GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Robert Berisha me superlativa për Adelina Ismailin, “thumbon” artistet e reja

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Robert Berisha me superlativa për Adelina Ismailin, “thumbon” artistet e reja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këngëtari i njohur Robert Berisha njihet për deklaratat e tij të papritura dhe shpesh nuk kursen askënd. Por, për Adelina Ismailin ka vetëm fjalë pozitive. Dy artistët janë miq të ngushtë. Historia e njohjes së dyshes nisi që në fëmijërinë tyre, pasi janë rritur së bashku në të njëjtën lagje dhe kanë qenë edhe në shkollë bashkë. Kështu ka treguar Roberti në intervistën e tij në emisionin “Why Not”.

Gjithashtu, ai u shpreh se nuk beson që një këngëtare e ditëve të sotme mund t’i arrijë sukseset që dikur i ka arritur Ismaili.

“Komshinj, me vite të tëra, jemi rritur bashkë, kemi qenë në shkollë të muzikës bashkë, në të mesmen dhe në Akademi. Pastaj në 99-tën lufta, unë ika në Amerikë. E kam pasur shoqe shumë të mirë. S’besoj që do të arrijë sot një këngëtare famën që e ka arritur kjo në vitet ’90, pa rrjete sociale. Edhe çmimet që i ka marrë Adelina Ismaili në vitet ’90, sot disa këngëtare që shprehen ‘Unë kam këtë çmim, atë çmim’ – kjo është vetëm përkohësisht. Kjo e ka marrë me vite të tëra atë çmim, ka qenë më e paguara dhe kjo s’ka mundur të dalë pa sigurim. Kjo ka qenë e izoluar në shtëpi sepse kjo ka qenë yll”.

Ndër të tjera Roberti ka treguar se ka qarë për herë të parë kur ka  kënduar këngën që i ka dedikuar mamasë së tij. Kantautori u shpreh se në momentin që ka nisur të lexojë vargjet të cilat nuk i dinte përmendësh ka shpërthyer në lot.

“Kjo është këngë për nënën, teksti më ka pëlqyer shumë. Dhe është hera e parë që kam qarë atje në kabinë. Duke i lexuar strofat më erdhi për të qarë. Dhe kur një këngëtar nuk e di tekstin përmendësh nuk e këndon me shpirt. Më tha kur të vish pas një muaji e bëjmë përsëri se kemi kohë, por jo se nuk e ke dhënë shpirtin si herën e parë dhe e lamë në këtë vokal”.

 

Etiketa: Adelina IsmailiRobert Berisha

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
Iu gjet kokainë në oborrin e banesës, në pranga 63-vjeçari në Vlorë

Iu gjet kokainë në oborrin e banesës, në pranga 63-vjeçari në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Eurodeputetja ngre alarmin: qeveria shqiptare në vend që të dëgjojë të rinjtë, ka zgjedhur represionin dhe gazin lotsjellës
Aktualitet

Eurodeputetja ngre alarmin: qeveria shqiptare në vend që të dëgjojë të rinjtë, ka zgjedhur represionin dhe gazin lotsjellës

13:53 - 04/11/26

Eurodeputetja Ilaria Salis në ngritur shqetësimin mbi situatën politike në Shqipëri, ku të rinjtë janë ngritur në protesta dhe kërkojnë...

Lexo më shumë
Dita e 23-të e protestës studentore, të rinjtë nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Dita e 23-të e protestës studentore, të rinjtë nisin marshimin në rrugët e Tiranës

13:41 - 04/11/26
Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt BE-së

Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt BE-së

13:35 - 04/11/26
Rama sulmon protestuesit: Të paudhë! Duart e huaja janë futur për të na ndalur

Rusia dhe Irani pas protestave? Diplomatët e NATO-s ‘i tërheqin veshin’ Ramës: Mos e përdor Aleancën…

13:25 - 04/11/26
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja me sa do të shiten

13:07 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com