GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Robert Aliaj për të birin: Kristi të dalë nga “Big Brother”

22:00 - 16/01/23
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Robert Aliaj për të birin: Kristi të dalë nga “Big Brother”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Robert Aliaj ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për programin Big Brother, që ka “çmendur” shqiptarët.

Aliaj deklaroi se Big Brother është një format televiziv që u drejtohet turmave dhe e “këshilloi” djalin e tij, Kristin, që gjendet brenda shtëpisë së Big Brother, të dalë prej aty, sepse në atë vend mund të qëndrosh vetëm si “lopë që nuk bën asgjë”.

Deklarata

“Të gjithë këto tele-realitete në Shqipëri, por edhe këtej, janë tipike që korrespondojnë me psikologjinë e turmës. Nuk është cudi që turma e ka më të rëndësishme se bukën. Edhe ti lësh pa bukë, nuk dalin me pankarta. Është brenda logjikës së mbijetesës së njerezve të varfër edhe mendërisht. Është ushqimi i këtyre kategorive sociale. Turmat janë shumë të rëndësishme në të gjithë shoqëritë. Kanë rëndësi ekstreme politike dhe shoqërore. Turmat të mbysin sepse nuk kanë logjikë. Janë toksike dhe me pasoja serioze dhe negative. Nxisin intolerancë, diskriminim, trazira sociale. Këto turmat e këtyre tele-realiteteve janë më të çmendura.

Kur jetojmë në vende që kanë probleme ekonomike dhe njerëzit nuk e sigurojnë kollaj mbijetesën, këta njerëz kanë tendenca të shqyejnë dhe të kenë përqasje dhune, rebelimi, për mbijeteën e tyre. Ndërsa aty nuk duan as bukë, asgjë, janë si minj, ku di unë. Kam bërë një artikull ku flisja për psikologjinë e turmave, me sindromën e mizës së kalit. Miza e kalit shkon vetëm në një vend. Kështu më duken, me këtë cilësi, që nuk kanë më shumë se kaq si mision.

Edhe miza e kalit shkon aty se ka ushqim, e ka logjikën. Këta njerëz cfarë kërkojnë, as bukë, as mirëqenie, as standarte, ku di unë… Unë kam bërë disa përpjekje të vakëta dhe e di që nuk i shkon mesazhi. Përpjekjet e mia kanë qenë me pastime shumë të rralla publike, për të dhënë një lloj influence. Kristi është njeri shumë solid dhe i sinqertë, person jo konflikual, person paqësor, kurrë nuk ofendon dhe nuk e ngre zërin. Unë nuk e këshilloj. Edhe kur më tha që kam qejf, i thashë nuk janë vende ku shkoj unë dhe nuk e shoh të arsyeshëm, por ti bëj cfarë të duash. Ai ka qëllimet e veta. Është sfidues, direkt, ka cilësi që besoj se kemi një lloj ngjashmërie.

Nuk është shumë njeri i televizionit, më ka habitur kur mori vendimin për tu futur te kjo Love Story. I thashë çfarë kërkon ti aty? Ishte qesharake fare. Unë do ti thoja dil. Sigurisht duhet të dalë. Jo sepse ai ka vështirësi, por nuk është në habitatin e vetë dhe nuk gjen dot lidhje logjike me gjërat. Sa të përshtatet do ta ketë të vështirë, që të përqafohet me të mosbërit asgjë. Aty duhet të rrish si lopë, si lopët e qumështit”, deklaroi Aliaj.

Etiketa: BBVIPKrisiRobert Aliaj

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Degradon situata në BBV, Kiara shpërthen në lot

Degradon situata në BBV, Kiara shpërthen në lot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26

Sot në orën 10:00 Kuvendi do të mbajë seancën plenare ku në rendin e ditës është një interpelancë me ministrin...

Lexo më shumë
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com