexo më shumë
“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

22:24 - 13/07/26
Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

22:21 - 13/07/26
Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/  “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/ “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

22:06 - 13/07/26
“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

22:01 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com