GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Romeo Kara paralajmëron arrestime “VIP” dhe lëkundje të elitës politike: Numërimi…

në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
Romeo Kara paralajmëron arrestime “VIP” dhe lëkundje të elitës politike: Numërimi…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një epokë po mbyllet, një tjetër po fillon. Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj shënon një tjetër goditje të fortë në luftën kundër korrupsionit në nivelet më të larta të politikës shqiptare. Po a është ky vetëm fillimi i një serie “VIP”-ash që do të bien para zgjedhjeve? A do të guxojë SPAK-u të shkojë edhe më lart? Në këtë intervistë ekskluzive për gazetën “SOT”, juristi dhe analisti i njohur, Romeo Kara analizon prapaskenat e kësaj lëvizjeje, implikimet e saj dhe rrezikun e një përballjeje të drejtpërdrejtë të SPAK-ut me elitën e vjetër politike. Nga raporti i fundit i DASH për pastrimin e parave te Berisha dhe dhëndri i tij, te çështja e Gërdecit dhe fati i Shkëlzen Berishës, e deri te pretendimet e Ilir Metës nga burgu, Kara nuk lë asgjë pa prekur. A është ky momenti kur drejtësia e re do të kapërcejë vijën e kuqe? Kush do të jetë i radhës? Përgjigjet e tij, pa filtër, i gjeni më poshtë.

-Z.Kara, si e shikoni arrestimin e Erion Veliajt? A ishte i pritshëm apo i befasishëm për ju?

Duke parë dinamikën e ngjarjeve në të gjithë kompleksitetin e tyre, stereotipin tashmë të vulosur katërcipërisht të qeverisjeve të të gjitha llojeve si grabitëse të pasurive publike, aferat e një grupi jo të vogël drejtuesish të Bashkisë Tiranë, të cilët janë nën arrest prej pothuajse një viti, etj, kanë parapërgatitur prej kohësh opinionin publik, jo vetëm për këtë arrestim, por për të gjithë qeveritarët dhe ish-qeveritarët.

-Mendoni se do të ndodhin të tjera goditje “VIP” para zgjedhjeve? A do të shkojë SPAK më lart se Erion Veliaj?

Kam besimin e plotë se SPAK-u, pas muajsh e vitesh hetime për një sërë aferash të ditura dhe të paditura, tashmë ka hyrë në fazën finale të përballjes drejtpërdrejt me politikën e lartë të korruptuar dhe pikërisht me elitën e kësaj politike të të gjitha krahëve. SPAK-u ka kohë që e ka tejkaluar nivelin e Veliajt, pasi është fakt i pamohueshëm se Berisha dhe Meta janë dy nga majat e ajsbergut të korrupsionit shqiptar. Janë dy ish-presidentë dhe ish-kryeministra gjithashtu, ku njëri është në gjendje arresti me burg dhe tjetri nën akuzë me detyrim paraqitjeje. Po, SPAK-u do të shkojë hap pas hapi te çdo sfidë për të cilën ai është krijuar. Shumë shpejt do të kemi të tjerë pushtetarë dhe ish-pushtetarë të thirrur prej tij dhe sigurisht të tjera arrestime, dhe kjo gjë dihet e ndihet edhe nga vetë zullumqarët e politikës, të cilët po hyjnë në këtë fushatë zgjedhore sikur janë në hall dhe jo me entuziazmin e dikurshëm.

-Si e komentoni raportin e fundit të publikuar nga DASH, ku merret si shembull Sali Berisha dhe dhëndri i tij për pastrimin e parave?

Është padyshim një qëndrim konsekuent amerikan, i cili rikonfirmon papajtueshmërinë e tij me korrupsionin, frymëzuesit e tij dhe lojërat justifikuese me Sorosin dhe LGBT-në, të stisura nga fantazia diabolike berishiane. Asnjë lloj alibie berishiane nuk mund të fshehë kullat, pronat e pafundme dhe batërdinë e Berishës me pasuritë publike, abuzimin e tij me pushtetin, frymëzimin e korrupsionit dhe marrjen peng të institucioneve. Berisha e ka fituar me plot meritë statusin e strumbullarit të krimit dhe korrupsionit shqiptar.

-Pse Berisha sulmon SPAK-un dhe kërcënon se do të shkrijë drejtësinë e re? Mos ka informacione se do të ketë një akuzë të re për 21 Janarin?

