GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U akuzua për korrupsion, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U akuzua për korrupsion, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për çështjen ndaj ish-shefit të policisë rrugore Roven Zeka, duke e deklaruar atë të pafajshëm për akuzën e korrupsionit pasiv, pasi nuk u provua kryerja e veprës penale.

Ndërkohë, për të pandehurit e tjerë, gjykata ka dhënë këto vendime:

Edison Tabaku u dënua me 3 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u ul në 2 vite burg.

Sokol Navaku u dënua gjithashtu me 3 vite burg, të reduktuara në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënim i cili u konvertua në shërbim prove.

Erges Vrioni u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar u ul në 1 vit dhe u konvertua në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor Blendi Bela për veprën penale të moskallëzimit të krimit. Sipas vendimit, Bela është dënuar me 1 vit burg, dënim i cili është ulur në 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjykata ka vendosur gjithashtu konvertimin e dënimit në shërbim prove.

Si u arrestuan ish-shefat e policisë?

Roven Zeka u arrestua më 19 prill me urdhër të SPAK. Gjithashtu Prokuroria e Posaçme lëshoi urdhërarrest edhe për shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku, si edhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku. Ata akuzohen për korrupsion në një rast ku janë mbuluar pasojat e një aksidenti ku nga përplasja e dy automjeteve, ku 5 persona kanë përfunduar në spital.

Zyrtarët e Policisë Rrugore të Tiranës dyshohet se morën ryshfet për të mbyllur çështjen në rrugë, ndërkohë që asnjë institucion nuk bën me dije se çfarë ka ndodhur me 5 qytetarët e plagosur në atë përplasje mes dy automjetesh me datë 16 prill. Të tre efektivët akuzohen se kanë kërkuar dhe marrë pagesën 2 mijë euro nga biznesmeni Ergest Vrioni, për të mos i arrestuar bashkëshorten që kishte shkaktuar një aksident më 16 prill.

Etiketa: GjykatapafajsiZeka

Lajme të lidhura

“4.3 mln euro për koncert”/ Zhupa përplaset me Gonxhen: Ku ishte urgjenca? Shqipëria s’ka avionë për zjarret o zotëri
Aktualitet

“4.3 mln euro për koncert”/ Zhupa përplaset me Gonxhen: Ku ishte urgjenca? Shqipëria s’ka avionë për zjarret o zotëri

12:00 - 21/07/26
Abuzimi me tenderë 30 mln euro, nis seanca për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 14 të pandehurit e tjerë
Aktualitet

Abuzimi me tenderë 30 mln euro, nis seanca për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 14 të pandehurit e tjerë

11:47 - 21/07/26
E vrau për borxhin e tatuazhit, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani
Aktualitet

E vrau për borxhin e tatuazhit, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani

11:29 - 21/07/26
Para
“Sikur janë bërë me kashtë”/ Berisha: Nuk ka mbetur rrugë e ndërtuar nga Rama-Balluku që të mos jetë shembur

Përplasjet Rama-Spiropali/ Berisha: Ajo parti është lubizuar totalisht, janë në grahmat e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“4.3 mln euro për koncert”/ Zhupa përplaset me Gonxhen: Ku ishte urgjenca? Shqipëria s’ka avionë për zjarret o zotëri
Aktualitet

“4.3 mln euro për koncert”/ Zhupa përplaset me Gonxhen: Ku ishte urgjenca? Shqipëria s’ka avionë për zjarret o zotëri

12:00 - 21/07/26

Një përplasje verbale është zhvilluar në Komisionin për Kulturën dhe Turizmin mes deputetes së opozitës Ina Zhupa dhe ministrit Blendi...

Lexo më shumë
Abuzimi me tenderë 30 mln euro, nis seanca për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 14 të pandehurit e tjerë

Abuzimi me tenderë 30 mln euro, nis seanca për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 14 të pandehurit e tjerë

11:47 - 21/07/26
E vrau për borxhin e tatuazhit, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani

E vrau për borxhin e tatuazhit, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani

11:29 - 21/07/26
U transportua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, humb jetën turistja 30-vjeçare në Vlorë

U transportua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, humb jetën turistja 30-vjeçare në Vlorë

11:25 - 21/07/26
38 ditë revoltë! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre: Në shesh deri në largimin e Ramës

52 ditë revoltë për dorëheqjen e tij, Rama sulmon protestuesit: Sorra dhe korba! Injorantë e dështakë

10:57 - 21/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com