GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

“Roma” dhe Mourinho “dehin” Tiranën, spektakël para 18 mijë tifozëve

10:36 - 12/08/23
në Lajme, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Roma” dhe Mourinho “dehin” Tiranën, spektakël para 18 mijë tifozëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Roma e Murinjos rikthehet në Tiranë pas 444 ditësh dhe këtë herë jo për të diskutuar një trofe, por për të luajtur një miqësore kundër kampionëve në fuqi të Shqipërisë, Partizanit.

Për herë të fundit trajneri portugez, Zhoze Murinjo, drejtoi verdhekuqtë në “Air Albania” më 25 maj 2022, ku festoi me trofeun e Ligës së Konferencës, pasi mposhti 1-0 Fejnordin në finale.

Në Romë, ky trofe do të mbahet mend gjatë, sepse ishte i pari në historinë e klubit në kompeticionet e UEFA-s. Sot romanistët përveçse do të jenë nostalgjikë për finalen e vitit të kaluar, e sigurt është që do të gjejnë edhe një atmosferë fantastike, të ngjashme me atë kundër Fejnordit.

“Panorama Sport” mëson se deri dje në mbrëmje ishin shitur rreth 18 mijë bileta, që do të thotë se stadiumi po shkon drejt “sold out”-it. Në treg janë hedhur vetëm 19 mijë bileta për shkak se në dy sektorë anësorë të stadiumit, FSHF-ja i ka mbyllur prej stolave që janë thyer në derbet Tirana-Partizani.

Biletat vijojnë të jenë në shitje në një numër të kufizuar dhe vetëm në sektorët anësorë. Me siguri gjatë ditës së sotme do të shiten të gjitha dhe stadiumi do të ketë një pamje fantastike.

BRENDA DITËS – Klubi verdhekuq ka zgjedhur të mos udhëtojë një ditë para ndeshjes drejt Tiranës, nisur edhe nga afërsia mes dy kryeqyteteve, teksa udhëtimi me avion çarter nuk zgjat më shumë se 1 orë e 25 minuta.

Roma mbërrin sot në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 11:45, për t’u akomoduar menjëherë në hotelin “MAK Albania”, që ndodhet vetëm pak metra larg stadiumit ku do të zhvillohet në 20:00 miqësorja ndaj Partizanit.

Italianët kanë parashikuar të qëndrojnë diku te rreth 11 orë në Tiranë, pasi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes do të marrin rrugën drejt Rinasit për t’u kthyer në Romë.

Etiketa: ndeshjaPartizaniRoma

Lajme të lidhura

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari
Aktualitet

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari

17:50 - 15/12/25
Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?
Breaking Views

Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?

17:48 - 15/12/25
PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit
Aktualitet

PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit

17:40 - 15/12/25
Para
Zyrtare/ Harry Kane te Bayern Munich, prezantohet “bomberi” anglez

Zyrtare/ Harry Kane te Bayern Munich, prezantohet “bomberi” anglez

Discussion about this post

TË FUNDIT

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari
Aktualitet

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari

17:50 - 15/12/25

Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për një 21-vjeçar, banues në Fier. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në...

Lexo më shumë
Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?

Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?

17:48 - 15/12/25
PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit

PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit

17:40 - 15/12/25
Dosja Sky ECC/ Pas goditjes në Mal të Zi, Rraja–Sefa flasin për arrestimet: “Neve s’kanë ç’na bëjnë”

Dosja Sky ECC/ Pas goditjes në Mal të Zi, Rraja–Sefa flasin për arrestimet: “Neve s’kanë ç’na bëjnë”

17:28 - 15/12/25
Tensione para Kryeministrisë/ Lapaj përplaset me policinë: “Jemi shqiptarë, jo jashtë gardhit”

Tensione para Kryeministrisë/ Lapaj përplaset me policinë: “Jemi shqiptarë, jo jashtë gardhit”

17:04 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com