Berisha e di se ndaj tij ka kohë që ka filluar numërimi mbrapsht dhe fundi i tij është shumë afër.
E vetmja alternativë që i ka mbetur është destabilizimi total i strukturës shtetërore, rrënimi i institucioneve dhe sidomos atyre të drejtësisë. Këtë gjë e ka bërë që nga viti 1992 dhe sidomos në mënyrë të hapur prej momentit të shpalljes “non grata” më 19 maj 2021. Berisha është armiku dhe rreziku më i madh publik sot, është kryesfida e SPAK-ut, e krejt sistemit të drejtësisë dhe e të gjithë shqiptarëve që aspirojnë për një shtet ligjor, shtet të së drejtës dhe të shanseve të barabarta, ku sovran do të jetë populli dhe vetëm populli. Aferat që do të zbardhen nga drejtësia ndaj tij do të jenë të panumërta dhe të gjitha në vijë logjike me njëra-tjetrën, prandaj ai e di mirë se përballjen ligjore e ka të humbur, kështu që ëndërron shmangien e kësaj përballjeje nëpërmjet shantazhit dhe destabilizimit.

-Mendoni se hetimet e dosjes së Gërdecit do të shkojnë deri te Shkëlzen Berisha?

Padyshim që po. Jo më kot ai është “nderuar” njësoj si babai i tij me titullin e “lartë” Non Grata nga State Department. Gjynahet do të lahen patjetër, si në këtë botë ashtu edhe në atë botë.
Korrupsioni dhe babëzia për fitime nga Familja Non Grata morën 28 jetë të pafajshme, midis tyre edhe fëmijë, dhe rrafshuan qindra shtëpi. Jo më kot ai shpërthim është quajtur Hiroshima e korrupsionit. Ajo çështje tashmë duhet gjykuar për korrupsion dhe me të pandehur pikërisht babain dhe të birin, të cilët bënë kurban aty edhe baxhanakun e tyre. Për mua personalisht, e gjithë qeverisja e Berishës duhet të jetë objekt hetimi i SPAK-ut.

-Po akuzat e Metës nga burgu, se po e kërcënojnë me jetë, dhe deklarimet e tij se do të kandidojë në zgjedhje, si i komentoni?

E pamë se për çfarë lloj kërcënimi bëhej fjalë, thjesht një kontroll rutinë brenda çdo rregulli në qelinë e tij. Askujt nuk i duhet jeta e tij, bile as vetë atij, kështu që do të ishte më mirë ta mbanin nën regjimin 41 bis, që ai të mos kishte mundësi të dëmtonte veten e tij. Mos e merrni shumë seriozisht Liken, sidomos tani që e kanë braktisur bashkëpunëtorët dhe familjarët gjithashtu. Likja jeton vetëm me gajret, delirancë dhe sidomos me përrallat e Fahriut. Sidoqoftë, jam duke pritur që ai ta mbajë premtimin e tij se do të bëhet sërish president në moshën 80 vjeç.

-Pse nuk ka deri më tani sekuestrime të plota të pasurive, apo drejtësia është ende në proces hetimi dhe mbledhje provash?

Pikërisht ky do të ishte hapi final dhe më serioz i drejtësisë së re, ndonëse duhen siguruar mirë faktet dhe provat që do të çonin në konfiskimin e tyre nga gjykatat. Sekuestrimet pa prova kanë kosto jo të vogël, nëse gjykata vendos heqjen e tyre. Sidoqoftë, ne duhet të çojmë në veting të gjithë familjarët e politikanëve të korruptuar deri në shkallën e katërt, ashtu siç edhe ligji dhe Bibla e parashikojnë.

Etiketa: JuristRomeo KaraSpakVIP

Lajme të lidhura

Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend
Aktualitet

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi deputetëve demokratë i kërkon Kuvendit mocion me debat

13:45 - 22/06/26
“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit
Aktualitet

“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

13:18 - 22/06/26
Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë
Aktualitet

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

12:52 - 22/06/26
Para
Punonjësi i “Banaking” aksidentohet në vendin e punës dhe rrezikon shikimin. Policia nuk raporton ngjarjen

Punonjësi i “Banaking” aksidentohet në vendin e punës dhe rrezikon shikimin. Policia nuk raporton ngjarjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu
Breaking Views

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu

18:45 - 22/06/26

Rezistenca prej më shumë se 20 ditësh e ka shndërruar "revolucionin flamingo” në një nga lëvizjet më të medha qytetare...

Lexo më shumë
Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

17:41 - 22/06/26
Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

17:31 - 22/06/26
Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

17:11 - 22/06/26
Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

15:29 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetmeritbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabet