GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport Qatar 2022

Ronaldo reagon pas eliminimit nga Kupa e Botës: Ishte e bukur …

16:36 - 11/12/22
në Qatar 2022, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Goli iu dha Fernandes, shikoni reagimin epik të Ronaldos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Portugalia e Cristiano Ronaldos e mbylli Kupën e Botës Katar 2022 në fazën çerekfinale teksa luzitanët u eliminuan pas disfatës 1-0 ndaj Marokut.

Ishte mundësia e fundit për CR7 që të triumfonte në Botëror dhe sigurisht nuk mund të mungonin lotët e sulmuesit në fundin e sfidës. Një Botëror që për Ronaldon nisi me një gol në sfidën hapëse ndaj Ganës në fazën e grupeve duke u shndërruar në lojtarin e vetëm që shënon në pesë Kupa Bote ndërsa më pas rrugëtimi vijoi me polemika pasi trajneri Fernando Santos e uli në stol.

Së fundmi, 37-vjeçari ka reaguar në Instagram aty ku thekson se ëndrra për të fituar Kupën e Botës ishte e bukur për aq sa zgjati ndërsa nuk mungoi edhe një “thumbim” ndaj kritikëve me Ronaldon që shprehet se tashmë është koha që specialistët të flasin dhe të nxjerrin përfundimet e tyre.

Reagimi

“Fitimi i Kupës së Botës me Portugalinë ishte ëndrra më e madhe dhe më ambicioze e karrierës sime. Për fat të mirë kam fituar shumë tituj të dimensionit ndërkombëtar, përfshirë edhe me Portugalinë, por vendosja e emrit të vendit tonë në nivelin më të lartë në botë ishte ëndrra ime më e madhe.

Kam luftuar për të. Kam luftuar shumë për këtë ëndërr. Në 5 prezencat që shënova në Kupat e Botës gjatë 16 viteve, isha i shoqëruar gjithmonë përkrah lojtarëve të mëdhenj dhe i mbështetur nga miliona portugez, dhashë gjithçka. Lashë gjithçka në fushë. Unë kurrë nuk iu shmanga luftës dhe kurrë nuk hoqa dorë nga ajo ëndërr.

Fatkeqësisht, dje ëndrra përfundoi. Nuk ia vlen të reagosh në të nxehtë. Thjesht dua që të gjithë të dinë se shumë është thënë, shumë është shkruar, shumë është spekuluar, por përkushtimi im ndaj Portugalisë nuk ka ndryshuar për asnjë çast. Unë kam qenë gjithmonë një person më shumë duke luftuar për golin e të gjithëve dhe kurrë nuk do t’u ktheja shpinën shokëve të skuadrës dhe vendit tim.

Tani për tani, nuk ka shumë për të thënë. Faleminderit, Portugali. Faleminderit Katar. Ëndrra ishte e bukur sa zgjati… Tani, është koha të jem një këshilltar i mirë dhe të lejoj secilin të nxjerrë përfundimet e veta”, shprehet Ronaldo.

Etiketa: kupa e botesRonaldo

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
Broja dëmtohet rëndë në miqësore, largohet me barelë nga fusha

Broja dëmtohet rëndë në miqësore, largohet me barelë nga fusha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com