GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Rrajat s’mund të dënohen, ata janë vetë sistemi

20:12 - 12/09/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Safet Gjici, një nga të rënët e organizatës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Armand Shkullaku

Lirimi i pritshëm nga akuzat për fisin e famshëm Rraja, pas dhunës alla Tarantino ndaj dy qytetarëve në Fushë- Krujë, është identik me dhjetëra skena filmash, ku përballë forcës dhe pushtetit të një organizate kriminale, policia dhe prokuroria “nuk kanë parë dhe nuk kanë dëgjuar” gjë. Dhe si epilog, vjen reagimi i viktimave, të cilët kur shohin se dhunuesit kanë gjithë shtetin nga pas, tërheqin padinë për të ruajtur kokën.

Edhe me dy viktimat e fisit Maja, do të ndodhë e njëjta gjë. Klasifikimi që prokuroria e Tiranës i bëri ngjarjes që tronditi gjithë Shqipërinë, si plagosje e lehtë me dashje, kërkon denoncim të të dhunuarve, si kusht që ndjekja penale të vazhdojë. Përndryshe, çështja quhet e mbyllur dhe praktikisht e mbyllur do të jetë. Së pari, sepse pas mbështetjes së provuar që Rrajat gëzojnë tek forcat e policisë dhe pushtetit mbi organet e drejtësisë, do të bënin cilindo të frikësohej për ta çuar më tej denoncimin ndaj tyre.

Por edhe nëse do të merrnin guximin për ta bërë denoncimin, të kushtëzuar nga prokuroria, viktimat nuk është se do merrnin drejtësi. Plagosja pa dashje parashikon dënime minimale që, me shumë gjasë, do t’i linte të lirë si ata që janë në arrest ashtu edhe vëllanë e djalin e ish-deputetit që janë në “kërkim”. Pas kësaj, të besosh se të dhunuarit gëzojnë mbrojtjen e shtetit në rast se do të denonconin dhunuesit e tyre, është një shaka me rrezik të lartë. Ata që e kanë kopsitur rastin në këtë mënyrë, sigurisht kanë parashikuar mbylljen e pashmangshme të tij.

Këtu nuk është fjala për një prokuror të caktuar që, nën ndikimin e një fisi të fuqishëm, tërhiqet nga mungesa e kurajës apo komprometohet në raport me ligjin. Problemi qëndron tek një sistem i tërë që funksionon vetëm në sinkron me interesat e organizatës së Rilindjes. Madje pa qenë nevoja fare të marrin udhëzim nga kupola e saj.

A nuk ndodhi kështu pas publikimit të videos së tmerrshme të dhunës, ku veç shkopinjve të bejsbollit tundeshin edhe armët e zjarrit? Policia bëri çdo veprim për të minimizuar ngjarjen dhe u dha kohë dhunuesve të largoheshin duke pritur gjoja denoncimin e viktimave që kishin përfunduar në spital. Nuk ka qenë nevoja që për këtë te jepej ndonjë urdhër nga lart, sepse pushteti i Rrajave në atë zonë është vetë pushteti i organizatës që siguron vota, frikëson votuesit, shpërndan paranë publike dhe neutralizon çdo kundërshtar. Ata kanë “licencën” për të qeverisur pashallëkun e tyre, janë shteti, ligji, qeveria, policia.

A nuk është i njëjti fenomen si në Elbasan, ku policia jo vetëm sfidohej çdo ditë, por i shërbente me vetëdije grupeve kriminale që bënin fushatë e siguronin vota për organizatën? Apo në Shkodër, ku përgjimet e huaja, dëshmojnë edhe më fort vënien e strukturave të shtetit, policë e prokurorë, në dispozicion të bandave që mishërojnë pushtetin e organizatës. Përse një prokuror në Tiranë do duhej të dilte nga rregulli bazë i sistemit kur e ka më se të qartë se si funksionon mekanizmi i pushtetit?

As kryeministri dhe as ministri i Brendshëm, që bërtasin ndaj organeve të drejtësisë për të ndëshkuar rëndë zjarrvënësit në pyje, nuk kanë thënë asnjë fjalë për këtë skandal të prokurorisë ndaj një akti makabër që u shfaq me zë dhe figurë. Asnjë reagim për ktë amnistim të dhunës, që i hëngri kokën ministrit të Brendshëm, i mori mandatin deputetit Rraja dhe penalizoi disa punonjës policie. Mesazhi është i qartë. Publikut të revoltuar i hidhen disa koka për ta qetësuar, por sistemi që mban në këmbë organizatën nuk duhet cënuar. Në një mënyrë apo tjetër, grupet e “terrenit” janë përsëri të paprekshëm. Stuhia mediatike kalon dhe gjërat rikthehen si më parë. Fuqia mbetet përsëri aty ku ishte, tek ata që prodhojnë vota dhe pushtet për organizatën.

Prandaj mos prisni që Edi Rama të revoltohet me prokurorinë e Tiranës dhe Taulant Balla të kërkojë ndëshkim maksimal për ata me të cilët ndajnë pushtetin. Që u kanë ndarë jo vetëm çifligjet ku vjelin vota, por edhe mandate me imunitet. Ata janë të ndërvarur nga njëri- tjetri e për pasojë të dënuar të bashkëqeverisin. Qeverisja me krimin nuk është një slogan, por një realitet, të cilin di ta lexojë çdo oficer policie e punonjës drejtësie. Mjaftojnë këto raste për të kuptuar se përse këta të fundit preferojnë më mirë të jenë realistë se sa idealistë./LAPSI

Etiketa: rrajat

Lajme të lidhura

Fasada që digjen dhe shtet që do fasadën, vetëm neveri për abuzuesit
OP-ED

Fasada që digjen dhe shtet që do fasadën, vetëm neveri për abuzuesit

07:55 - 15/04/26
Arben Malaj: Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi
OP-ED

Apeli i Hungarisë për zgjimin e Ballkanit dhe mbretëria jonë Kryeministrore

10:31 - 13/04/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Nufi shtie me top mbi Surrel që të trembë laraskat, Pirro Dengu qeth viçat e Vlorës!

09:27 - 13/04/26
Para
Messi i papërmbajtshëm, blen vilën 10 milionë euro (VIDEO)

Messi i papërmbajtshëm, blen vilën 10 milionë euro (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar
Aktualitet

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar

15:29 - 23/04/26

Trupi i 21-vjeçarit shqiptar, Mateo Llupi, i cili humbi jetën tragjikisht më 14 prill në Helsingborg të Suedisë, është kthyer...

Lexo më shumë
“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt

“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt

15:10 - 23/04/26
Ndryshon orari i derbit Partizani–Tirana në ‘Air Albania’, shkak bëhet Vllaznia

Të gjithë “sy e veshë” nga derbi Tirana-Partizani, java e 33-të e Superiores premton spektakël

14:50 - 23/04/26
“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol

Vjen ofertë e majme nga Evropa për Muçin, zbulohet plani i Trabzonspor për futbollistin e Kombëtares

14:20 - 23/04/26
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira

13:55 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com