GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Roberto Mancini flet për duelin me Spanjën dhe beson tek rezultati pozitiv

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Roberto Mancini flet për duelin me Spanjën dhe beson tek rezultati pozitiv
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Roberto Mancini prek edhe tema të tjera gjatë konferencës për shtypin përpara sfidës me Spanjën. Në lojë është një biletë në finalen e madhe të Euro 2020, ndeshje të cilën kombëtarja e kaltër dëshiron ta luajë me çdo kusht.

Trajneri i Italisë merr në mbrojtje Ciro Immobilen. Sulmuesi i Lazios ka marrë kritika të shumta pas veprimit te goli i parë në triumfin 2-1 ndaj Belgjikës. “Ai fitoi ‘Këpucën e Artë’ dhe ka shënuar shumë gola në vitet e fundit.

Në turne si Europiani apo Kupa e Botës, ai që kritikohet më shumë të zgjidh ndeshjet. Ne po aplikojmë një ide loje ndryshe dhe precize. Duam ta komandojmë vetë ndeshjen, duam të kemi kontrollin e lojës.

Kundërshtarët mund të na vënë në vështirësi, por Italia e ka në traditë të reagojë dhe t’i bëjë keq atyre që ka përballë. Ndaj Spanjës do të ketë momente kur duhet të shfaqemi madhështorë në mbrojtje, për të penguar kundërshtarët.

Gjithsesi, ne jemi gati të japim gjithçka, duam t’i bëjmë italianët krenarë për kombëtaren dhe duam t’ia dedikojmë finalen Spinazzolës. Tensioni do të vijë në rritje, por duhet të zbresim në fushë të ftohtë, në mënyrë që të mos bëjmë gabime.

Spanja? Janë ekip i madh, nuk ka ndeshje të lehta në gjysmëfinale. Ata shkëlqejnë prej vitesh, edhe pse kanë bërë ndryshim brezi në kombëtare, sot kanë më shumë lojtarë të rinj. Kanë lojtarë të aftë dhe një trajner të tillë.

Luis Enrique ka fituar Champions League me Barcelonën, por jo vetëm kaq. Edhe te Roma ka zhvilluar një futboll të bukur. Po flasim për një trajner shumë të mirë“, deklaron trajneri italian, i cili ndalet edhe te mungesa e tifozëve.

“Është e padrejtë që në Ëembley nuk do të ketë tifozë nga Italia dhe Spanja. Ata janë e bukura e kësaj loje, kështu që e përsëris: është e padrejtë që stadiumi nuk do të jetë i ndarë mes tifozëve tanë dhe të Spanjës“, deklaroi Mancini. 

Lajme të lidhura

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!
Breaking Views

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

22:00 - 14/11/26
Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë
Sport

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit
Sport

Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit

08:52 - 14/11/26
Para
Gjermani/ Qytetarët nuk paraqiten për të bërë vaksinat

Gjermani/ Qytetarët nuk paraqiten për të bërë vaksinat

TË FUNDIT

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku...

Lexo më shumë
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

22:00 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com