GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rokada politike e lë Velipojën mes pirgjeve të mbeturinave (FOTO)

18:06 - 22/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Rokada politike e lë Velipojën mes pirgjeve të mbeturinave (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Xhevat Krasniqi udhëton prej vitesh nga Norvegjia drejt Velipojës për të bërë një muaj të plotë pushimesh verore, pasi i pëlqen deti, rëra kurative, mikpritja dhe ushqimi i mirë.

Megjithatë, burri me origjinë nga Kosova mbeti i zhgënjyer këtë sezon.

“Mendova se do ishte më mirë, por e gjeta katastrofë,” tha Krasniqi, duke nënkuptuar pirgjet e mbeturinave të shpërndara ngado. “Më thanë sa të vijë kryetari i ri do pastrohet, por kur të vijë ai kemi ikur ne. Duhet heqë kjo mendësi, ku punohet veç për politikë,” shtoi Krasniqi për BIRN.

Velipoja është plazhi më i madh në veri të vendit, i njohur për vlerat e pasura natyrore dhe rërën me përqindje të lartë të jodit. Plazhi rrethohet nga një pyll me drurë të lartë pishe dhe halorë të tjerë. Pikun e sezonit e arrin në muajin gusht, ku numërohen rreth 100 mijë vizitorë në ditë.

Ish-kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia e çeli me ngut sezonin turistik në Velipojë në fund të prillit, por pas humbjes së zgjedhjeve më 14 maj, Velipoja u braktis nga shërbimet publike.

Kryetari i ri i Bashkisë, Benet Beci, u shfaq në Velipojë ende pa marrë detyrën më 10 qershor në një aksion pastrimi, ku u përfshinë edhe forcat e ushtrisë. Beci e konsideroi pastërtinë një  parakusht për zhvillimin e turizmit, por pak ditë më vonë, situata mbetet njëlloj. Në mesin e qershorit, kjo reportere vëzhgoi pirgje të tëra mbeturinash urbane dhe inerte të shpërndara në zona të ndryshme të Velipojës si dhe kazanë të tejmbushur në qendër të saj. Mbeturinat janë kthyer gjithashtu në ushqim për kafshët e rrugës, të cilat i shpërndajnë më tej ato.

Përmes një kërkese për të drejtë informimi, BIRN i kërkoi Bashkisë së Shkodrës dhe shërbimeve publike informacion mbi situatën e rënduar të menaxhimit të mbetjeve në Velipojë, por nuk mori asnjë përgjigje.

Ndërkohë, prefektja e Qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni i tha BIRN se fushatat zgjedhore dhe rezultati i tyre nuk duhet të jenë kurrsesi shkak për shmangien e përgjegjësive.

“Gjithsekush ka një detyrë specifike që duhet ta marrë përsipër dhe t’i përgjigjet asaj. Pavarësisht se ndërrojnë kryetaret, nuk ndërrojnë kryetarët, kemi fushata elektorale, s’kemi fushata elektorale , banorët e bashkisë së Shkodrës duhet të jetojnë si një ditë, përditë. Turizmi duhet të jetë prioriteti ynë,” tha Angoni.

Operatorët e biznesit në Velipojë shprehen të kënaqur me vizitorët vendas dhe të huaj gjatë këtij viti, por janë të ndërgjegjshëm se situata e mbetjeve urbane është një njollë e zezë për imazhin e zonës.

“I bëj thirrje bashkisë, atyre që do marrin drejtimin e ri, të kenë një koordinim më të mirë me bizneset për pjesën e pastrimit. Velipoja të ketë panoramë tjetër sa i përket pastrimit,” tha Lekë Marku, operator turistik në Velipojë. Ardit Behri, një tjetër operator turistik, i tha BIRN se pastrimi lë shumë për të dëshiruar dhe se situata e mbetjeve është veçanërisht e papranueshme për turistët e huaj.

“Duhet të merren masa, të zë syri mbeturina kudo, si ne qëndër, ashtu dhe në zona më periferike. Tashmë Velipoja frekuentohet nga turistë të huaj, për të cilët diçka e tillë është e papranueshmë dhe marrim ankesa të vazhdueshme,” përfundoi Behri./ BIRN

Etiketa: plehraVelipoja

Lajme të lidhura

Aksidenti, përplaset për vdekje 37-vjeçarin në Belsh, arrestohet shoferi i kamionit
Aktualitet

Aksidenti, përplaset për vdekje 37-vjeçarin në Belsh, arrestohet shoferi i kamionit

12:50 - 28/12/25
Bllokoi rrugën në një festë në Vaun e Dejës, i gjendet kanabis në makinë
Aktualitet

Bllokoi rrugën në një festë në Vaun e Dejës, i gjendet kanabis në makinë

11:18 - 28/12/25
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore
Aktualitet

Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

10:11 - 28/12/25
Para
U rrëmbyen nga serbët, Gjykata jep paraburgim për policët e Kosovës

Britania e Madhe kërkon lirimin urgjent të tre policëve kosovarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksidenti, përplaset për vdekje 37-vjeçarin në Belsh, arrestohet shoferi i kamionit
Aktualitet

Aksidenti, përplaset për vdekje 37-vjeçarin në Belsh, arrestohet shoferi i kamionit

12:50 - 28/12/25

Një 37-vjeçar ka humbur jetë dje si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor “Çepe–Belsh”. Policia bën me dije se...

Lexo më shumë
Spalletti i vuri pseudonimin Zhegrovës, ‘Zeppetta’, reagon sulmuesi dardan

Spalletti i vuri pseudonimin Zhegrovës, ‘Zeppetta’, reagon sulmuesi dardan

12:46 - 28/12/25
Pesë serbë tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin e Kosovës, mes tyre një ish-ushtarak

Pesë serbë tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin e Kosovës, mes tyre një ish-ushtarak

12:34 - 28/12/25
Vdes Brigitte Bardot, legjenda e ekranit francez dhe simboli i kinemasë së shekullit XX

Vdes Brigitte Bardot, legjenda e ekranit francez dhe simboli i kinemasë së shekullit XX

11:41 - 28/12/25
Bllokoi rrugën në një festë në Vaun e Dejës, i gjendet kanabis në makinë

Bllokoi rrugën në një festë në Vaun e Dejës, i gjendet kanabis në makinë

11:18 - 28/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com