GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rivlerësimi i pronave deri në shtator 2025, propozohet tatim më i ulët, 2-3%

16:18 - 19/07/24
në Breaking Views, Ekonomi, Ekonomi & Sociale, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Rivlerësimi i pronave deri në shtator 2025, propozohet tatim më i ulët, 2-3%
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Si rrallë herë mazhoranca dhe opozita janë dakord që në vend të zhvillohet një tjetër fushatë rivlerësimi e pasurive të paluajtshme. Në komisionin e Ekonomisë Blerina Gjylameti prezantoi projektligjin për rivlerësimin e pronave, ku tha se afati do të jetë deri në shtator të 2025-ës.

“Propozoj që rivlerësimi i pronave të bëhet nga shtatori i vitit 2024-shtator 2025, por te kemi parasysh që ky është rivlerësimi i fundit që do të bëhet, që vjen si rezultat i referencave të reja të pronave, dhe referencave që do të bëhen efektive në shtator në të gjitha bashkitë”, u shpreh Gjylameti.

Deputetët e opozitës por edhe mazhorancës propozuan që afati të jetë deri në dhjetor të 2025-ës, dhe mos të aplikohet tatimi 5% që ka deklaruar Rama, e që pritet të përcaktohet nga Këshilli i Ministrave.

Frrok Gjini: Tatimi duhet të jetë 3% se do të sjellë më shumë të ardhura në buxhet, nëse do të jetë 5% nuk do të përfitojnë shumë

Edmond Spaho: ne jemi dakord me nismën. Afati të shtyhet deri në fund të vitit 2025-ës. Për normën e tatimit, mendoj se duhet të jetë më e ulët se 5% dhe të shikohet mos e zbresim në 2% tatimin.

Xhelal Mziu: Të jetë 0% tatimi për rivlerësimin e shtëpive, dhe 2% ose 3% të jetë për bizneset.

Erjon Braçe: Të shtyhet deri më 31 dhjetor për shkak të burokracisë dhe ngërçit që ka Kadastra për t’ju përgjigjur qytetarëve. Ulja e tatimit nga 15% në 5% është një ndihmë e madhe. Bën sens që ne të bëjmë një diferencim të shtëpisë së parë, me të dytë, të tretën e me radhë. Që një biznes i ndershëm ka deklaruar një çmim që nuk ka qenë real i ka ngelur në dorë kjo gjë, dhe tani do të përfitojnë, nuk jam për këtë gjë fare.

Nga ky proces do të përfitojnë edhe ata që janë në proces legalizimi.

Nuk mund të realizohet rivlerësimi i atyre që janë në proces legalizimi, pasi ata mund të mos e bëjnë legalizimin dhe ne i bëjmë defakto pronarë. Ne duhet ta caktojmë që përfitojnë ata që kanë bërë legalizimin dhe janë në proces regjistrimi” tha Vullnet Sina

“Po pra ta bëjnë legalizimin vetëm ata që janë të pasur”, ndërhyri Braçe.

Aktualisht nëse shitet një pronë për diferencën mes vlerës së pronës dhe vlerës së shitur paguhet 15% tatim, ndërsa me rivlerësimin për këtë diferencë mes vlerës së shtëpisë dhe asaj të tregut do të paguhet më pak.

Nëse ky projektligj do të miratohet, do të jetë i pesti proces në 13 vite. Rivlerësimi i fundit i pasurive nisi në vitin 2020 dhe mbaroi në gusht të 2022, nga i cili përfituan 110 mijë familje në të gjithë vendin dhe u rivlerësuan 168.200 pasuri. Buxheti i shtetit përfitoi 12.7 miliardë lekë.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1rivleresimi i pasurise

Lajme të lidhura

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
Para
“Rrini gjysmën e kohës në tualet”/ Plas keq te “TIMS”-i, Salianji-socialistëve: Bei erë, po mbroni skandalin

“Rrini gjysmën e kohës në tualet”/ Plas keq te “TIMS”-i, Salianji-socialistëve: Bei erë, po mbroni skandalin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

Sandro Mugnai, një zejtar 56-vjeçar nga San Polo (Arezzo), i cili në vitin 2023 qëlloi dhe vrau fqinjin e tij,...

Lexo më shumë
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com