GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rooney “shkarkon” Ronaldon: Qëndrim i tij, i papranueshëm. Të ulë…

13:42 - 12/11/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rooney “shkarkon” Ronaldon: Qëndrim i tij, i papranueshëm. Të ulë…

Roney

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Wayne Rooney “shkarkon” Cristiano Ronaldon. Në një intervistë ekskluzive për talkSPORT, Rooney shpjegoi se sjellja e ish-shokut të tij të skuadrës ishte e papranueshme dhe beson se kampioni portugez, pas Botërorit, mund të jetë më shumë një barrë sesa pasuri për “Djajtë e Kuq”.

E PAPRANUESHME

Rooney nuk është i impresionuar nga sjellja e fundit e Ronaldos dhe beson se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” duhet të tërhiqet dhe të pranojë vendimet e Ten Hag: “Nuk mendoj se Manchester United është më i fortë me të në fushë.

Le të jemi të qartë, Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të fortë të të gjitha kohërave dhe së bashku me Leo Messin, më të mirët e brezit të tyre, por sjellja që ka pasur nga fillimi i sezonit është e papranueshme. Me këtë qëndrim ai rrezikon ta shpërqendrojë skuadrën, gjë që Manchester United nuk ka nevojë për momentin.

Ten Hag është duke u përpjekur ta rindërtojë skuadrën. Nëse qëndron, duhet të ulë kokën, të punojë dhe të jetë gati nëse dhe kur ka nevojë trajneri. Nëse ndodh kjo, do të jetë një pasuri. Nëse nuk ndodh, do të bëhet një barrë e padëshiruar”.

TEN HAG

Rooney mbështeti Ten Hag dhe menaxhimin e tij të grupit si nga pikëpamja teknike, ashtu edhe karizmatike: “Të jem i sinqertë, nuk e kam takuar atë, por mendoj se po bën shumë mirë. Më thanë se lojtarët dhe stafi janë shumë më të lumtur se sa kanë qenë në dy vitet e fundit.

Nuk është rastësi që për herë të parë në dy ose tri vite, tani kam filluar të shoh një identitet të lojës. Trajneri holandez gjithashtu ka treguar forcë dhe karakter në trajtimin e çështjes së Ronaldos, kështu që është njeriu i duhur për rindërtimin e Manchester United. Mendoj se do të marrë pak kohë, por është hapi i parë për t’u rikthyer në top katërshe dhe Ligën e Kampionëve”.

Etiketa: Premier LeagueRonaldoRooney

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
Befason Fabregas: Në finalen e 2010-ës shpresoja të shënonte Holanda

Befason Fabregas: Në finalen e 2010-ës shpresoja të shënonte Holanda

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com