GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

RMV pranoi propozimin francez, Rama: Më në fund s’ka më asnjë pengesë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
RMV pranoi propozimin francez, Rama: Më në fund s’ka më asnjë pengesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar me 68 vota pro propozimin francez për marrëveshjen me Bullgarinë, që i hap rrugën hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim dhe propozimi u kalua vetëm me votat e shumicës.

Për këtë ka reaguar dhe kryeministri i vendit, Edi Rama i cili është shprehur se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian s’kanë më asnjë pengesë.

Duke renditur “një seri arritjesh”, Rama shprehet se pas vendimit delegacioni shqiptar do të niset të hënën në Bruksel për ta filluar këtë pjesë të re rruge, duke filluar negociatat e anëtarësimit.

“Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian s’kanë më asnjë pengesë! Parlamenti i Maqedonisë së Veriut sapo ia ka ndezur dritën jeshile propozimit të fundit francez. Pengmarrja absurde e Shqipërisë ka marrë fund.

U deshën plot 3 vite të stërmundimshme nga vendimmarrja e Këshillit Europian për t’i hapur rrugë negociatave, që vargmali i pengesave artificiale të ngritura përpara Shqipërisë të rrafshohet tërësisht. 3 vite të tëra top futbolli nëpër fushat e interesave të politikës së brendshme të vendeve anëtare – pa harruar edhe xhagajdurët e mëmëdheut, grata e non grata, që tërë këto vite nuk i lanë dy gurë bashkë, për ta bllokuar Shqipërinë për llogari të interesave mizerabël të politikës së tyre pa fe, pa atdhe, pa din e as iman. 3 vite me gjëma të pandara, nga tërmeti tek pandemia dhe tani mes pasojave të luftës në Ukrainë mbi çmimin e jetesës këtu e kudo në botë. Këto sfida të jashtëzakonshme kanë vënë në sprovë jo thjesht qeverinë, po karakterin tonë si vend, si bashkësi njerëzish dhe si shumicë qeverisëse natyrisht.

Ja kemi dalë përsëri! Siç ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, kur thuajse askush nuk e besonte se do t’ia dilnim, do t’ia dalim edhe me krizën e re që ka sjellë lufta, po edhe me negociatat që do ta bëjnë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian.

Ja kemi dalë pa e ulur ritmin e reformave, të punës e të ndryshimit, pavarësisht premtimeve të pambajtura të BE-së. Do t’ia dalim duke e rritur më shumë ritmin, duke e përmirësuar më tej punën dhe duke e thelluar ende më tepër ndryshimin.

Ja kemi dalë pa u mposhtur nga zhgënjimet e as nga lëndimet jo të lehta të këtyre viteve. Do t’ia dalim duke vazhduar të nxjerrim mësime dhe duke mos ngurruar në korrigjimin e vetvetes.

Ja kemi dalë me kokën lart, duke arritur ta ngremë Shqipërinë në sytë e më të mëdhenjve, aty ku ajo s’ka qenë kurrë, e vlerësuar dhe e respektuar si e barabartë në çdo marrëdhënie ndërkombëtare. Por të mos e harrojmë, ky nuk është fundi i rrugës sonë, por vetëm fillimi i një pjese të re të rrugës për Shqipërinë që duam.

Delegacioni shqiptar do të niset të hënën në Bruksel për ta filluar këtë pjesë të re rruge, duke filluar negociatat e anëtarësimit. Do t’ia dalim në krye edhe kësaj pjese të re përpjekjesh, duke u lidhur më ngushtë me shqiptarët dhe duke e synuar me forca të reja majën ku do ta ngjisim me se s’bën Shqipërinë.

Faleminderit të gjithëve ju, që më mbështesni e inkurajoni apo më ngacmoni e nxini jetën me komentet tuaja.

Faleminderit të gjithë shqiptarëve që me votën e tyre, na e kanë besuar neve, socialistëve e progresistëve, këtë mision historik për Shqipërinë dhe po ashtu, faleminderit, atyre që duke mos na e dhënë votën, na kanë bërë më luftarakë e kokëfortë për misionin e Atdheut tonë të përbashkët.

Faleminderit miqve e partnerëve tanë, që të gjithëve, për mbështetjen, kritikat, por edhe për refuzimet e viteve të fundit, të cilat na kanë ushqyer forcën, kalitur durimin dhe mprehur urtësinë.

Faleminderit në fund, por jo për nga rëndësia, edhe Lindës e fëmijëve, që mbajnë në këtë rrugë barrën e një sakrifice të mundimshme, të cilën veç ata e askush tjetër mund ta kuptojnë dot se çfarë halli është.

Për hajër ❤️”, ka shkruajtur kryeministri.

Etiketa: BEEdi RamaShqiperi

Lajme të lidhura

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend
Aktualitet

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

13:26 - 22/08/26
Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës
Aktualitet

Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

13:15 - 22/08/26
Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme
Aktualitet

Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

12:55 - 22/08/26
Para
“Do filloni punë në shtet…”, ja si mashtruesi përvetësoi shuma të mëdha parash duke gënjyer qytetarët (Emri)

“Do filloni punë në shtet...”, ja si mashtruesi përvetësoi shuma të mëdha parash duke gënjyer qytetarët (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr në Kagjinas të Ersekës, era favorizon flakët dhe situata del jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Kagjinas të Ersekës, era favorizon flakët dhe situata del jashtë kontrollit

15:10 - 22/08/26

Një vatër zjarri është evidentuar në zonën e Kagjinasit, në Ersekë, duke përfshirë edhe një sipërfaqe toke. Sipas të dhënave...

Lexo më shumë
Haradinaj propozon Thaçin për postin e presidentit: Është në nderin tonë si komb

Haradinaj propozon Thaçin për postin e presidentit: Është në nderin tonë si komb

14:48 - 22/08/26
Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)

Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)

14:30 - 22/08/26
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

14:07 - 22/08/26
“Nuk duhet të flasim vetëm për punën”, letrat e asistentes drejtuar Trump trazojnë Shtëpinë e Bardhë

“Nuk duhet të flasim vetëm për punën”, letrat e asistentes drejtuar Trump trazojnë Shtëpinë e Bardhë

14:05 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com