GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

RMV shpall zyrtarisht krizën energjitike

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
RMV shpall zyrtarisht krizën energjitike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Siç edhe ishte paralajmëruar javën e shkuar, Maqedonia e Veriut ka shpallur këtë të martë zyrtarisht krizën energjitike.Kjo gjendje e jashtëzakonshme është parashikuar të zgjasi 30 ditë.Përmes këtij vendimi synohet injektimi i mjeteve në kompanitë energjitike dhe rritja e likuiditetit të tyre.

Kriza energjitike për qytetarët do të ndihet drejtëpërdrejtë në janar, pasi çmimi i energjisë elektrike parashikohet të rritet 8-9 përqind, teksa rreth 65 milionë euro do t’i kalojnë kompanive energjitike nga buxheti i shtetit.Ky fond i akorduar për kompanitë shihet si një formë për të kapërcyer risqet në këtë sektor dhe furnizimin e rregullt të qytetarëve me energji elektrike.

“Qeveria aktualisht është e fokusuar në përballjen me sukses të sfidave të paraqitura nga kriza globale energjetike. Gjendja e krizës energjetike sillet për të përmirësuar funksionimin e kompanive energjetike, për të rritur likuiditetin e tyre dhe për të mos miratuar asnjëherë masa kufizuese që do të ndikonin negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, tha ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.

Shkak për prodhimin e ulët vendas të energjisë elektrike është keqmenaxhimi i hidrocentraleve dhe termocentralëve. Infrastruktura e vjetër dhe mungesa e qymyrit për termocentralet janë shkaqet që çojnë në prodhimim e vetëm 10 për qind të kapaciteteve.

Maqedonia e Veriut importon energji elektrike nga Bullgaria, Serbia, Bosnja dhe Kosova, teksa çmimet mbeten shumë të larta, ndaj kostoja e përballimit të këtyre çmimeve në bursë është shpallja e gjendjes emergjente.

Sipas drejtorit të MEPSO-s, operatorit të shpërndarjes, Kushtrim Ramadanit, rezervat që vendi ka janë me kualitet të dobët, si pasojë dhe prodhimi do të jetë në masë të vogël.Hidrocentralet nuk mun të prodhojnë shumë për shkak të kushteve klimatike dhe keq menaxhimit të tyre, ndaj kjo sjell para një sezon të dimrit me rezerva tejet të ulëta në hidrocentrale dhe rënie të prodhimtarisë edhe nga energjia e ujit.

Etiketa: gjendje e jashtezakonshmeHidrocentral termocentralimportkrize energjitikeRMV

Lajme të lidhura

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik
Breaking Views

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Para
Serbia lobon mosnjohjen e Kosovës si shtet në takime diplomatike

Serbia lobon mosnjohjen e Kosovës si shtet në takime diplomatike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK/ EMRI
Aktualitet

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK/ EMRI

11:52 - 15/11/26

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një jurist të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i...

Lexo më shumë
“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

11:05 - 15/11/26
Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com