GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Roza flet për jetën sentimentale, bën deklaratën e fortë: Nuk dua…

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Roza flet për jetën sentimentale, bën deklaratën e fortë: Nuk dua…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Moderatorja Roza Lati është një nga personazhet më të rëndësishëm të “Big Brother VIP 3”. Me natyrën e drejtëpërdrejtë që ajo ka, Roza ka folur edhe për jetën e saj private. Teksa ka zbuluar se është ndarë nga partneri, ajo ka treguar detaje nga lidhjet sentimentale që ka pasur.

Prezantuesja ka folur me banorët e tjera për partnerin e saj, për të cilin thekson se e do me kostum dhe jo me streçe, duke thumbuar kështu këngëtarin Stine, me të cilin ka qenë e lidhur disa vite më parë. Po ashtu, ajo deklaron se nuk e do partnerin të famshëm, pasi sipas saj fama të jep shumë presion.

“Zemra ime, unë nuk dua çuna VIP-a, le të jemi ne gocat VIP-at e shtëpisë, ylli i shtëpisë jemi ne femrat. Dy yje në shtëpi, kush do kërkojë famë më shumë? Unë jam pak tradicionale në këtë pjesë. Nuk merrem me çuna ekrani. Jam marrë unë njëherë me një këngëtar kur isha 17- vjeçe. Dashuria ishte e madhe, por fama të jep shumë presion. E pashë si ishte lidhja me një të famshëm edhe unë nuk merrem me të famshëm. Kam qejf që burri të jetë me kostum, jo me streçe”, tha ajo.

Lidhja e saj me Stinen daton shumë vite më parë dhe që atëherë, moderatorja ka pasur një tjetër histori të rëndësishme që ka folur edhe publikisht në media. Rreth një vit më parë, Roza fliste për një dashuri të madhe, me djalin, që ashtu si edhe është zbuluar jetonte jashtë.

“E martuar nuk jam, por nuk është se s’jam pa martuar. Nuk e kam bërë të madhe, por unë me dikë jam. Kam hyrje-dalje me familjarët”, tha Roza.

Më tej, ajo zbuloi se i dashuri i saj ka të njëjtën shenjë horoskopi me të dhe të dy përshtaten shumë me njëri-tjetrin. Por, në “Big Brother”, ajo u shpreh se ndarja me djalin në fjalë erdhi pikërisht pas një “goli” që ai i kishte bërë.

Ajo u shpreh se e kishte përjetuar keq këtë ndarje, por jo sa për të rënë në pesimizëm. Ishte vetë moderatorja që pak kohë më parë pranoi këtë ndarje, duke i dhënë fund njëherë e mirë thashethemeve.

“Kanë dalë llafe që jam fejuar. Jo, nuk jam fejuar. Kam qenë në studio me Monika Lubonjën dhe kam bërë një shaka, një batutë. Dhe prej shakasë e kanë kapur e kanë… Jam single, do thuash që jam ndarë këto kohët e fundit? Po, jam ndarë! E ndava bastardin, nuk më meritonte”, tha Roza Lati.

Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother”, ajo ka shpjeguar për herë të parë arsyet e kësaj ndarjeje.

“Përveç distancës se largësia nuk nuk është problem, dy orë fluturim, por nuk erdhi në momentet e mia më të rëndësishme. Po ka problemi njeriu. Unë nuk po them tani hajde rri me mua një muaj apo një javë por në ditët e mia më të zeza, e merr avionin dhe vjen një mbasdite, vjen në drekë dhe ikën në darkë, për njeriun që do. Varet se sa përpiqesh. Në fund fare ma ka bërë edhe një gol shumë të shëmtuar. Sepse po përpiqej të rikthehej prap dhe kishte marrë edhe Ritën, duke iu lutur që të riktheheshim bashkë.

Dhe ma bëri golin shumë të shëmtuar por nuk dua të flas sot për atë gjë se nuk dua t’ja prish humorin vetes. Atë golin e atij nuk e kapërdij dot, jo se më lëndoi se dashuria kishte përfunduar por me vjen inat dhe zor që kapi mamin. I lutej mamit që të kthehej tek unë dhe Rita e donte shumë atë”, u shpreh Roza. Më tej, vetë banorja tha se tashmë ishte single, por ende asnjë mashkull i shtëpisë nuk ia kishte marrë vëmendjen.

 

 

Etiketa: Roza Lati

Lajme të lidhura

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit!
Breaking Views

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit!

21:59 - 26/04/26
Nën emocione të forta, Selin flet për herë të parë pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Shumë shpejt…
Show Biz

Nën emocione të forta, Selin flet për herë të parë pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Shumë shpejt…

12:25 - 19/04/26
Pas 120 ditësh izolim, Selin shpallet fituesja e Big Brother VIP dhe rrëmben çmimin e madh prej 100 mijë eurosh
Show Biz

Pas 120 ditësh izolim, Selin shpallet fituesja e Big Brother VIP dhe rrëmben çmimin e madh prej 100 mijë eurosh

07:59 - 19/04/26
Para
Kontrabanduan celularë dhe barna, kapen 2 persona në Tiranë

Kontrabanduan celularë dhe barna, kapen 2 persona në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26

Një ekspert i lartë nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar...

Lexo më shumë
Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

21:24 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

20:40 - 17/05/26
Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

19:49 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com