GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rrahim Spahiu jep pa garë 100 MLN lekë për asfaltimin e një rrugice

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrahim Spahiu jep pa garë 100 MLN lekë për asfaltimin e një rrugice
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“E nxjerr lekun nga dheu”, me këtë fjalë të urtë përshkruhen ata që punojnë me zotësi. Por, kryetari i Bashkisë Dibër Rrahim Spahiu e nxjerr lekun e bashkisë pa u lodhur dhe e çon drejt llogarisë një biznesi me një tender fiktiv.

Këtë herë, kryetari Rrahim Spahiu do të rikonstruktojë rrugicën që të çon tek një shkollë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Sistemim asfaltim rrugës nga kryqëzimi shkollës – Sohodoll i vogël’. Nga preventivi dhe projekti i publikuar shihet se do të  punohet mbi një rrugicë që ekziston, që lidh rrugën kryesore me shkollën. Sipas planit, rrugës do t’i hidhet një shtresë asfalt, por nuk do të bëhen as punime elektrike për ndriçim apo trotuar anash. Dhe bëhet fjalë për një rrugicë me gjatësi afro 600 metra.

Për këtë shtresën 4 cm asfalt, kryetari Spahiu do të shpenzojë 100 milionë lekë.

Sesi e llogariti stafi i Spahiut fondin limit 100 milionë lekë, këtë do ta zbulojë më vonë auditi i KLSH, por gjatë kësaj procedure është flagrante shkelja ligjit mbi prokurimet.

Kryetari e ka dhënë tenderin pa garë. Deri më datë 3 qershor 2024, kur ka qenë afati i fundit, janë dorëzuar 3 oferta. “SELAMI” shpk kishte ofertën më të lirë me vlerë 66 milionë lekë, por është skualifikuar me argumentin se ka ofertë “anomalisht të ulët”. Nëse e fryn artificialisht fondin limit, ofertat ekonomike duke jonormale.

Menjëherë pas “Selamit”,  komisioni i Spahiut ka skualifikuar edhe firmën “DODA-R”, duke i hapur rrugën firmës “K.TURJA” SHPK. Kjo e fundit kishte ofertën më të shtrenjtë, por edhe mbeti pa konkurrent përballë. Në këto kushte tenderi duhej anuluar. Kështu e kërkon ligji i prokurimeve, për të mos vënë në risk 100 milionë lekë nga buxheti i shteti.

Por qëllimi i Spahiut është që fondi të shkojë në dorën e firmës që ai e ka paracaktuar.

Më datë 19 korrik 2024, kryetari Spahiu ka publikuar kontratën e firmosur për bashkëpunimin me firmën “K.TURJA” SHPK. Ky tender marrë ‘Flamurin e Kuq’ nga portali monitorues Open Data Albania, që në këtë mënyrë vendos shenjën e riskut të korrupsionit.

Kompania e biznesmenit Korab Turja qysh nga viti 2017 ka marrë 25 kontrata publike kryesisht nga bashkia Krujë dhe disa tendera në Durrës, Mat dhe Dibër. Pjesën dërrmuese të fondeve i ka fituar duke u favorizuar nga zyrtarët bashkiakë, të cilët eliminojnë konkurrencën gjatë procedurave të prokurimeve. Së fundmi, është gjetur gjuha e përbashkët edhe me kryebashkiakun Spahiu.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimopen data albaniapa garered flagrrahim spahiurrugetender

Lajme të lidhura

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Anuela qeras me 1.6 MLD lekë Lushin/ Ndahen paratë e asfaltit zgjedhor! Fondi për rrugicën 750 m
Breaking Views

Anuela qeras me 1.6 MLD lekë Lushin/ Ndahen paratë e asfaltit zgjedhor! Fondi për rrugicën 750 m

22:02 - 22/05/26
Para
“Serbia e ngjashme me Rusinë”, Kurti në CNN: U shkaktojnë probleme fqinjëve, duan zgjerim

Kurti: Tërheqja e Bidenit, fundi i një epoke

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali me tenderët e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në GJKKO, shoqërohet nga avokatja e saj
Aktualitet

Skandali me tenderët e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në GJKKO, shoqërohet nga avokatja e saj

13:08 - 28/05/26

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj është paraqitur mesditën e kësaj të enjteje në ambientet e GJKKO-së. Hetimet për skandalin e...

Lexo më shumë
Goditja e grupit të Igli Kamberit, jepen masat në GJKKO, lirohet shoferi që solli 700 mijë €

Goditja e grupit të Igli Kamberit, jepen masat në GJKKO, lirohet shoferi që solli 700 mijë €

13:04 - 28/05/26
Korrupsioni i Ballukut mbetet kusht për integrimin, habit Koçiu: Asnjë pengesë në rrugën e Shqipërisë drejt BE

Korrupsioni i Ballukut mbetet kusht për integrimin, habit Koçiu: Asnjë pengesë në rrugën e Shqipërisë drejt BE

12:49 - 28/05/26
Familja e Aleks Nikës iu shkruan ambasadorit të BE: SPAK po zvarrit hetimet për 21 Janarin

Familja e Aleks Nikës iu shkruan ambasadorit të BE: SPAK po zvarrit hetimet për 21 Janarin

12:32 - 28/05/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do shiten nafta dhe benzina

12:26 - 28/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com