GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

RPK e kërcënon, Tajvani prodhon nëndetësen e telekomanduar

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
RPK e kërcënon, Tajvani prodhon nëndetësen e telekomanduar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja e tensioneve me fqinjin e saj të madh, Republikën Popullore të Kinës (RPK), po nxit Tajvanin të kërkojë mënyra të reja të vetëmbrojtjes. Një kompani me seli në qytetin Taichung ka prodhuar një prototip të një nëndetëse që mund të kontrollohet nga distanca, që sipas disa analistëve, mund ta ndihmojë Tajvanin në rast të një sulmi nga një vend i madh si Kina.

Stërvitjet e fundit ushtarake të Kinës kanë rritur shqetësimin në Tajvan për kërcënimin që paraqet fqinji i tij i madh. Kina tha se stërvitjet ajrore dhe detare në shkallë të gjërë synonin të lëshonin një “paralajmërim serioz” për politikanët pro-pavarësisë në ishullin e vetëqeverisur të Tajvanit dhe mbështetësit e tyre të huaj.

Tajvani i ka parë stërvitjet e ushtrisë kineze si shenjë e një konflikti të mundshëm.

Një kompani në qytetin qendror të Taichungut po bënë prova me një prototip të një nëndetëseje, që mund të drejtohet nga distanca dhe në rast të një konflikti ushtarak mund të përdoret për të goditur objektiva të armikut.

Nëndetësja “Seawolf 400” është prodhuar nga Thunder Tiger Group, një kompani që merret me prodhimin e dronëve.

Rreth një dekadë më parë, ajo filloi të shfrytëzonte burimet e saj për prodhimin e nëndetësve pa njerëz në bord, që mund të drejtohen nga distanca.

Tani, me prototipin “Seawolf 400” dhe tensionet në rritje në ngushticën e Tajvanit, kompania gradualisht po hynë në tregun e mbrojtjes.

“Kjo është për të përmbushur nevojat e situatës aktuale në politikën botërore dhe në ngushticën e Tajvanit. Ne e kemi ndërtuar këtë platformë për përdorim të mundshëm ushtarak, megjithëse kemi plane edhe për përdorim civil”, thotë Bryan Lin, Menaxher për Teknologjinë në kompaninë Thunder Tiger Group.

Kina ka rritur presionin e saj ushtarak mbi Tajvanin vitet e fundit, duke dërguar avionë luftarakë dhe luftanije drejt ishullit pothuajse çdo ditë.

Gene Su, Menaxher i Përgjithshëm në Thunder Tiger Group thotë se teknologjia e tyre është me kosto efektive.

“Qeveria jonë dhe vendet që kanë pikëpamje të ngjashme na mbështesin në përgatitjet për një luftë asimetrike. Një shembull i luftës asimetrike në këtë rast është krahasimi i kostos së madhe të nëndetësve prej miliarda dollarësh me këtë nëndetëse të telekomanduar, me kosto relativisht të ulët, por që mund të pengojë armikun”, shpjegon ai.

“Në dekadën e kaluar, ne ndërtuam mjete zhytëse me përmasa të vogla dhe të mesme për të zëvendësuar zhytësit që dërgoheshin në misionet e zbulimit. Por më vonë e kuptuan që kemi nevojë për platforma më të mëdha dhe vendosëm të prodhonim këtë nëndetëse katër metra të gjatë. Ajo mund të mbajë më shumë pajisje shkencore si dhe mund të mbledhë e analizojë më shumë të dhëna”, shtoi ai.

Nëse këto nëndetëse dislokohen në një numër të madh, kompania Thunder Tiger Group thotë se ato mund të shërbejnë si një masë frenimi ndaj një sulmi të mundshëm.

“Së pari duhet të kuptojmë se ku janë anijet e armikut ose mjetet e tyre amfibe. Pastaj ne mund t’i lëshojmë këto nëndetëse pa njerëz në bord për të kapur në befasi palën sulmuese. Nëse armiku vëzhgon një zonë dhe përgatitet të sulmojë ne do të mund të lëshonim nëndetëset vetëvrasëse pa njerëz në bord për t’i befasuar ata”, thotë analisti ushtarak Erich Shih./VOA

Etiketa: kinaTajvani

Lajme të lidhura

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut
Aktualitet

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

22:27 - 26/08/26
Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!
Aktualitet

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26
Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim
Aktualitet

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26
Para
United kërkon t’i rrëmbejë mesfushorin Bayernit

United kërkon t’i rrëmbejë mesfushorin Bayernit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut
Aktualitet

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

22:27 - 26/08/26

Veprimet hetimore pas arrestimit të bujshëm të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku po vijojnë me në kryeqytet....

Lexo më shumë
Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26
Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com