GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kamarieri goditi i pari me gotë vëllain”, flet nga arratia Arbër Habilaj: Babai i tij OPGJ, manipuloi ngjarjen

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kamarieri goditi i pari me gotë vëllain”, flet nga arratia Arbër Habilaj: Babai i tij OPGJ, manipuloi ngjarjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë një bashkëbisedimi përmes telefonit me gazetarin Elton Qyno, Habilaj ka treguar se ngjarja është manipuluar nga policia e Kavajës dhe për këtë është kujdesur vetë oficeri Alban Nela, i cili rezulton të jetë babai i kamarierit, Genti Nela dhe vëllai i Melison Nelës, që u kap nga policia me një armë automatike tip “AK-47” me 84 plumba.

Pesë ditë nga ngjarja e rëndë, e ndodhur në ambjentet e hotelit “Flar” në Kavajë, ka thyer heshtjen, Arbër Habilaj, njëri nga pronarët e shpallur në kërkim nga policia e Kavajës.

Gjatë një bashkëbisedimi përmes telefonit me gazetarin Elton Qyno, Habilaj ka treguar se ngjarja është manipuluar nga policia e Kavajës dhe për këtë është kujdesur vetë oficeri Alban Nela, i cili rezulton të jetë babai i kamarierit, Genti Nela dhe vëllai i Melison Nelës, që u kap nga policia me një armë automatike tip “AK-47” me 84 plumba.

Arbër Habilaj aktualisht është në kërkim por ai ka shpjeguar se ngjarja nuk është ashtu siç është paraqitur në media dhe vetë Policia e Kavajës. Sipas Habilaj, hoteli i tij “Flar” që ndodhet në bregdetin e Kavajës, është hapur 1 muaj me vonesë, pikërisht në 10 Gusht 2026.

“…ndërsa plani ynë ishte që biznesi të hapej në 10 korrik. Prej fillimit të korrikut kemi marrë në punë disa persona, duke krijuar organikën e stafit. Mes personave të punësuar ka qënë dhe Genti Nela, djali i oficerit të policisë pranë Komisariatit të Kavajës, Alban Nela…”-ka treguar Arbër Habilaj.

Më tej ky i fundit ka sqaruar se: “…unë doja ta largoja nga puna, se nuk po e bënte mire punën, rinte gjithë kohën me telefon dhe nuk shërbente në kohë…”, duke shtuar se Genti Nela kishte ardhur në hotel përpara hapjes së tij zyrtare dhe se ishte paguar edhe përpara se të fillonte punë zyrtarisht hoteli.

Arbër Habilaj, gjatë bashkëbisedimit me gazetarin Qyno ka këmbëngulur se nuk ka pasur asnjë konflikt për çështjen e pagesës, por shkak është bërë goditja me gotën e qelqit që kamarieri Genti Nela, ka qëlluar vëllain e tij, Florian Habilaj, duke i shkaktuar 8 të çara në kokë. Habilaj, pranon se ka goditur më parë Genti Nelën, pasi e gjitha kjo ka ndodhur, kur ka parë të vëllanë të gjakosur në fytyrë.

Ai këmbëngul se konflikti nuk ka nisur për shkak të një page të papaguar. “…Nuk kisha çfarë të bëja, veprova në gjaknxehtësi e sipër, kur pashë ashtu vëllain të gjakosur në fytyrë…”-ka pohuar Habilaj. Sipas versionit të tij, më 27 gusht i është komunikuar Gentit Nelës se duhej të largohej nga puna dhe t’i merrte paratë që i takonin. Habilaj pretendon se i ka thënë të shkonte te burri i motrës së tij, i cili, sipas tij, merrej me pagesat e hotelit.

Por, sipas Habilajt, 18-vjeçari ka kërkuar të qëndronte edhe dy ditë të tjera.

