GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Ronaldo i kundërpërgjigjet Luizit dhe Kiarës: Për ta njohur një njeri jepi pushtet

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Ronaldo i kundërpërgjigjet Luizit dhe Kiarës: Për ta njohur një njeri jepi pushtet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Episodi i parë i emisionit më të ri të Kiara Titos ‘Kepi i Vipave” ka ngjallur reagime të shumta.

Një koment i ish-banorit të Big Brother VIP Albania 2 dhe tani pjesëmarrës në “Kepi i Vipave”, Ronaldo Sharka ka marr vëmendje të madhe.

Ronaldo në transmetimin e episodit të parë tha se këtë format duhej ta moderonte ai dhe jo Kiara.

Kaq ka mjaftuar që të reagonte fillimisht partneri i Kiarës dhe fituesi i BBVA 2, Luiz Ejlli dhe më pas vet moderatorja.

Përmes një story në Instagramin e tij ai tha se donte të kishte qenë pranë Kiarës për ta mbështetur dhe se të gjithë do të merrnin “përgjigjet që meritojnë.”

Por, nuk e la me kaq, përmes një postimi tjetër, ai i thotë Ronaldos që të vijë e të marrë 5 mijë eurot, meqenëse do mbetet pa punë.

Ndërkohë, moderatorja në një reagim në Instagram e quajti Ronaldon fansin e Luizit. Megjithatë nuk ka munguar përgjigja e Ronaldos, i cili në një video të gjatë në Instagram ka bërë një reagim ndaj çiftit. “Dua të sqaroj diçka se unë nuk kam sharë dhe ofenduar në asnjë moment Kiarën si individ apo si prezantuese, megjithëse mendimi im është i imi, që Kiara nuk është prezantuese për formate të tilla, Kiara mund të jetë prezantuese shumë e mirë për formate të tjera, por ky është mendimi im dhe nuk kam pse ta fsheh sepse ne nuk jetojmë më në komunizëm, e dyta nuk dua të merrem me muhabetet kalamajsh sepse zotëria në fjalë për pak ditë bën 38 vjeç, por pasi Luizi tha eja në Korçë dhe merri ato pesë mijë euro, do të pyesja pak Luizi e mban mend arsye dhe motivin kur u futa për herë të dytë në BBVA, për çfarë mi ke premtuar ato pesë mijë euro, a të bën të ndihesh pak keq kjo deklarata që ke bërë sot, a nuk ndihesh pak në faj për këtë Luiz, po ta kujtoj unë pra, për humbjen e tim atë”, ka thënë Ronaldo.

Sharka e quajti Luizin mosmirënjohës dhe se po tenton të krijojë armiq imagjinar dhe anti-heronj që vet të duket hero në sy të publikut.

Ai foli edhe për Kiarën duke thënë se zhgënjimi më i madh për të nuk është Luizi, por moderatorja, pasi ai e ka mbrojtur kur ajo i kishte pothuajse të gjithë kundër.

“Por zhgënjimi më i madh nuk është nga Luizi, por zhgënjimi më i madh ka qenë nga Kiara Tito që e kam dashur, respektuar dhe trajtuar si motër, e kam këshilluar si motër, e kam mbrojtur shumë herë, madje edhe kur nuk ka patur të drejtë, dhe Kiara sot në vend që të shuante këtë sherrin imagjinarë të Luizit, doli publikisht dhe i hodhi benzinë zjarrit, Kiara nuk reagoi për atë që thash, Kiara nuk mbrojti moderimin, por bëri një postim pasi e bëri Luizi, Kiara mos e harro e dashur se kur të gjithë shqiptarët pothuajse kërkonin që ti të dilje nga Big Brother sepse po i prishje lojën Luizit dhe të bullizonin e masakronin me komente unë kam dalur dhe të kam mbrojtur publikisht, ti sot çfarë bëre e dashur?”.

“Dhe për ta mbyllur më vjen keq Luiz Ejlli, më vjen keq që nuk po e shijon famën dhe nuk po i merr të mirat që kjo gjëja ty mund të sjell, por kot nuk thonë ‘për ta njohur një njeri jepi pak fare pushtet’, gjithë të mirat dhe mirë u pafshim në televizion”, përfundoi Ronaldo.

https://www.instagram.com/reel/CuPq5ekvBfx/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==

 

Etiketa: Ronaldo

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!

13:35 - 03/10/26
Para
Detajet, racizmi ndaj Vinicius shton masat e policisë në La Liga

Detajet, racizmi ndaj Vinicius shton masat e policisë në La Liga

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com