GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rorositë e Rrumbullakut për Policinë e Kufirit dhe Migracionit/ “Do përballeni me ndjekje penale nëse…”

17:31 - 10/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rorositë e Rrumbullakut për Policinë e Kufirit dhe Migracionit/ “Do përballeni me ndjekje penale nëse…”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sezoni turistik, shërbimi sa më cilësor ndaj qytetarëve, siguria detare për pushuesit në plazhe, ndotja akustike, parandalimi i krimeve kufitare, kontrolli më i mirë i kufirit tokësor, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe për parandalimin e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, emigrantëve nga vendet e treta, janë disa nga porositë që kryepolici Muhamet Rrumbullaku, i ka dhënë drejtuesve të policisë kufitare dhe emigracionit.

Gjithashtu Rrumbullaku ka kërkuar rritjen e vigjilencës në raste fluksi për kapjen e shtetasve në kërkim apo për parandalimin e paligjshmërive, si dhe rritja e standardit të integritetit të trupës policore që shërben në pikat e kalimit kufitar.

Rrumbullaku ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë Kufitare, marrjen e menjëhershme të masave shtesë për të siguruar një shërbim sa më cilësor, duke krijuar lehtësira në lëvizje, nisur nga trendi i rritjes së fluksit të turistëve dhe vizitorëve që përditë e më shumë, po vijnë në vendin tonë, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar, ajror, detar dhe tokësor.

Ai tha se përzgjedhja e një personeli sa më të kualifikuar, është domosdoshmëri, pasi Policia Kufitare është pika e parë e kontaktit të turistëve dhe vizitorëve, me vendin tonë, dhe në këtë aspekt, duhet të jetë një trupë shërbimi e mirëtrajnuar, e shkolluar dhe e përkushtuar.

“Rritje të vigjilencës në kohë fluksesh, pasi sipas marrëveshjeve respektive pothuajse në të gjitha pikat e kalimit tokësor të rajonit, shpesh aplikohet procedura e përshpejtuar, dhe në këtë aspekt, shtetas në kërkim apo elementë të ndryshëm kriminal, që ushtrojnë veprimtari në fushën e trafikimit të armëve, drogës dhe automjeteve, si dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm, mund të përfitojnë për të realizuar qëllimin e tyre kriminal.

Bashkëpunim me homologët respektivë për lëvizje të njëtrajtshme dhe për shkëmbim informacioni, për shtetas me tendenca kriminale në fushën e krimeve kufitare”, u shpreh Rrumbullaku.

Drejtori ka kërkuar që Njësia Detare e krijuar për sigurinë në plazhe, të veprojë në kohë dhe me profesionalizëm, si dhe të sigurohet informacion nga patrullimet tokësore dhe ato në vijën bregdetare, me qëllim parandalimin e ngjarjeve që cenojnë sigurinë e pushuesve.

Gjithashtu, masa të menjëhershme në koordinim me policitë vendore në qarqe, për ndotjen akustike, për sekuestrimin e pajisjeve që gjenerojnë muzikë në kundërshtim me ligjin, si dhe për ndëshkimin ligjor për pronarët dhe administratorët e hoteleve dhe lokaleve që krijojnë ndotje akustike, në dëm të banorëve dhe të pushuesve.

Drejtori i Përgjithshëm ka paralajmëruar drejtuesit e Policisë Kufitare se në rast të mospërmbushjes së këtyre objektivave, nuk do të ketë thjeshtë masa administrative të largimit nga detyra, por do të ketë ndjekje penale për shpërdorim të detyrës, për cilindo që nuk i përgjigjet ritmit dhe kërkesave të reja të bazuara në organigramën e re të Policisë së Shtetit, sipas të cilës Policia Kufitare merr më shumë përgjegjësi në drejtim të parandalimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare.

Etiketa: emigracionkufitarPoliciRrumbullaku

Lajme të lidhura

Aksidenti në Lezhë, viktimat të afërm të Pjerin Ndreut: U prehshi ne paqe Petrit dhe Elona!
Aktualitet

Aksidenti në Lezhë, viktimat të afërm të Pjerin Ndreut: U prehshi ne paqe Petrit dhe Elona!

13:09 - 02/01/26
(VIDEO) Dëbora zbardh rrugën Librazhd–Fushë Studën
Aktualitet

Nisin reshjet e dëborës në veri, autoritetet në gatishmëri

12:59 - 02/01/26
Qiratë në Tiranë rriten ndjeshëm, disa zona arrijnë 1,800 euro/muaj
Aktualitet

Qiratë në Tiranë rriten ndjeshëm, disa zona arrijnë 1,800 euro/muaj

12:30 - 02/01/26
Para
“Sherrniku më tha se targat do ia jepte ‘shefit’”/ Detaje nga hetimet mbi masakrën në Don Bosko

"Sherrniku më tha se targat do ia jepte ‘shefit’”/ Detaje nga hetimet mbi masakrën në Don Bosko

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksidenti në Lezhë, viktimat të afërm të Pjerin Ndreut: U prehshi ne paqe Petrit dhe Elona!
Aktualitet

Aksidenti në Lezhë, viktimat të afërm të Pjerin Ndreut: U prehshi ne paqe Petrit dhe Elona!

13:09 - 02/01/26

Aksidenti tragjik në Lezhë, mëngjesin e sotëm i mori jetën çiftit të bashkëshortëve, Petrit dhe Elona Florini. Kreu i bashkisë...

Lexo më shumë
(VIDEO) Dëbora zbardh rrugën Librazhd–Fushë Studën

Nisin reshjet e dëborës në veri, autoritetet në gatishmëri

12:59 - 02/01/26
Qiratë në Tiranë rriten ndjeshëm, disa zona arrijnë 1,800 euro/muaj

Qiratë në Tiranë rriten ndjeshëm, disa zona arrijnë 1,800 euro/muaj

12:30 - 02/01/26
KQZ gjobit 91 parti politike pas auditimit të raporteve financiare për vitin 2024

Celibashi ultimatum partive: Reforma zgjedhore brenda 6-mujorit të parë të 2026

11:59 - 02/01/26
Zbardhet vrasja me paramendim në Shkodër, 4 persona në pranga

Zbardhet vrasja me paramendim në Shkodër, 4 persona në pranga

11:45 - 02/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com