“…donte të rrinte. I thashë ik, merr te burri i motrës time ditët që ke punuar dhe të çoj në shtëpi. Se e çoja unë çdo natë në Kavajë me furgon, i paguaja dhe furgonin këtij, Gentit. “…Do rri dhe dy ditë…”-tha. Po të ishte punë rroge kjo nuk do kishte ndodhur se Genti Nela duhet të merte rrogën në 11 shtator, fiks 1 muaj pasi u hap hoteli. Por nuk ka qënë punë rroge, por e gjitha ndodhi pasi Genti Nela, qëlloi në kokë me gotën e qelqit, vëllain tim duke i shkatuar dëmtime të rënda…-ka treguar Arbër Habilaj.

Më tej ky i fundit thotë se e gjithë ngjarja është manipuluar në mënyrë të qartë nga oficeri i policisë gjyqësore Alban Nela, i cili është babai i Genti Nela dhe vëllai i Melison Nelës, që u kap një ditë më pas me armë automatike në makinë.

“…Alban Nela, oficeri i policisë, ka manipuluar gjithçka. Edhe kapjen e vëllait të tij me automatik e ka organizuar ai duke e mësuar më pas të vëllain se çfarë qëndrimi të mbajë në polici lidhur me prezencën e armës automatike që ju kap në makinë. Po ç’janë këto pretendime që thotë vëllai se: “…armën do e hidhte në përrua…”. Po pse do e hidhte në përrua, kur mund tia jepte të vëllait, që e kishte oficer policie. Melison Nela, është një person ordiner, që ka dhunuar dhe më pas divorcuar gruan e tij, të cilën dhe e ka kërcënuar se do e vrasi….”-ka treguar Arbër Habilaj./Syri

Etiketa: Kryesore1rrahja e kamerierit

Lajme të lidhura

Banorët e Durrësit kundër projektit TID: S’kanë të drejtë të na prishin shtëpitë!
Breaking Views

Banorët e Durrësit kundër projektit TID: S’kanë të drejtë të na prishin shtëpitë!

18:05 - 01/09/26
Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj, kërkohej për pastrim parash
Aktualitet

Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj, kërkohej për pastrim parash

17:32 - 01/09/26
Veliaj bën kryetarin nga qelia, miraton fondet për çerdhet e abonetë për pensionistët
Breaking Views

Veliaj bën kryetarin nga qelia, miraton fondet për çerdhet e abonetë për pensionistët

17:16 - 01/09/26
Para
Banorët e Durrësit kundër projektit TID: S’kanë të drejtë të na prishin shtëpitë!

Banorët e Durrësit kundër projektit TID: S’kanë të drejtë të na prishin shtëpitë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banorët e Durrësit kundër projektit TID: S’kanë të drejtë të na prishin shtëpitë!
Breaking Views

Banorët e Durrësit kundër projektit TID: S’kanë të drejtë të na prishin shtëpitë!

18:05 - 01/09/26

Banorët dhe pronarët e prekur nga projekti TID në Durrës kanë kërkuar pezullimin e menjëhershëm të punimeve, prishjeve dhe procedurave...

Lexo më shumë
“Kamarieri goditi i pari me gotë vëllain”, flet nga arratia Arbër Habilaj: Babai i tij OPGJ, manipuloi ngjarjen

“Kamarieri goditi i pari me gotë vëllain”, flet nga arratia Arbër Habilaj: Babai i tij OPGJ, manipuloi ngjarjen

17:56 - 01/09/26
Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj, kërkohej për pastrim parash

Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj, kërkohej për pastrim parash

17:32 - 01/09/26
Veliaj bën kryetarin nga qelia, miraton fondet për çerdhet e abonetë për pensionistët

Veliaj bën kryetarin nga qelia, miraton fondet për çerdhet e abonetë për pensionistët

17:16 - 01/09/26
Transferimet e bujshme të futbollistëve në ditën e fundit e merkatos

Transferimet e bujshme të futbollistëve në ditën e fundit e merkatos

15:49 - 01/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com